Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Showing posts with label Receta Tradicionale. Show all posts
Showing posts with label Receta Tradicionale. Show all posts

Monday, February 3, 2014

TASQEBAP (Receta nga Leonora Pane)


Perberesit per 4 - 5 persona: 
500g mish vici i madh, 
4 qepe, 
2 domate dhe 2 luge gjelle me salce, 
4 luge gjelle me vaj ulliri, 
nje luge miell, 
gjysem gote vere te bardhe, 
2 thelbinj hurdher, 
2-3 gjethe dafine dhe kripe, 

Pergatitja:
Pasi ta keni prere ne copa mishin hidheni ne nje tenxhere me vajin dhe shtoni qepen e grire imet, vereni ne zjerre mesatar te skuqen deri sa te shterojne ujin qe leshojne, me pas hidhni miellin dhe trazojeni 2 - 3 here pastaj shtoni veren dhe lereni deri sa te avulloi, pastaj shtoni domatet te grira, salcen, hurdhat te grira ose te ndara ne gjysem, gjthet e dafines, kripe dhe 4 gota uje dhe lereni te zjeje per 45min. 

Wednesday, January 22, 2014

TAVE ME LULE LAKER (Receta nga Bukurie Nexhipi)



1kg lule laker
300gr mish te grir
1 gote oriz
50gr bizele
1 karote
3 luge majdanoz te grir
1 qepe
Pak vaj ulliri
Krip.piper
4 kokra domate te kuqe
2 gota uje

Ziejm lule lakren pergjysem dhe e vendosim ne tave.Me pas hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan dhe skuqim qepen te grir holle hedhim mishin e lem sa skuqet dhe mishi hedhim domate krip piper karote dhe bizele dhe majdanoz i lem ne zjar te ulet gjer sa te dali yndyra me pas hedhim orizin e heqim nga zjari.I trazojm sebashku dhe e hedhim ne tave qe kemi vendos lule lakren.Hedhim 2 gota uje dhe e pjekim ne 200C sa ta shikojm qe eshte gati. Ujin e masim me goten qe hedhim orizin.

Ju befte mire 

Sunday, December 8, 2013

JAPRAKE OSE (DOLLMA): (Receta nga Leonora Pane)


Gethe rrushi, 
qepe te njoma, 
mish te grire, 
oriz, 
salce, 
nenexhik (nangjazem) dhe kripe e vaj, 
sasia varet nga sa doni te beni..., 

Pergatitja:
Pasi ti keni lare gjethet e rrushit verini ne nje tenxhere me uje te ngrote te zjejne per 5min, pastaj hiqini dhe verini ne nje ene te hapur qe te ftohen, me pas merni qepet grijini ne nje tigan hidhini vaj dhe vereni ne flake mesatare te skuqet duke e trazuar here pas here, kur te jete skuqur qepa hidhni mishin e grire kripen dhe trazojeni deri sa te thahet uji qe leshon mishi, me pas hidhni salcen dhe pasi ta trazoni dy...tre here shtoni orizin dhe me pas fikeni soben, shtoni nenexhikun te grire imet dhe trazojeni, me pas merni gjethet nje nga nje hidhni ne mes te gjethes nje luge nga orizi qe pergatitet dhe mblidhini mire anet e gjethes ne menyre qe te mos hapen kur te zjejne, dhe vendosini ne nje tenxhere ku me pas do zjejne, dhe keshtu me radhe duke i mbushur te gjitha gjethet, pasi ti mbaroni se mbushuri dhe vene te tenxhere hidhini uje te nxhete deri sa te mbulohen dhe verini te zjejne me ngadale me kapak ne flake te ulet deri sa te thajne ujin. Ju befte mire :)

Thursday, November 7, 2013

Jahni me melci (Receta nga Erjona Balla)



Per 4-5 persona duhen:
0.5 kg melci gengji ose vici
3 qepe mesatare
2 karrota te vogla
3 luge miell 
hudhra 1 koke te vogel
rigon 
piper kokerr
2 fleta dafine
kripe dhe vaje ulliri

Pergatitja:
Ne tenxhere ziejme melcin e prere ne copa te vogla per 20 minuta.

Ne tigan me vaj ulliri skuqim qepen,hudhrat dhe karroten bashk deri sa te marri ngjyr te verdhe qepa.

Melcin pasi e kemi zier e shtojme tek qepa dhe e lem te skuqen bashk per 10 minuta me pas shtojme miellin dhe e trazojme mire shtojme domate te prera ne kubike dhe i lem perseri 5 minuta shtojme uj dhe pasi ka marre vale i shtojme kripen,dafinen, rigonin dhe piperin, i lem te ziejne deri sa qepa te jete e shkrire. Ju befte mire 

E falenderoj Erjonen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Tuesday, November 5, 2013

Fasule. (Receta nga Ela Kotarja Rexhmati)


Perberesit:
400gr fasule,
1 kokerr qepe,
2 karrota,
2 speca,
2 lug gjelle me salce domateje, 
lengun e gjysem kokrre limoni,
kripe,piper,majdanoz.

Pergatitja:
Nje nate para leme fasulet me uje, te nesermen i veme te zihen ujin e pare ja derdhim, dhe i leme te zihen, nderkohe pergatisim salcen. Ne tigan skuqim qepen sa te mari pak ngjyre shtojme karotat, specat te prere, i skuqim per pak minuta dhe hedhim lengun e limonit dhe salcen, i perzijme pas pak i shtojme pak uje, i leme 5 minuta, me pas i hedhim tek fasulet e rregullojme me kripe e piper, nga fund i shtojme dhe majdanozin. Kur te zbuten fasulet jane gati  Ju befte mire 

Sunday, November 3, 2013

Japrak me lakra (Receta nga Esmeralda Geci)


Perberesit:
1 laker mesatare 
3 kokrra qepe
2 gota uji me oriz
200 gr mish i grire
50 ml vaj
ereza sipas deshires

Pergatitja:
Mbushim nje tenxhere me uje dhe e vendosim qe te valoj pastaj ndajme te gjitha gjethet nga lakra dhe nje nga nje i vendosim tek uji qe vlon dhe i lejm per 1 min pastaj i hapim ne tavolin qe te ftohen,,pergatisim qepet duke i grire shum holle shtojm orizin,mishin e grire, kripe dhe ereza i perziejm te gjitha se mashku mire e mire me dore,pastaj marrim gjethet e lakres dhe i vendosim nga nje luge gjelle nga pergatitja e mesiperme dhe e mbeshtjellim gjethin,,i vendosim ne tenxhere i shtojm 3 gotat uji pak vaj dhe i lejm te ziejn per rreth nje ore.

Tuesday, October 29, 2013

Jahni me plenc (Receta e derguar nga Marina)



Kjo eshte nga gjellet me tradicionale shqiptare . 

Duhen: 
2 kg plenc i paster i prere ne copa te vogla 
4 qepe te thata, 
10 thelpinj hudhre ,
1 kuti leng domate 250 gr, 
1 gote vere ,
1-2 gjethe dafine,
2-3 luge uthull kripe piper pak spec djeges (sipas deshires)

Pergatitja:
Lajme mire copat e plendesit dhe ne ujin e fundit hedhim uthull dhe i leme per rreth 10 minuta. E shplajme mire dhe e veme ne tenxhere (me presion) te zieje per rreth 10 minuta. I kullojme copat e plendesit duke derdhur ujin i shpelajme dhe i veme prape ne tenxhere me uje te bollshem. Pas 10 minutash zierje derdhim prape ujin dhe veme uje te paster ne tenxhere , shtojme qepen dhe hudhren te grira holle ( po te duam mund ta skuqim pak qepen para se ta bashkojme me copat e plendesit por keshtu behet me e rende ) shtojme veren lengun e domates kripen piperin gjethet e dafines dhe pasi kemi shtuar uje te mjaftueshem mbyllim tenxheren dhe e leme te zieje per 4-5 ore te pakten ne zjarr mesatar. Kontrollojme here pas here dhe shtojme uje nese duhet dhe ne valen e fundit shtojme specin djeges dhe e mbyllim zjarrin . E leme te ftohet pak dhe nderkohe shtypim 5-6 thelpinj hudher te fresket e trazojme me 2-3 luge uthull vere dhe sipas deshires I shtohet gjelles para se te konsumohet. Ju befte mire 

E falenderoj Marinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Monday, October 28, 2013

Tave ala Vlonjatce. (Receta e derguar nga Marina)



Si fillim sqaroj se ky lloj gatimi mund te jete tradite e Shqiperise se mesme kjo nuk na heq te drejten ne jugoreve te krijojme nje tave sipas shijes e midese tone 

Perberesit 
1 kg te perbrendeshme (une perdora qengji) , 
2 speca te kuqe (jo djegese), 
1 qepe e prere holle, 
2-3 thelpinj hudhra, 
1 gote djathe te bardhe dhie ose 1 gote gjize,
1 gote vere te bardhe,
1 konserve leng domate,
1 grusht ullinj jeshil te mbushur me spec gogozhare,
piper dhe pak spec djeges pluhur.

Pergatitja:
Skuqim pak qepen hudhren dhe specen shtojme purene e domates veren kripen piperin specin djeges dhe e leme te zieje disa minuta. Presim te perbrendeshmet ne copa te vogla, i lajme mire i kullojme dhe i kalojme ne nje tigan sic jane pa vaj per 3-4 minuta te iki uji i tepert dhe i shtojme ne salcen qe e kemi vendosur ne nje tave mundesisht balte, une perdora cast iron. E veme ne furre, 160 grade per rreth 20 minuta . Shtojme dhjathin e thermuar ose gjizen dhe ullinjte pa fare e te prere ne feta te holla. Ju befte mire 

E falenderoj Marinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Sunday, October 27, 2013

Pace (Receta e derguar nga Sajmira)


Kocka nga kembet e vicit 
Kormina nga vici (Plenc)
4 Thelpinj hudhre
Uthull 
Kripe-Piper
"Spec ose piper te kuq djeges mbas deshires"

Perhatitja: 
Lajme mire e mire plencin dhe kembet e vicit
Ne nje tenxhere vendosim kembet dhe plencet e vicit, i mbulojme me uje, shtojme dhe dy thelpinj hudhre dhe e leme rreth dy ore te zieje. Mbas dy orve nxjerim nga zierja kembet dhe plencet, i presim vetem mishin, i hedhim pjeset e mishit dhe te plenceve ne tenxhere ku i zieme me pare, shtojme kripen, piperin.

Ne nje filxhan perzjejme uthullen me dy thelpinj udhre te grira, per te shoqeruar pacen nga siper...ne tigan skuqim pak gjalpe shtojme piper djegs , dhe hedhim siper pjates te paces. Ju befte mire 
E falenderoj Sajmiren  Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Saturday, October 26, 2013

Tasqebab



Per 4-5 persona duhen:
- 500 g mish
- 2-3 kokrra qepe
- 4-5 luge gjelle me yndyre
- 1 luge gjelle me miell
- gjysem filxhan caji me vere
- 1 gjethe dafine
- gjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripe dhe pak spec i kuq

Pergatitja:
Tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore. skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa ti avulloje uji dhe te krijohet njw shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me vere, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi. Lihet te zihet ne zjarr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati. tasqebapi shoqerohet me salcen e vet. sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh, ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera.

Qofte shtepie




Perberesit per 4 persona:
500 - 700gr mish i grire, 
1 qepe e grire ne rende, 
1 hudher e shtypur,
1 patate (e qeruar dhe pastruar) e grire ne rende,
2 veze, tule te 2 feta buke te thermuara imet (lagini paksa por kullojeni mire ujin).

Perziejini mire.

Shtoni kripe, piper te zi, majdanoz, koper, menderz (mente) te gjitha te prera holle. Perziejini mire.

Me mira do te ishte ta linit kete perzierje per disa ore te qete, qe shijet te fillojne dhe te shkrijne tek njera-tjetra; por behen te mira edhe kur gatuhen shpejt e shpejt...

Formoni me masen toptha apo peta te ciles madhesi t'ua doje qejfi. Rrotullohini ne miell dhe verini te skuqen ne nje tigan te madh me vaj ullirite nxehur mire deri sa te jene pjekur tejpertej.

Kombinoini me patatet.

Tave me speca te mbushur me oriz dhe mish te grire



Përbërësit:
- Speca te bukur e të mëdhenj
- 100 gr oriz
- 300 gr mish
- 2 gota uji leng mishi (marrë nga mishi që kemi zjerë e më pas e kemi skuqur)
- 2 kokërra domate
- 2 kokërra qepë mesatare
- Koncentrate pule 1 (jo 2 e më shumë se kemi edhe lëngun e mishit)
- Piper sipas deshires

Pegatitja:
Lani orizin (nese eshte e nevojshme) dhe skuqeni ate per disa minuta me pak vaj(ose për shije edhe me pak gjalpë). Prisni 5 minuta dhe hidhni me pas aq leng mishi sa orizi te mos duket me(por jo ta mbysni me lëng). Hidhini kripe edhe koncentratin e pulës por kripë jo shume sepse ka edhe koncentrati dhe lereni te zjere pa e mbuluar me kapak.

Orizi duhet te jete i lire dhe gati i thate, por jo shume i bute. Qepët e prera bukur e holle i skuqim ne pak vaj. Perzieni orizin, mishin, qepet e skuqura, erezat e prera dhe gjysem gote vaj ulliri ne nje tas dhe hidhini edhe domatet qërruara nga lëkure e të prera imët dhe pak vaj ulliri serish. Bejeni shijen sipas deshires me kripe dhe piper.

Prisni pjesen e siperme (kapakun) e specave. Hiqni pjesen e brendshme bashke me farat. Hiqini lekuren specave (edhe nga kapelja) duke i lene per 4-5 minuta ne nje tenxhere me 3 litra uje qe valon, per ti bere ato me te buta.

Merrni nje tave ku specat do vihen prane njera tjetres, dhe hidhini pak vaj taves. Lerini specat per 5 minuta me pjesen e poshtme lart qe te kullojne.

Vendosini ne rregull specat dhe mbushini plot me miksin (masën e pergatitur) qe keni pergatitur me perpara. Vendosini siper kapaket cdo speci dhe hidhini pak vaj ulliri siper.

Mbulojeni gjithe taven me nje leter alumini ne menyre qe letra te mos shtype specat, dhe vendoseni ne furre per 30 minuta me nje temperature 200° C. Hidhini me pas pak leng mishi siper specave dhe lerini edhe nje ore ne furre me nje temperature me te ulet.

Ju befte mire 

Thursday, October 17, 2013

Fergese me speca (Receta e derguar nga Ervina Saliu)


Perberesit: 
5-6 speca te kuq dhe jeshil,
2 qepe,
2 -hudhra,
2-domate,
200gr djath te bardhe,
piper te kuq,
piper te zi ,
rigon dhe nje filxhan kafe vaj.

Pergatitja:
Skuqim lehte qepet dhe hudhrat ,me pas shtojme specat e prera ne copa te medha dhe i skuqim mire rreth 15-20 min.Me pas shtojme domatet e prera ne copa te vogela erzat dhe 1 gote uje dhe i lejme te ziejne ne zjarr te avasht gjer sa gjella te trashet.Me pas shtojme djathin e thermua dhe e lejme per 5 min akoma.Dhe eshte gjati,nje gjelle verore shum e lehte dhe teper e shijshme.Ju befte mire 

E falenderoj Ervinen  Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Tuesday, October 15, 2013

COMLEK ME MISH LOPE



Perberesit:
600 – 800 gr mish lope tul ; 
750 g qepujka; 
3 gjethe dafine; 
2 luge supe me uthull; 
1 spec i kuq; 
3 dege temjan; 
1 luge kafeje mjalte (ose sheqer); 
1 luge kafeje karafil pluhur; 
1 luge salce domate; 
vaj; kripe; piper.

Pergatitja:
1. Futen qepujkat e paqeruara ne uje te nxehte dhe lihen per disa minuta, kullohen, shplahen ne uje te ftohte dhe me pas qerohen.
2. Skuqen qepujkat per 3 minuta ne vaj te nxehte, hiqen me luge me vrima dhe lihen menjane.
3. Pritet speci ne unaza dhe skuqet ne vajin e mbetur nga qepujkat,shtohen dafina, temjani, karafili pluhur, trazohen dhe me pas hidhet mishi I prere ne copa san je kokerr are. Kriposet dhe skuqet mire ne te gjitha anet.
4. Perzihet salca e domates me uthullen dhe mjaltin, tretet ne 500 ml uje te vaket dhe hidhet siper mishit e skuqur.
5. Mbyllet tenxherja dhe lihet te zjeje per 30 minuta.
6. Hidhen qepujkat, trazohen dhe lihen menjane per 15 minuta te zjejne se bashku. Ne fund qepujkat mbeten ne nje salce te trashe.
7. Keshillohet qe te sherbehen nje ore pasi te jene gatuar, gjithashtu ne vend te qepujkave mund te perdoren qepe me madhesi mesatare te cilat duhet te priten ne pjese. Ju befte mire :)

TAVE KOSI (Disa truke) (Receta e derguar nga Greda)



Nje fanse e faqes (te cilen e falenderoj per kontributin e herepashershem) pasi pa receten e taves se kosit te publikuar disa kohe me pare...vuri re edhe disa nga komentet ku disa fansa ankoheshin se kosi ju pritet...

Nisur nga keto komente me dergoi nje recete popullore, menyren se si e gatuan ajo, te cilen une po e publikoj per ju  Nje recete qe sipas saj, suksesin e ka te garantuar dhe mund ta gatuaj kushdo 

Atehere:
Hilja qendron qe nuk duhet shume leng mishi por koncetrati i lengut, pra 1-1,5 gote leng por qe te jete esenca e lengut dhe jo shume i holluar.

Do 1 kg kos, 6-7 kokrra veze dhe 4 luge miell.

Mielli perzihet me kosin qe te mos behet topa -topa dhe rrihet deri sa te behet si krem.

I hidhet lengu i ftohte dhe 1 pako gjalp 37 i bere copa copa...ne tave hedhim disa kokrra orizi por jo shume, aq sa te thithi ujin e tepert qe mund te dali.

I rreh vezet mire e mire derisa te behen si shkume dhe pasi ke hedhur gjithe perberjen e kosit me miell ne tave,fillon dhe hedh vezet duke i perzjere me permbajtjen tjeter avash avash por pa e bere nje te tere me te.

Ngroh furren e sobes me temperature te larte e me pas e fut taven.

Ne fillim e pjekim me temperature te larte sa te filloj te fryhet dhe me pas e ulim temperaturen..ne asnje menyre nuk duhet te hapet dera e furres derisa te mbaroj pjekja...kur te kete marre ngjyre te kuqerremte duhet te nxirret tava nga furra se po e le brenda thahet dhe fillon te thartohet kosi...ky lloj gatimi ste le asnjehere ne balte dhe behet shume e shijshme  Ju befte mire 

Thursday, October 10, 2013

Receta e bakllavase (Derguar nga Silvana Belishaku)


Bakllava e Pjekur:

Bakllava e sherbetosur:


Perbersit:
1 kg miell,
7 kokrra veze, (4 vetem te verdhat dhe 3 te plota ) 
1 gote vaj ulliri ,
1 gote qumesht ,
pak krip, 
500 gr niseshte,
500 gr gjalp,
800 gr arra te qeruara,
lekure portokalli,
kanelle 

Per sherbetin: 
2 kg sheqer,
1,5 lt uje,
lekur portokalli ,limoni ,karajfil per arome dhe 2 lug leng limoni.

Pergatitja: 
Hedhim miellin ne tepsi ne mes krijojm hapsire, ne nje ene rahim vezet me vajin, qumeshtin dhe nje therime kripe, e hedhim masen ne miell dhe formojm brumin duke e punuar mire, me pas e mbulojme me nje (nape) cope kuzhine dhe e lem te pakten 2 ore, ose me teper.

E ndajm brumin ne 4 pjese dhe ne çdo pjes formojme 30 topa te vegjel, i hapim me niseshte nga 10 dhe formojm nje pete te vetme, peten e shtrojm ne tepsi , i hedhim pak gjalp siper dhe keshtu vazhdojm ne 30 pete, hedhim arrat e shtypura, i hedhim pak kanell dhe lekur limoni te grire me rende ,keshtu vazhdojm me pjesen ne vazhdim ,kur i kemi mbaruar petet e presim bakllavan sipas deshires, i hedhim gjalpin e mbetur dhe e fusim te piqet ne furre te ngrohur 220 ° per 40 min.

Me pas siper i veme leter kuzhine ose gazet dhe vazhdojme pjekjen per 2 ore te tjera, e lem te ftohet dhe nderkohe bejme sherbetin me 2 kg sheqer dhe 1 ,5 liter uje, lekuren e portokallit, limonit karajfil, e lem 10 min nga momenti qe fillon zjerjen. Ne fund hedhim 2 lug gjelle leng limoni, e leme te ftohet pak dhe ja hedhim bakllavase. Ju befte mire :) 

E falenderoj Silvanen :) Kushdo qe ka deshire te publikoje recetat e tij/saj ne kete faqe eshtei/e mirepritur :)

Wednesday, October 9, 2013

TAVE KOSI (Receta nga Silvana Belishaku)



Perberesit:
1 kg mish qengji , 
1 kg kos ,
5 veze ,
2 lug miell ,
50 gr gjalp,
1 fixhan kafeje oriz ,

PAERGATITJA:
Veme mishin te zieje me ereza krip dhe uje pak sa te mbuloet mishi .

I ziejme per 10 min, shtojm orizin , ne nje ene te madhe rrahim vezet me miellin shtojm kosin dhe krip ,me pas kur orizi te jete gjysem i zier ne tepsi ku kemi shkrir gjalpin hedhim mishin me pas masen me kosin dhe vezet i perziejm dhe i fusim ne furr te nxehur 220° per reth 45 min ,

E lem te ftohet dhe tava eshte gati.
Shpresoj tju pelqeje Ju befte mire 


E falenderoj Silvanen 
Kushdo qe ka deshire te publikoje Recetat e tij/saj ne kete faqe eshte i/e mirepritur 

Monday, October 7, 2013

Plendes jahni (Receta nga Erjona Balla)


Per 4-5 persona duhen:
1.5 kg plendes
3-4 cope karrota
3-4 qepe
3-4 kokrra domate
3 lug miell
1 rrenj selino
4 luge uthull
1 koke hurdher
3 gjethe dafine
kripe
piper i zi

Pergatitja:
Ne nje tenxhere vem uj dhe kur te marri vale mir uji fusim plendesin e lem 5 minuta pastaj e heqim dhe e pastrojme me majen e thikes.

E shpelajme mir dhe ne tavolinen e punes shtrojme plendesin e lyejme me kripe piper dhe hudhra te shtypura dhe i japim formen e nje roleje dhe e vendosim te ziej per 1 ore.
Pasi ka zier e presim ne kubik te vegjel.

Ne nje tigan grijme qepen,karroten,selinon dhe hudhrat i skuqim mir deri sa te sverdhen mir por jo te digjen.
Pasi jan skuqur shtojme miellin dhe i trazojme mir,pastaj shtojme plendesin e prer, dafine, krip, piper, uthull dhe hudhra.

Shtojme edhe domatet e prera ne kubike dhe ne fund shtojme edhe lengun e mbetur nga zierja e plendesit.
I lem te ziejne per 30 minuta dhe kur ta heqim nga zjarri mund te shtojme perseri hudhra te shtypura.

Ju befte mire :)

Tave me shkurteza (Receta e derguar nga Erjona Balla)



Perberesit jane:
4 shkurteza
1 gote uji oriz
1 qepe 
5 gota leng vegjetale
rigon
kripe
piper te zi

Pergatitja:
Ziejme shkurtezat i skuqim dhe me vajin e mbetur skuqim qepen deri sa te zverdhet, shtojme salcen dhe te gjitha erezat pastaj orizin. I perziejme te gjitha mire dhe e shtrojme ne tepsi shtojme ujin dhe i pjekim deri sa orizi te kete perthithur te gjith ujin. Ju befte mire :)

Wednesday, October 2, 2013

Musaka. (Receta e derguar nga Ervina Saliu)



Perberesit per nje tepsi mesatare:
5-patate,
5-kunguj,
10,palltixhana.

Per gjellen:
200gr mish te grire,
2-qepe,
1-karrote,
3-domate,
piper,
nenexhik.

Pergatitja:
Pastrojme patatet dhe i vejme te ziejne sic jane pa i pre,i zijme rreth 10 min.Heqim patatet dhe vejme kungujt te ziejne .Me pas presim palltixhanat ne feta i lyejme me kripe dhe i skuqim.Presim patatet ne feta dhe shtrojme nje shtrese poshte,me pas nje shtres me palltixhan,tjetren me kunguj dhe e fundit me palltixhana.Nga lart hedhim gjellen qe kemi pergatitur duke skuqur qepet gjer sa te zbuten,shtojme mishin dhe karrotat dhe i skuqim per 5 min.Hedhim domatet e grira ,nje filxhan uje dhe i lejme gjer sa te trashet.

Per besamelen duhen:
1-filxh caj miell,
4 luge gjalp,
3-filxh qumesht,
2 veze,piper,dhe pak djath te grire.

Pergatitja:
Ne tenxhere shkrijme gjalpin,hedhim miellin dhe e perziejme vazhdimish gjer sa te marri ngjyre te verdhe.Hedhim qumshtin pak nga pak duke vazhduar me nje dore ta perziejme.E lejme gjer sa te trashet,e heqim e lejme te ftohet pak ,shtojme piperin,djathin e grire dhe vezet nje nga nje duke e perzier shume shpejt. E hedhim siper musakas ,e pjekim ne 200 gr rreth 35-40 min.Ju befte mire