Skupica (Sul)
Appearance
Skupicë
Άγιος Γεώργιος | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shqiptarë |
Skupicë (greqisht: Άγιος Γεώργιος/Áyios Yeóryios) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Σκουπίτσα/Skoupítsa.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Skupica kufizohet me Njihorin, nga jugu me Grykën, nga lindja me Selanin dhe nga perëndimi me Kolishtatin e Shëmrizën.
Toponimet të fshatit Skupicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
- Ahmetëla - arë, në L. Ka qenë pronë e të vesë së Ahmetit.
- Ajori - gërmadhë kishe, në P.
- Anamesobrigjet - fushë me një kodër në mes, në L.
- Anile (Anila) - faqe mali, në J.
- Ar’ e Aliut - arë, në L.
- Ar’ e Madhe - arë, në J.
- Ar’ e Xhamisë - arë, në J.
- Arat e Çavo Jorgos - ara, në L.
- Arat e Llambro Cilit - ara, në L.
- Argëleza e Rexhepëlës - ara, në L.
- Argileja - ara, në J.
- Ball’ e Dushkut - faqe mali, në P.
- Bejko/ua - arë, në L.
- Birbilet - ara, në L.
- Bir’ e Dhelprës - birë në mal, në L.
- Bishtari - arë, në L.
- Bokrrim e Shkallës - bokërrimë, në P.
- Bostani - arë, në L.
- Bregu i Glatë - breg, në P.
- Bregu i Husenës - bregore, në P.
- Burim i Zhurit Tatit - burim në fushë, në L.
- Çardhaqe - luginë, në P.
- Çep’ i Kaçellos - këmbë mali, në L.
- Çep i Prroit - rrugë që zbret në fushë, në L.
- Çuka - çukë në faqen e malit të Skupicës, në L.
- Dëllënja - dëllënjë e madhe në mal, në L.
- Durakot - ara, në L.
- Dhimitërla - arë, në L. Arë e vejushës së Dhimitrit.
- Dhrihala – arë midis kodrash, në P.
- Dhritë - ara që dikur kanë qenë vreshta, në L.
- Dhrom i Kuq - arë, në P.
- Elbametë - ara që dikur mbilleshin elb, në L.
- Faqa e Mollës – brinjë, faqe, në P.
- Ferrametë - ara, që dikur kanë qenë vënde me ferra, në L.
- Fiku i Kuq - fik, në L.
- Fiku i Nikës - fik, në P.
- Fiku i Zi - vend ku është një fik i vjetër, në L.
- Fiku i Shtrungës - fik, në V.
- Fiqet - ara, në L.
- Fiqet e Kushenje - fiq të fisit e kushenje, në L.
- Frrashëri - ara në mal, në L.
- Goneja - faqe mali, në J.
- Gorrica – arë, në L.
- Gorric’ e Tharrët - ara ku ka qenë një gorricë, në P.
- Gorricazt - vend me gorrica, në J.
- Grik’ e Vidhit - vend grykë, në P.
- Gurët e Mjeshtre - kavë guri ku nxirreshin gurë për ndërtimin e shtëpijave, në V.
- Gur i Mjalcës - shkëmb në mal ku ka qenë një bletë, në J.
- Gur’ i Sejdiut - Gur i madh ku para 100 vjetësh minxh Sejdiu mbështeste dyfekun për të vrarë derra t’egër, në P.
- Guvazt - shpella të vogëla në mal, në V.
- Gjol i Dinos - ara të Nuri bej Dinos, në J.
- Hallazm e Nuros - kullotë, në L.
- Hallba - ara, në L.
- Haxhiisufet - ara, në J.
- Janjëlat - vësht me ullinj e fiq, në L.
- Jorfiraqi - arë, në L.
- Kacanua e Shitit - arë, në JL.
- Kaçanot - ara, në L.
- Kaçape (kaçapa) – arë, në L.
- Kaçullata - ara, në L.
- Kalivj’ e Çitos - kasolle e vjetër, në P.
- Kalldrimi - rrugë me kalldrëm që të çon në fshatin Grikë, në J.
- Këllëçet - arë, në L.
- Këmbat - tre këmba mali, në J.
- Kojdhelet – rrugë me dredha, në P.
- Kroi Dervenit - krua, në L.
- Lakr’ e Brahos - arë, në J.
- Lakrat – ara, në L.
- Lefkat - kullotë ku ka dhe plepa të mëdhenj, vend në fushë, në L.
- Lëmthi – pyll, në J.
- Lis i Gërmallës - lis i madh pranë një germadhe, të vjetër, në P.
- Luc e Dhimenje - lerë në mal ku pinin ujë bagëtitë, në P.
- Lutruvija - mulli vaji, në qëndër.
- Llaka - ara në luginë, në V.
- Mesaretë - ara, në P.
- Mejdenet - livadh, në P.
- Mëndrat e Bardha - fushë, në qëndër.
- Mëndrat e Miçakos - arë, në J.
- Moraitëla - arë, në L.
- Palofshatet - ara, në V.
- Paloskupica - gërmadha të fshatit të vjetër, në J.
- Palostani - faqe mali, në P.
- Parolla - arë, në L.
- Pekulet - ara, në L.
- Pekullaqi - arë, në L.
- Pellëngu - lerë ku pinin ujë kafshët, në L.
- Pellëngu Dullës - arë, në L.
- Pellëngu i Skupicës - vend gropë që mbledh ujë, në L.
- Pellëngjet - lerë dhe ara përreth, në L.
- Pellgjet e Minesë - ara, në L.
- Pill i Shkozës - pyll, në P.
- Prosila - kullotë në faqe mali, në P.
- Prroi i Shkozës - përrua, në P.
- Pus i Kushenje - pus i vjetër, në qendër.
- Pus i Lamaqit - pus i vjetër, ndërtuar me gurë, në qendër.
- Punxëlat - ara, në L.
- Qaf’ e Lak Beut - qafë, në VP.
- Qaf’ e Mazhit - qafë, në J.
- Qaf’ e Petiladhit - qafë, në P.
- Qeramareja - vend me kamina qeramidhesh, në L.
- Qjersa - arë, në L.
- Rexho/ua - arë, në J.
- Rrapi Kuçup - rrap i prerë në formë ambrelle, në L.
- Rrap i vogël në Shurez - rrap, në L.
- Rrëz e Guvave - birë e vogël, në shkëmb, në P.
- Rripat e Cil Zikos - ara, në L.
- Rripat e Glata - rrypa të gjatë toke, në L.
- Rripat e Koçenje - ara, në L.
- Rripat e Mete Nuhut – ara, në L.
- Rripat e Ngushtë - ara, në L.
- Rrip i Rizit - ara që dikur janë mbjellë oriz, në L.
- Sfakareja - vend me sfaka ku kalon një udhë, në L.
- Skallopulla – luginë, në L.
- Spithar i Arës Dashit - spithar, në L.
- Stan i Vllahut - stan i vjetër, në V.
- Strema - ara, në V.
- Shametëla - arë, në L.
- Shega - arë, në L.
- Sheja - arë buzë një përroi, në L.
- Shkoza – ara, në P.
- Shotat - ara, në L.
- Shtëpi e Kaçurës - gërmadhë e vjetër, në L.
- Shtëpi e Koçulit - gërmadhë e fisit të shuar të Koçulit, në qendër.
- Shtrung e Goxhomënit - shtrung e gurtë, në J.
- Shuraqi - arë, në J.
- Shuret - ara në fushë, në L.
- Shur i Tatit - arë, në L.
- Tabje/a - kanal apo llogore turke, në L.
- Ullinjt e Skupicës - ullinj, në L.
- Ur’ e Pellëngut - urë e vogël prej druri, në L.
- Varikua/oi - ara, në L.
- Varikoi Skupicës - ara, në L.
- Varrezt - varre, në L.
- Vështi - ara që dikur kanë qenë vreshta, në V.
- Xhumguri - mes pylli pa pemë, në P.
- Zallareja - rrëzë mali me zall, në P.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Skupicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
Arifërit, Brahenj, Kushenj (të ardhur nga Kurtesi), Selimenj, Sulejmanenj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Skoupítsa - Áyios Yeóryios
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 383-386.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 383.