Mavrudhi
Appearance
Mavrudh
Μαυρούδι | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 667 |
Emri i banorëve | Mavrudhjot |
Mavrudh (greqisht: Μαυρούδι/Mavroúdhi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Mavrudhi kufizohet me Kastrizën e Shulashin, nga jugu me Dhërmicën e Vreshtat, nga lindja me Rrëzanjin e Varfanjin dhe nga perëndimi me Dushkun (ky fshat krijuar më 1924—1925, nga grekët e ardhur nga Turqia si shkëmbim).
Toponimet të fshatit Mavrudh:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[1]
- Dardhëza – arë, në P.
- Dengo (Dengua) – kullotë me rreth 600 dyn.
- Dodàn/i – mal, në L.
- Kalaj’ e Mavrudhit – kala, në JP. Këtë kala, e cila është në një vend shkëmbor në mal, e ka ngritur Ali Pashë Tepelena.
- Klisha e Mavrudhit - kisha e fshatit, në qendër.
- Kroi Mavrudhit – krua, në L.
- Lisat e Kolanenjet - lisa, në JL.
- Mal i Mavrudhit – krua, në L.
- Prroi Mavrudhit - përrua i thellë, në JL.
- Qaf’ e Mavrudhit - qafë kodrinore, në VL.
- Rripazt - ara, në P.
- Shpatëz/a – kullotë, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Mavrudh[2]
Andonenj, Kolanenj, Marko, Mitrot, Sholenj, Thasanenj, Vasilenj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 183. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.Treguan: 1) Qazim Agaço Nuhu, 75 vjeç, bari, analfabet, nga Varfanji, sot me banim në Fitore - Vlorë. 2) Servet Huseni, 65 vjeç, agojat (qeraxhi), analfabet, nga Varfanji, sot me banim në Fitore - Vlorë. Fitore, më 9.7.1975.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 182.