Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Vërsela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vërselë
Βρυσέλλα
Fshat
Pamje nga Vërselë
Pamje nga Vërselë
Popullsia
 • Gjithsej277
Emri i banorëveVërselot

Vërselë (greqisht: Βρυσέλλα/Vrisélla) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Vërsela kufizohet me Spatarin; Filatin e Galbaqin; nga perëndimi me Çiflikun; nga jugu, lindja dhe perëndimi me lumin Kalama dhe nga jugperëndimi me lumin e Filatit. Para Luftës së Dytë Botërore, Vërselë kishte këto lagje: Agallinj, Bregu, Çukëza, Drras e Aliut, Mahallai Baglave (bajgave) dhe Proshkalitë.[1]

Toponimet të fshatit Vërselë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Alvicë/a - fushë buzë lumit, në J. Më 1913, ato ditë kur grekët pushtuan Çamërinë, një i quajtur Nuredin nga Sklavi i Filatit ishte duke punuar tokën me qe në Alvicë. Duke ngarë pendën ai hedh vështrimin përtej lumit dhe vë re në bregun e majtë të Kalamajt një bandë të madhe komitash grekë (andartë) mer flamurin grek përpara e cila po turrej në drejtim të Gumenicës. Nuredini ndali qetë në brazdë, rrëmbeu martinën dhe merr në shenjë e shtin mbi flamurtarin; por godet në ballë nipin e kapetanit të andartëve, kriminelit të njohur Delijanaqit, autorit të masakres së Selanit, ku vrau me të pabesë 74 krerë çamë.
  • Arat e Kàurit - ara, në J.
  • Arat e Lumit - ara, në J.
  • Armusa - ara, në P.
  • Beliko/ua - ara, në P.
  • Bogdinaja - fushë, në J.
  • Bot’ e Bardhë - vend ku toka është e bardhë, në J.
  • Bot’ e Kuqe - vend ku toka është e kuqe.
  • Bregu - breg, në V.
  • Bregu Xives - breg, në V.
  • Brrinjat e Lisit - ara, në P.
  • Brrinjëmadha - ara, në P.
  • Buzmali - buze mali, në V.
  • Çuk e Madhe - çukë, në J.
  • Çuka me Thruma.
  • Dardha - ara, në J.
  • Dardhat e Sipërme – ara, në J.
  • Gamineza - mone dhish, në J.
  • Grav’ e Beno Meçit - një shpellë, në V.
  • Grav’ e Becos - shpellë pranë një pylli, në P.
  • Grav’ e Beçit - shpellë që mban emrin e bariut Beç dhe nxën rreth 500 kokë dele, në L.
  • Grav’ e Gurzezit – shpellë, në L.
  • Grav’ e Haxhesë - shpellë ku dikur banonte një farë Haxheje bashkë me fëmijën e saj, pas braktisjes së fshatit kur ra një kolerë, në J.
  • Grav’ e Pllajës Madhe - shpellë, në P.
  • Gropa - vësht me ullinj e kullotë, në P.
  • Grop e Budos.
  • Grop’ e Vllahut – arë e kullotë, në P.
  • Gur i Liramesë - dy shkëmbënj të bashkuar, ku ndërmjet tyre kalonin të sëmura me besim se do të shëroheshin. Thonë edhe se aty ka zëra, të cilat goditnin me gurë kalimtarët kur kalonin në kohë nate, në J.
  • Guramilla - vend allçije, në P.
  • Guri i Pulbardhave - kodër e ara, në V.
  • Gjikoçi - ara e milingë, në J.
  • Honia e Sherrit - ara, në P.
  • Humaràti - pus, në J.
  • Ipset – vend ku ka gips, në P.
  • Kapeza - udhë lagjeje, në P.
  • Klish’ e Humaratit - gërmadhë kishe, në V.
  • Klishëza e Gumanit – gërmadhë, kishe, në V.
  • Kroi Humaratit – krua, në L.
  • Kroi Manastirt – krua, në L.
  • Ler’ e Vojvodës – lerë, në P.
  • Lëm i Bogdinait - lëm dheu, në L.
  • Lëm i Bregut - lëmë në një breg, në J.
  • Lëm i Hallazmës – lëm, në L.
  • Lëm i Humaratit – lëm, në P.
  • Lëm i Palimadhit - lëm në malin e Vërselës.
  • Lëm i Potamesë Melit - lëm, në L.
  • Lum i Kalamajt - lumi Kalama, në J.
  • Lum i Vogël - lumi që vjen nga bogazet e Filatit, në P.
  • Mali Kondorajt - mal, në V.
  • Manastiri - ara, në L.
  • Milëngë e Gjikoçit - milënge, në J.
  • Milëngë e Lisit - në J.
  • Lundër e Vërselës - vendi ku kalohet me Iundër për në Varfanj, në J.
  • Mulliri Haxhibabait - gërmadhë, në V.
  • Mulliri Vërselës - mulli drithërash, në J.
  • Palofshati i Gumanit – gërmadha të vjetra, në V.
  • Pill i Beqarit - pyll, në V.
  • Pirua – baçe, në L.
  • Plepa - ara, në P.
  • Pllaj’ e Madhe - faqe mali, në J.
  • Porta e Gumanit - porta e hyrjes së qytetit të Iashtë të Gumanit, në P.
  • Potamenj’ e Melit - ara pranë lumit, në P.
  • Potisjonë/a - rrëzë mali, në J.
  • Prapalashta - fushë, në V.
  • Prapali - shpellë në rrëzë të malit të Prapalit, në L.
  • Prokoxhaja - përroi që kalon midis fshatit.
  • Prrenj – përrua, në P.
  • Prroi Banos - përrua, në P.
  • Prroi i Zi - perrua. ne L.
  • Pulbardha bi Rrethe - vend gropë, në J.
  • Pus i Humaratit - pus, në P.
  • Pus i Pròshkalit - pus, në P.
  • Pus i Xheesë - pus, në J.
  • Rrahu - vësht me ullinj, në V.
  • Rrethe - ara, në J.
  • Rrethi - arë, në P.
  • Rrethkaneza - arë, në J.
  • Rripat - ara, në P.
  • Saqedemi - ara, në J.
  • Stan i Balo Alushit - stan i vjetër, në P.
  • Strunga e Gumanit - shtrungë e vjetër, në V.
  • Shegëza - brinjë, në J.
  • Shehati – lëm i vjetër i gurtë, në J.
  • Sheshezi Math - breg, në J.
  • Sheshezi Vogël - shesh, në J.
  • Shkall’ e Proshkalite - mejtepi turk i kthyer në shkollë greke, në L.
  • Trepeza - trap, në V.
  • Tuc/i - kullotë, në L.
  • Udh’ e Galbaqit - udha që të çon në Galbaq, në VL.
  • Udh’ e Varfanjit - udha që të çon në Varfanj, në P.
  • Ullit e Sterrës Xhamisë - ullinj pranë një sterre, në afërsi të fshatit.
  • Ura e Gumanit - Urë e gurtë, në L.
  • Ur’ e Vërselës - urë me dërrasa mbi lumin e Kalamajt e ndërtuar nga italianet më 1941.
  • Vaj’ e Bogdinait - va në lumin Kalamà, në P.
  • Vaj’ e Borbollit - va lumi në Kalamà, në J.
  • Vaj’ e Koçit - va lumi, në L.
  • Vaj’ e Plepes - va lumi, në J.
  • Vaj’ e Nisisë - va lumi, në J.
  • Varikoi - ara, në P.
  • Vështi - ara e ullinj, në P.
  • Vovonje - ara, në P.
  • Xhamia e Agallite - xhami e lagjes së Agallite.
  • Xhamia e Çukës - xhami e lagjes së Çukës.
  • Xhamia e Mahallit Baglave - xhami e lagje së Baglave.
  • Xhamia e Hoxhallarëve - xhami e lagjes Hoxhallarë.

Familjet në fshatin Vërselë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Alushenj, Hoxhenj, Kasimenj, Majkenj, Mejkatë, Muçenj, Muhenj, Rexhepenj dhe Shinenj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 132.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 132-134. Tregoi: 1) Emin Hamit Rexhepi, 80 vjeç, nga Vërsela, refugjat i 1944-ës, banon në Fier. 2) Haxhi Avdul Alushi, 66 vjeç, nga Vërsela, refugjat i 1944-ës, banon në Fier.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 132.