Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Guria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Guri
Γούρια
Fshat
Emri i banorëveGurjot

Guri (greqisht: Γούρια/Goúria) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Nga veriu Guria kufizohet me Smogovinën, nga jugu me Agjinë, nga lindja me Luaratin dhe nga perëndimi me Arpicën.

Toponimet të fshatit Guri:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ar’ e Halqisë - are, në L.
  • Ar’ e Ruçit - arë e ullinj, në V.
  • Ball’ i Guvës - brinjë shkëmbore në mal, në L.
  • Bira e Llakës Valanidhit - birë, në V.
  • Bira e Qafës Kumit - birë, në V.
  • Bisht’ i Arës Halqisë - ara, në L.
  • Bokrrimat e Lubeve - faqe mali, në V.
  • Bokrrimat e Palit - bokërrima, në V.
  • Brinj e Gurisë - brinjë, në L.
  • Budrumet e Bregut - budrumet e fshatit të vjetër, gërmadha, në L.
  • Çefliqet - ara në mal, në L.
  • Çezm’ e Oksinisë - krua, në P.
  • Faqe e Madhe - qafë, në V.
  • Fierza – mal, në L.
  • Folej’ e Korbit - shkëmb në kufi me Agjinë, në J.
  • Fshati Dobër - gërmadhat e nji fshati të vjetër, në L.
  • Grav’ e Kolës – shpellë, në P.
  • Gravaza e Kashetës - rrëzë mali me ullinj e fiq, në JP.
  • Grik’ e Hasanit – grykë me ullinj, në P.
  • Grik’ e Katundit - përrua me ara anash, në J.
  • Grop e Minxh Veliut - vend gropë, në P.
  • Grop’ e Muratit - vend gropë me pyll, në J.
  • Gropa Lucë - shesh në një vend gropë, në V.
  • Gropat e Stene - vende gropa me pyje ka kanë qënë ngritur stane, në L.
  • Hajdofoleja – përrua, në V.
  • Halate - vend gropë me ullinj, në P.
  • Hund’ e Mjalcës - breg, në P.
  • Hunjeza – arë, në V.
  • Kalethi - arë, në VL.
  • Kalivet e Oksinisë - kasolle barinjsh në faqen e malit të Oksinisë, të cilat shërbenin edhe për t’u mbrojtur nga shiu ata që mblidhnin ullinjtë, në J.
  • Krrakur’ e Fikut - arë, në V.
  • Kusiza - arë në mal, në V.
  • Ledhëza – breg, në V.
  • Lëm’ i Bullucos - lëm’ i vjetër i ndërtuar me gurë, në J.
  • Lëm’ i Mejdanit - lëm i vjetër, në J.
  • Lëndeza - arë në mal, në V.
  • Lihadha – ara, në L.
  • Lis’ i Fierzës - ara në mal ku ndodhej një lis i madh, në L.
  • Lis’ i Mejdanit – vend ku janë varret e fshatit, në J.
  • Litruvija - gërmadhat e njij mulliri vaji, në P.
  • Livadhar i Poshtëm - arë në mal, në V.
  • Livadhar i Sipërm - arë në mal, në V.
  • Lubet - ara në mal, në V.
  • Lum’ i Katundit - lum’ i Gurisë, në J.
  • Llak’ e Arsimos - arë, në V.
  • Llak’ e Halilit – arë, në L.
  • LIak’ e Tojës - vend grykë, në V.
  • LIak’ e Triganit - arë, në V.
  • Llak’ e Thanos - grykë mali, në V.
  • Llak’ e Zugrajthit – grykë, në V.
  • Mala e Ali Kostës – majë, në L.
  • Mala e Bathës - majë, në V.
  • Mala e Dardhës - majë, në V.
  • Mala e Reçatit – majë, në V.
  • Mal’ e Kunjit – majë, në V.
  • Mal’ e Sumajthit – majë, në V.
  • Mal’ i Madh - mal, në V.
  • Prrar’ i Lubeve – përrua, në V.
  • Prroi Gjoçalit – përrua, në L.
  • Prroi Kokës – përrua, në L.
  • Prroi Lithit – përrua, në V.
  • Prroi Meçes – përrua, në V.
  • Prroi Memit – përrua, në P.
  • Prroi i Mëllezit - përrua mali i veshur me pyll, në V.
  • Prroi Mirë – përrua, në L. “Thonë se atje ka pasur zëra”.
  • Qaf’ e Prrarit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Kunjit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Mustafarëve – fushë, në J.
  • Qaf’ e Prrarit - qafë e veshur me përrall, në V.
  • Qaf’ e Sumajthit – qafë, në V.
  • Spitharet - spitharë, në V.
  • Stan’ i Beharit – pyll, në L.
  • Stan’ i Halos - shesh, në P.
  • Stan’ i Xhelos - shesh në mal, në V.
  • Shesh i Qejvanit - arë, në VL.
  • Shesh i Sorrës - shpat mali, në L.
  • Shkëm’ i Toroit – shkëmb, në V.
  • Shpat i Sorrës - shpat mali, në L.
  • Trigani – arë, në V.
  • Trigani i Poshtëm - ara, në V.
  • Thanasanj - vend, në L.
  • Vathat e Lopëve - mone lopësh, në P.
  • Vësht i Muhametit - arë në mal, në L.
  • Vogdhoi (Vogdhua) - arë në mal, në P.

Familjet në fshatin Guri :(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Alinamenj, Pirenj, Shaholenj, Shtarenj (Shtaro).

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 278-279. Treguan: 1) Rexhep Mahmuti, 80 vjeç, bari, analfabet, nga Guria, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Dushk të Lushnjës.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 278.