Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Sollopia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sollopi
Σολοπιά
Fshat
Emri i banorëveSollopjot

Sollopi (greqisht: Σολοπιά/Solopiá) ishte fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore fshati Sollopi u shkatërrua nga forcat e Napoleon Zervës. Sot fshati është i pabanuar. Nga veriu Sollopia kufizohet me Gurrëzën, nga jugu me Sklavin, nga lindja me Gollain e Vilën dhe nga perëndimi me Pjadhulin e Picarin. Para Luftës së Dytë Botërore, Sollopi kishte këto lagje: Hoxhatë, Mehmetéjtë, Xhematë dhe Zejnatë.[1]

Toponimet të fshatit Sollopi:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Agnadò/ja - vend vrojtimi, në V.
  • Alikareja - pyll, në VL.
  • Ar’ e Kologjokës - arë, në P.
  • Ar’ e Madhe - arë, në P.
  • Arat e Bathrës - ara, në J.
  • Arat e Shënkollit - ara, në J.
  • Arat e Xhavellës - ara që ujiten, në V.
  • Arzonja – arë, në P. Për këtë tregojnë se kish vdekur i zoti i arës dhe pronën e të zotit e zotëroi e shoqja, e Zonja.
  • Baç’ e Poçolate – gërmadhë shtëpijash e fisit të shuar të poçolate.
  • Baçej’ e Poçolit - baçë, në L.
  • Bafnat - grykë, në P.
  • Bathna - faqe kodre, në P.
  • Bathra - vend që ka badhërra, në L.
  • Bir’ e Dhelprave – birë, në P.
  • Bokrrimat – bokërrima, në L.
  • Bokrrimat e Baços - Bokërrima e pyll, në L.
  • Bot’ e Bardhë - vend ku dheu është i bardhë, në L.
  • Bregu Duros – breg, në V.
  • Bregu Fiqe - bregore mali, në VP.
  • Bregu Hoxhës – breg, në V.
  • Bregu Jasinit - breg, në P.
  • Bregu Klishës - breg, në J.
  • Bregu Lefkës - breg, në P.
  • Bregu i Livadhit - breg, në V.
  • Bregu Mixh Omerit – breg, në J.
  • Bregu Qelbësit - breg, në L.
  • Bregu Shënkollës – breg, në P.
  • Bregu Trepilurave - breg, në P.
  • Bregu Vathës - breg, në V.
  • Bregu Xhomerit – breg, në J.
  • Bulashkël/a – arë, në P.
  • Bulistra - grykë me pyll, në L.
  • Burimi Ferhat Aliut – arë, në V.
  • Burim i Kurisë - burim në mes të malit, në L.
  • Burim i Tripulirës – arë, në P. Dikur aty ka qenë një burim.
  • Burim i Vodicave – burim, në L.
  • Burim i Xhoxhos - burim në përrua, në P. Xhoxhua tregojnë se ka qenë një plak, bari me dhi. Kur qe i ri i ra rrufeja dhe mbeti sakat dhe ecte me dy shkopinj. Kish 500 dhi t u jipte ujë në këtë burim. Prandaj ky burim e mori emrin: Burimi i Xhoxhos.
  • Burrdhimez — burim e arë, në P.
  • Cinxiféja – arë, në J.
  • Çonëla – arë, në P.
  • Damat – arë, në V.
  • Di Kronjet (edhe Di Krenjt) – kroje, në L.
  • Drras’ e Re - vend ku ka shtresë dërrasash guri, në L.
  • Ftélàhu - ara, në P.
  • Copa - ara, në P.
  • Grop’ e Alibostovës - lerë, në J.
  • Grop’ e Sterrës - kullotë, në L.
  • Grop’ e Thellë - vend gropë ku ndodhet një burim.
  • Grop’ e Ullive - vend gropë me ullinj, në V.
  • Gur i Bardhë - varr i ndërtuar me gurë të bardhë, në V.
  • Gjini - faqe kodre, në P.
  • Gjini Hasan Koçuli - arë në brinjë mali, në P.
  • Jahobrahime - ara, në P.
  • Kacidhjaret - ara, në P.
  • Kaçot - ara, në P.
  • Kallba – pyll, në J.
  • Kasimàqe - ara, në V.
  • Klish’ e Vjetër - gërmadhë kishe, në L.
  • Klishëza – kodër, në L.
  • Kodër e Kolë Janit – kodër, në L.
  • Kolojani – pyll, në L.
  • Kopshte – baça, në L.
  • Kroi Duro Dines – krua tek një baçë një ullinj, në L.
  • Kroi Fshatit – krua, në L.
  • Kroi Qermaresë – krua, në L. Te ky krua populli vinin para për të mos i zënë kolla.
  • Kroi Sadushit – krua, në J.
  • Kroi Thatë - krua që ka shterë, në V.
  • Kroi Xhavellës – krua, në V.
  • KuIlumbriza – ara, në P.
  • Kuria – pyll, në L.
  • Lefkat - ara, në P.
  • Lëm i Jupit - arë në mal, në P.
  • Lëm i Kominjit - lëm, në P.
  • Lëm i Pasho Beqirit - lëm i gurtë, në J.
  • Lëm i Shënkollës - lëm, në J.
  • Lëm i Shkumbinit (Shkumbin) - lëmë, në P.
  • Lis i Banit - lis i vjetër, në P.
  • Lofata – kullotë, në P.
  • Llak’ e Arës Madhe - arë e një vend grykë, në P.
  • Llak’ e Dines - grykë, në VP.
  • Llak’ e Dhosit - breg, në J.
  • Llak’ e Kallbakait - grykë mali ku kalon një lum i vogël, në J.
  • Llak’ e Kaurit - vend grykë veshur me pyll, në J.
  • Llak’ e Lisit - ara në vend grykë, në JP.
  • LIak' e Lulit – grykë, në J.
  • LIak’ e Meçes - arë, në V.
  • Llak’ e Muhos - pyll me dru mareje, mëretë etj, në J.
  • Llak’ e Pulbardhës - grykë me pyll, në JL.
  • Llak’ e Sterjos - vend grykë me ullinj, në J.
  • Llak’ e Shkozës - bregore dhe një grykë, në J.
  • Llak’ e Taçit – grykë, në V.
  • Llak’ e Tasit – grykë, në JP.
  • Llak’ e Velos - arë në vend gryke, në J.
  • Llak’ e Xhemos - gryke veshur me pyll, në JL.
  • Llak’ e Zerdelesë – grykë, në P.
  • Llangot – ara, në P.
  • Llangua – arë, në P.
  • Mal i Hurisë – mal, në L.
  • Mali Sollopisë - mal, në L.
  • Marot - ara, në VP.
  • Marua - fushë, në V.
  • Memot - arë, në P.
  • Monej’ e Hajros - mone bagëtish, në L.
  • Nika – arë, në P.
  • Palokopra - ara në një brinjë, në L.
  • Paloshtëpia - gërmadhë shtëpie e stan, në L.
  • Palovështi - kullotë, në V.
  • Pilli Angnadoit - pyll në mal, në L.
  • Pill i Kurisë - pyll.
  • Pilli përmbi Llaka - vend grykë me pyll, në L.
  • Plep i Lefkës - plep i madh në fushë, në P.
  • Prroi Fshatit - përrua, në J.
  • Prroi Kodrave - përrua.
  • Prroi Korisë – përrua, në L.
  • Prroi Kurisë - përrua. “Këtu - thoshnin pleqtë - ha pasur xhinde që u binin sazeve dhe hidhnin valle” (Servet Kasëmi).
  • Prroi Vodicës - përrua, në V.
  • Pulbardha – pyll, në L.
  • Puset e Hoxhate – puse, në V.
  • Pus i Qafave – pus, në L.
  • Qafa – qafë, në P.
  • Qaf’ e Arës Llollit – qafë, në V.
  • Qaf’ e Gropës Ullive – qafë, në V.
  • Qaf’ e Llakës Lisit – qafë, në P.
  • Qaf’ e Qafave - qafë e ara, në J.
  • Qaf’ e Qermaresë - qafë ku toka është e kuqe, në J.
  • Qaf’ e Sharres - qafë, në J.
  • Qaf’ e Tripilures – qafë, në J.
  • Qafat e Turqe - qafa kodrinore, në JP. “Kur erdhën turqit protoparë në Sollopi nek janë di qafat. - do pëshojme pakë - thanë turqit - se na shkoi vakti i të falurit. Pëshuan pak atje e muarr avdes të falën ojlénë (pasdrekën). Si që falën ati ojlénë, i ka mbetur ëmri vëndit “Qafat e Turqe” (Ejup Isufi 55 vjeç nga Sollopia). Thonë edhe se në këtë vend fshtrat e Shkallës Filatit (apo Zorjanit), kanë bërë një qëndresë të fortë kundër ushtrisë turke. Aty turqit pësuan humbje të rëndë. Uvra aty edhe një zabit me origjinë arabe dhe varrit të tij i ka mbetur emri: “Varri Arapit”. Luftën kundër turqve aty e kanë drejtuar djemtë e Zoto Pleshkakuqit, ata që më vonë u kthyen në myslimanë dhe emrat i ndryshuan në Meto e Murat.
  • Qaf’ e Thrumarésë - qafë e cila ndan Sollopinë më Gurrëzën, në V.
  • Qaf’ e Vodicës – qafë, në V.
  • Qaf’ e Xinxifésë - qafë mali, në J.
  • Qahjanje - arë, në P.
  • Qelbësi - pllajë vëshur me pyll, në L.
  • Radhoi Qelbësit - brez shkëmbor, në L.
  • Raq i Tripilurës - kodër, në J.
  • Rrap i Math - rrap shekullor, në P.
  • Rrapi Qermarésë - rrap me një krua pranë, në J.
  • Rrap i Tripilurës - rrap i lashtë, në J.
  • Rrepet e Bakçeve - rrepe, në L.
  • Rrepet e Di Kronjeve – rrepe shekullorë, në L.
  • Rrepet e Shënkollave - rrepe të vjetër, në P.
  • Rripa - ara, në P.
  • Rrip i Tasit - rryp toke, në P.
  • Rronja - arë, në J.
  • Rrònjet - ara në faqe kodre, në J.
  • Rrug’ e Kalldrëmit - rrugë, në J.
  • Rrug’ e Ravostivës - rrugë që të çon në Ravostivë, në L.
  • Sakatipet - kodra, në J.
  • Stan i Hajros - stan i vjetër, në L.
  • Stan i Kol Janit - kodër e veshur me koçimare, në L.
  • Smërtaré/ja - pyll ku ka shumë smarte, në J.
  • Sterjo – gropë me ullinj, në L.
  • Shambeleza - ara, në P.
  • Shanje – ara, në P.
  • Shatërat - ara në fushë, në P.
  • Shënkolla - ara në grykë, në P.
  • Shënkollat — toka, në J.
  • Shkëmb i Llakës Taçit - shkëmb i madh në mal, në V.
  • Shkëmb i Mjalcës — shkëmb, në L.
  • Shkëmb i Paramahallit – shkëmb, në L.
  • Shkëmb i Pulbardhës - shkëmb ku qëndronte pulbardha, në L.
  • Shkoza - arë në një brinjë, në J.
  • Shpatëza - arë, në V.
  • Tripëluari – arë, në P.
  • Tripiluret - ara, në P.
  • Tharaméja - ara, në JP.
  • Ullit e Xhaxhos - ullinj, në P.
  • Ur’ e Duro Murtos - urë e gurtë me hark, në J.
  • Ur’ e Idrizit - urë guri me hark, rreth 8 m. e gjatë, në P.
  • Vakëfet - ara, në P.
  • Varr i Gurit Bardhë - varr, në V.
  • Varroshet e Arzonjës - varre të lashtë të ndërtuar me gurë, në P.
  • Vështmesme - ara, në P.
  • Vidhi Kacidhjares - arë që ka një vidh në krye, në P.
  • Vidhishte – luginë, në V.
  • Vllakat - ara, në L.
  • Vreshtat - ara, në P.
  • Vurrëlat – ara, në P.
  • Xhami e Ré - xhami, në qendër.
  • Xhami e Shehate - xhami, në qendër.
  • Xhami e Vjetër - gërmadhë xhamie, në qendër.
  • Xhami e Zejnate - xhami pranë qendrës.
  • Zerdeleja – pyll, në P.
  • Zhakaret – ara, në P.

Familjet në fshatin Sollopi:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Arapaj, Dikaj, Hoxhatë, Koçulenj (Koçuli kemi një fis edhe në Dhërmi të Himarës) Kollobonë, Kotolatë (fis i ardhur nga fshati Petrovicë i Paramithisë), Lazenj, Mahmutenj, Oçolatë (fis i shuar), Resulenj, Xhemallarë (të ardhur nga Ravostiva e Filatit), Zejnatë dhe fisi Dine

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 110. Treguan: 1) Iliaz Harun Idrizi, 69 vjeç, nga Sollopia, refugjat i 1944-ës, banon në Fier. 2. Galip Adem Mehmeti, 68 vjeç, nga Sollopia, refugjat i 1944-ës, banon në Fier.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 110-113.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 110.