Smarta
Appearance
Smartë
Σμέρτος | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 244 |
Emri i banorëve | Smarqot |
Smartë (greqisht: Σμέρτος/Smértos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Smarta kufizohet me Lopësin, nga lindja me Shqefarin, nga perëndimi me Skupicën dhe nga jugu me lumin Kalama. Para Luftës së Dytë Botërore, Smartë kishte këto lagje: Mëhalla e Sipërme dhe Mëhalla e Poshtëme.[1]
Toponimet të fshatit Smartë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ar’ e Benës - kodër që ka një arë në krye, në V.
- Arat e Thanos – ara, në J.
- Armusa – arë, në P.
- Arra – arë, në P.
- Bardhërrat – arë, në J.
- Ballanot - arë në fushë, në P.
- Bezhàne – ara, në P.
- Bregu i Komanit – breg, në P.
- Bregu i Lopëve – breg, në P.
- Bregu i Bazos — burim, në P.
- Burim i Ujthit – burim, në J.
- Bushake – arë, në P.
- Çuk’ e Birbilit - çukë në Mal të Thatë, në V.
- Dardha – arë, në P.
- Dosela – arë, në P.
- Duhani — arë që mbillej duhan, në J.
- Fiqet – anë, në P.
- Flutura — arë, në V.
- Folej’ e Birbilit – kodër, në V.
- Frrashnjeta - arë, në J.
- Fush’ e vogël – ara, në P.
- Gropa – baçë, në P.
- Gur i Cjapit – shkëmb, në J.
- Gur i Hoxhës – shkëmb, në V.
- Hoxhëla - emër are që mban emrin e të shoqes së hoxhës, në P.
- Irat – fushë, në J.
- Kaçabar – kodrinë, në VL.
- Kopështrat – kopështe, në J.
- Kroi Çelos – krua, në JL.
- Kroi Livadhit – krua, në P.
- Kroi Mahmudése - krua.
- Kroi Osmanit - krua në Qafë të Smartës, në V.
- Kroi Resulate - krua i fisit të Resulenje, në L.
- Kroi Zi - krua që buron ujë të zi, të papijshëm, në L. Atë ujë e përdorin gratë për të larë rrobat.
- Lis i Abazit – arë, në V.
- Livadhi Zajmit – livadh, në J.
- Lumi Kalamà - në J.
- Maraj’ e Smartes – kullotë, në P.
- Pill i Tasinit - ara ku dihet ka qënë pyll, në J.
- Prroi Bajramit – përrua, në VL. Këtu është rrethuar aga turqit çeta atdhetare e Muharrem Rushitit. Aty u plagos në këmbë Muharremi si edhe Adem lzeti nga Kocka. Rrethimi u ça (tregoi: Musa Demi).
- Proi Stanit – përrua, në V.
- Pus i Abazit — pus i ndërtuar me gurë, në L. Këtë pus e ka pasë ndërtuar Abaz Hamiti, udhëheqësi popullor nga ky fshat, i vrarë gjatë luftës Ballkanike në luftimet me grekët në Filipjadhë ose Pesë-Puse.
- Qaf’ e Kalldrëmit - qafë, në V.
- Qaf’ e Madhe – qafë, në J.
- Qaf’ e Smartes – qafë, në V.
- Qaf’ e Shelkut - qafë që ndan Smarten me Lopësin, në V.
- Qiure - shesh ku ndodhen varret e fshatit, në J.
- Rem’ i Pillit – rrëke, në J.
- Salot – ara, në P.
- Smajlenjet - ara, në P.
- Strungat – ara, në V.
- Shkëmb i Xhikos - shkëmb në një pllajë, në J.
- Udha e Lopësit - rrugë që të çon për të Lopës, në V.
- Udha e Shqéfarit - rrugë që të çon në Shqéfar, në L.
- Vaj’ e Grikasve - va lumi, në J.
- Vaj’ e Komatit - va lumi, në J.
- Vaj’ e Potameve - va lumi, në J.
- Vreshta - ara të cilat dikur kanë qenë vreshta, në P.
- Vreshtat e Abazit - ara, në VP.
- Xhami e Resulate – xhami, në qendër.
- Xhixhinjet – ara, në JP.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Smartë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Bilushénjtë, Biraçenjtë, Çelàtë, Korbenjtë, Lazenjtë, Mallaménjtë, Resulénjtë dhe Shipéntë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 108.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 108-109.Treguan: 1) Ferrik Beduli 60 vjeç. refugjat i 1944-ës nga Smartë, me banim në Tiranë. 2) Shahin Vejseli, 54 vjeç. refugjat i 1944-ës nga Smartë, banon në Tiranë. tetor. 1965.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 108.