Dramësi
Appearance
Dramës
Δράμεση | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Dramësjot |
Dramës (greqisht: Δράμεση/Dhrámesi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Dramësii kufizohet me Rrëzanjin, nga perëndimi me Peshtanin e Salicën, nga lindja me Koriqanjin dhe nga jugu me Kolishtatin.
Toponimet të fshatit Dramës:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Ar’ e Haskos - arë në mal, në L.
- Ar’ e Kondit – arë, në P.
- Arapëla – arë, në L.
- Arazt e Meros - brezarë me fiq e dardhë, në L.
- Ardhina - arë në fushë, në L.
- Argëlezat - kodër që e ka dheun të kuq, në L.
- Astimistat – ara, në L.
- Bakçeja – arë, në L.
- Bari i Farmekosur — faqe mali, ku bari dikur kishte qenë i helmatisur dhe fshatarëve u kishin ngordhur bagëtite, në P.
- Birat e Guvavet - shpellë me vrimë nga të dy anët, në P.
- Bishtdhelpat - faqe mali e veshur me sfakë, në P.
- Bregu i Gravës - breg ku ndodhet një sterrë, në V.
- Bregu i Kumkuqeve – breg, në L.
- Bregu i Meçes - breg, në L.
- Bregu i Mesëm – breg, në P.
- Bregu i Mullirit - breg, në L.
- Bregu i Prrarit - breg i veshur me ullinj, në L.
- Bregu i Strrele - breg, vend stërrall, në V.
- Bregu i Shulashit - breg, në L.
- Bregu i Vilaze - kodrinë me ullinj, në L.
- Bregu i Vogël - kodër që kishte formë të rrumbullakët, në L.
- Çòkalli - ara e ullinj, në L.
- Çoli - kullotë, në L.
- Çumbàri - breg, në P.
- Dërras e Diells - faqe mali me gurë, në L.
- Djepeza - vend shkëmbor në mal, në P.
- Drizareja - vend me driza, në L.
- Dùmazt - are, në L.
- Dushku - shesh e kullotë, në V.
- Faqa e Gorricase - kullotë ku kishte gorrica, në P.
- Fikthi - kullotë në mal ku ish një fik i vjetër, në V.
- Fiqa e Hajros – arë, në L.
- Folej’ e Birbilit - shkëmb ku kishte folenë bilbili, në P.
- Frreshëret - ara, në L.
- Fundi Argëlezave - kodër në rrëzën e malit, në P.
- Fund i Kodrës – bregore, në L.
- Furrazt - përrua me shpella të vogëla, në P.
- Gonej’ e Hates – arë, në L.
- Gonej’ e Shemos - arë, në L.
- Gorric’ e Trapit - gorricë në një vend grykë, në L.
- Gorricazt - kodër e butë me ullinj e dardhë, në L.
- Grava – sterrë, në L.
- Grav’ e Bidos - shpellë në shkëmb, në L.
- Grik’ e Kroit - grykë ku ka qenë një krua, në L.
- Grop’ e Haxhiut - vend gropë, në V.
- Gropat - vende gropa, në L.
- Gruzat - ara, në L.
- Gura – ara, në L.
- Gurët e Sadikut - kullotë në një këmbë mali, në L.
- Gurët e Trreshë - shkëmbënj në mal, në P.
- Gur i Glatë - gur 5 m. i gjatë, në qendër.
- Gur i Kuq - gur i kuq në formë të rrumbullakët, në L.
- Gur i Shilave - gur 1 m. i lartë, ku shplodheshin ata që vinin të ngarkuar me dru, në L.
- Guvazt - bira në një shkëmb përroi, në L.
- Hajsomeri - çukëz në mal, me fiq e ullinj, në L.
- Halebùshëla - arë afër lumit Kalamait, në L.
- Huplat - ara e ullinj, në L.
- Kallovreza – arë, në L.
- Këmb’ e Pusit - këmbë mali, në V.
- Këmb’ e Vidhit - këmbë mali, kullotë, në V.
- Klishëlat – ara, në L: “duan të thënë se atje ka pasë klisha”.
- Kodr’ e Shùbashit – kodër, në L.
- Kodrat – kodra, kullota bagëtish, në L.
- Kokomara - pyll në mal, në L.
- Konopica - arë në fushë ku ka shumë konopica, në L.
- Kopësht i Minesë - ara e ullinj, në P.
- Koprreza - stan i vjetër në faqe mali, në P.
- Kreu i Përroit - krye përroi, në V.
- Kreu i Rafésë - pllakë shkëmbore, në V.
- Kroi i Dùmase - krua i vogël e arë, në L.
- Kroi i Haskos - burim, në L.
- Kroi i Vogël - krua e ullinj, në L.
- Kronj e Bidos - arë, në L.
- Kronje - burim, në L.
- Kronjet - krua e ara, në L.
- Kumbismat - kullotë në mal, në L.
- Kumkuqet - ara, në L.
- Lédhezt - gërmadha të vjetra, ku në një vend buron ujë, në L.
- Lëm’ i Duràte - lëmë i vjetër me gurë, në V.
- Lëm’ i Fasllinjarëve - lëmë i vjetër me gurë, në V.
- Lëm’ i Sulénje - lëmë i vjetër me pllaka guri, në P.
- Lëm’ i Zhamaràte — lëmë i vjetër me, pllaka guri, në P.
- Lisëlat – ara, në L.
- Lis i Dhogës - kreu i malit që ndan vendin me Peshtanin, në P.
- Lis i Gropës - vend gropë në mal ku ka qenë një lis i madh, në P.
- Lis i Thatë – lis, në P.
- Luca - lerë ku pinin ujë kafshët, në P.
- Lumi – lumë, në L.
- Mal i Glatë - mali i Dramsit, në J.
- Manaçi - rripa me ullinj, në L.
- Manastiri - gërmadhë manastiri, në L.
- Mejdanet – shesh, në L.
- Mejdanthi - shesh i vogël në mal, në V.
- Mullire - gërmadha mulliri e arë, në L.
- Nikolléshat – ara.
- Palaréza - arë, në P.
- Petranjet - arë në mal, në L.
- Pezulet - arë, në L.
- Pill i Hajros - pyll me ullinj, përrall etj., në P.
- Potaméja - arë, në L.
- Prroi Boços – përrua, në L.
- Prroi Hosit - përrua mali, në V.
- Prroi Zhapëtores - përrua, në V.
- Puset - burim e ara, në L.
- Pusi në Varikua - pus ku pinin ujë qetë, në L.
- Qaf’ e Llukmanit - qafë, në L.
- Qaf” e Malit - qafë në Mal të Glatë, në P.
- Qafat e Qafëz - ara, në L.
- Rrahu i Mustafait - gropa me pyje e ullinj, në L.
- Rrahu i Tenes - faqe shkëmbore e pyll, në L.
- Rrapi i Madh - që ka një burim pranë, në L.
- Rrënjat — ara, në L.
- Spartaréja - vend me gjeshtra, në L.
- Spithar i Drrasave – spithar, në L.
- Stan i Vejkos — faqe mali, në P.
- Stérreza - burim që del nga sterra, në V.
- Shesh i Glatë – shesh, në L.
- Shesh i Madh - shesh e ara, në L.
- Shesh i Poshtanikës - shesh ku ka poshtanika, në V.
- Shkallët e Gurit Glatë - shkallë shkëmbore, në L.
- Shkëmbeza – shkëmb, në L.
- Shkëmbi Petranjëve – shkëmb, në L.
- Shkoza - arë e kullotë, në L.
- Shtëpi e Gjursos - gërmadhë e ullinj, në L.
- Shtrung’ e Malit Glatë - shtrungë.
- Shtufëza – bokërrimë, në L.
- Tarabolica - këmbë mali, në V.
- Trapi - rripa e ara, vend guror, në L.
- Tumaguri - tumë guri, në V.
- Thekrëza – arë, në L.
- Urdha (urdhja) - kullotë dhish, në P.
- Vaj e Lumit në Zboqe - va lumi, në L.
- Vaj e Xhongut - va lumi nën një hundë, në L.
- Variketë — ara në fushë, në L.
- Varikua – arë, në L.
- Varr’ i Vasilit - varr i vjetër, në L. “Ki Vasili thonë se ka klënë një kusar me bisht, që vij e vidh e nuk e zij dot njeri me dorë, pëstaj u vra ka fshati i Dramsit”.
- Varr’ i Zerkos - varr i vjetër, në L.
- Vilaz - ara me ullinj, dardha e fiq, në L.
- Vreshtat - dikur vreshta, sot ara, fiq dardha etj, në L.
- Xarr’ e Manàçit - pyll me përrall, në L.
- Xhongu – arë, në L.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Dramës:(Para Luftës së Dytë Botërore)
Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Ahmetatë (sot ne Turqi), Hoxhenjtë, Metenjtë, Milenj (sot në Itali), Pilavatë (Pilavi), Sulénjtë, Zhamaratë, si edhe Balinjarë, Drenjatë, Duratë, e Gegatë (ky i fundit i emigruar në Turqi).[2] Familjet e tjera ishin: Abdurrahmanët, Elmazi, etj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 153-156. Treguan: 1) Avdurrahmën Muharrem Avdullai, 77 vjeç, bari, analfabet, nga Dramsi, refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Shkallnuar të Durrësit. 2) Gazali Mersin Mustafai, 65 vjeç, bari, analfabet, nga Dramsi refugjat i vitit 1944. Sot me banim në Shkallnuar të Durrësit.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 153.