Nje fanse e faqes (te cilen e falenderoj per kontributin e herepashershem) pasi pa receten e taves se kosit te publikuar disa kohe me pare...vuri re edhe disa nga komentet ku disa fansa ankoheshin se kosi ju pritet...Nisur nga keto komente me dergoi nje recete popullore, menyren se si e gatuan ajo, te cilen une po e publikoj per ju Nje recete qe sipas saj, suksesin e ka te garantuar dhe mund ta gatuaj kushdo
Atehere:
Hilja qendron qe nuk duhet shume leng mishi por koncetrati i lengut, pra 1-1,5 gote leng por qe te jete esenca e lengut dhe jo shume i holluar.
Do 1 kg kos, 6-7 kokrra veze dhe 4 luge miell.
Mielli perzihet me kosin qe te mos behet topa -topa dhe rrihet deri sa te behet si krem.
I hidhet lengu i ftohte dhe 1 pako gjalp 37 i bere copa copa...ne tave hedhim disa kokrra orizi por jo shume, aq sa te thithi ujin e tepert qe mund te dali.
I rreh vezet mire e mire derisa te behen si shkume dhe pasi ke hedhur gjithe perberjen e kosit me miell ne tave,fillon dhe hedh vezet duke i perzjere me permbajtjen tjeter avash avash por pa e bere nje te tere me te.
Ngroh furren e sobes me temperature te larte e me pas e fut taven.
Ne fillim e pjekim me temperature te larte sa te filloj te fryhet dhe me pas e ulim temperaturen..ne asnje menyre nuk duhet te hapet dera e furres derisa te mbaroj pjekja...kur te kete marre ngjyre te kuqerremte duhet te nxirret tava nga furra se po e le brenda thahet dhe fillon te thartohet kosi...ky lloj gatimi ste le asnjehere ne balte dhe behet shume e shijshme Ju befte mire
Ju duhen: 8 luge buke te thekur 8 veze 8 luge sheqer
Sherbeti: 1,5 gote uji me sheqer 2gota me uje
Pergatitja: Rrahim 8 te bardhat e vezeve derisa te behen ,marenge dhe te verdhat i rrahim me vete me sheqerin.
I perziejme ne nje tas te tera dhe shtojme dhe buken e thekur. Perzihen mire e mire.
Lyejme taven me gjalp dhe hedhim brumin ne tave... e pjekim ne furre te parangrohur me pare ne 180grade.
Pasi te piqet keku duhet te lene te ftohet, por jo shume dhe i hidhet sherbet i ftohte. Mbahet ne frigorifer per nje shije me te kendshme.
Ky kek eshte mjaft i shijshem dhe shume i lehte, nuk te vel. Ju befte mire!
P.S Ky kek nuk fryhet si keket e tjere keshtu qe mos u trembni nga kjo gje.
Ju duhen: 1 pako peta te gatshme nga ato per byrek 1 soda kanoçe 5 kokrra veze 0.5kg djath i bardhe 150 gr gjalp ose margarine,po shijen me te mire e ka me gjalp,,,kush e do me pak te yndyrshme mund ti hedhe dhe vetem 100 gr gjalp. 1 gote uji me qumesht.Pregatitja: Ne nje tas rrahim vezet,,,me pas i shtojme sodan kanaçe dhe qumeshtin,,,kripa hidhet ne varesi te kripes qe permban djathi me te cilin po gatuani,,,,e leme tasin ne frigorifer per gjysem ore.
Marrim djathin dhe e coptojme ne therrmija.shkrijme gjalpin ne mikrovale ose ne nje tigan. Lyejme tepsine me gjalp dhe fillojme shtrimin e peteve.
Cdo 2 pete i sperkasim me gjalp, kurse cdo 4 pete hedhim djathin. 1 pako peta ka afersisht 12-13 peta, keshtu qe i bie qe te kemi 2 shtresa me djath. Mbasi mbarojme shtrimin e petave e presim byrekun ne copa.
I hedhim perzjerjen qe e kemi lene ne frigorifer me pare dhe ne fund e sperkasim me gjalpin e mbetur.Byreku piqet ne 180 grade.Ky byrek eshte vertet shume I shijshem. Ju befte mire!
Perberesit: 1kg palltexhane,1kg kos i trashe,2-3 luge salce kosi,,4-5 thelpinj hudhre ose me shume sipas deshires,pak spec djeges,1 luge uthull dhe 5-6 luge vaj ulliri ose me shume sipas deshires, kripe!Kjo pjate mund te perdoret si meze shoqeruese per raki ose shoqeruese per pjate te ndryshme si: pilaf, makarona, gjelle me patate,etj,,,eshte recete verore dhe shume e shijshme
Pergatitja: Marrim palltexhanet dhe pasi i kemi lare i pjekim avash avash ne tigane-zgare pa yndyre, pasi te jene pjekur i qerojme lekuren dhe i grijme ne makine mishi ose i copetojme me thike shume imet e imet, masen e perftuar e hedhim ne nje tas dhe grijme thelpinjte e hudhres dhe specin djeges, me pas hedhim kosin, salcen e kosit, kripen uthullen dhe vajin e ullirit, pasi i perzjejme mire e mire e fusim ne frigorifer te pakten 6-7 ore para se ta sherbejme!
Kjo salce mund te duroj neper kavanoza qelqi deri ne 3 dite ne frigorifer, sherbehet e ftohte nga frigoriferi. Ju befte mire :)
E falenderoj Greden :) Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)
Perberesit:
1 kg miell i bere petë te pjekura ose 2 pako pete te pjekura te gatshme dhe 1 pulë (1,5 kg) ose 1kg mish por jo pa dhjam fare,4-5 vezë ,
100gr gjalp i shkrirë e kripë e piper i zi sipas deshires,,,
100 ml vaj per sperkatje te peteve
Përgatitja:
1. Lajme pulën dhe e ziejme në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Heqim shkumën e formuar gjatë zierjes. E leme pulën të ziej mirë derisa të mbetet me rreth 1 l lëng.
2. Pasi të jetë gati, heqim pulën nga tenxherja dhe e leme të ftohet pak. e pastrojme nga lëkura dhe kocka dhe e presim mishin copa-copa shume të vogla,ashtu sic i bejme kur gatuajme supen me copa te vogla pule.
3. Ne nje tas rrahim vezet dhe shtojme lengun dhe copat e pules por te mos jene te nxehta qe te mos na presin vezet.Shtojme dhe gjalpin e tretur me pare.
4. Rregullojme masën me pak kripë e piper.
5. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtrojme 2-3 petë, duke i lyer një nga një me vaj. Hedhim mbushjen dhe e perserisim kete veprim derisa te kene mbaruar te gjithe petet se shtruari.
6. Presim anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsisë dhe e spërkatim byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqet në furrë me zjarr mesatar .
7. Shija si gjithmone eshte e garantuar,,,,Ky byrek perdoret shume ne anet e Korces,Permetit dhe Kolonjes,,,sipas deshires shume veta e bejne dhe me 2 kokrra qepe te skuqura deri ne zverdhje qe i bashkohen mases se pergatitur.
E falenderoj Greden, kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur :)