Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label couscous. Show all posts
Showing posts with label couscous. Show all posts

Sunday, June 24, 2012

Menuja "Nje mije e nje nete"

Na ishte njehere nje mbret i cili urrente grate. I urrente aq shume saqe donte t'i fshinte nga faqja e dheut. Kjo urrejtje e kishte zanafillen tek tradhetia e njeres prej grave te mbretit.  
Me pak fjale mbreti zbuloi qe njera nga grate e tij te shumta i kishte vene briret. 
Sedra-mashkullore-mbreterore kerkoi te hakmerrej kundrejt gjithe virgjereshave te oborrit. 
Urdheroi vezirin t'i sillte çdo nate nje virgjereshe, te cilen pas nje nate bunga-bunga do ta vriste  (per ato qe s'jetojne ne Itali bunga-bunga eshte fjale e re, e futur vjet ne zhargonin mediatik italian, autoresia e se ciles i takon personalitetit me te polemizuar te historise se Italise, ish kryeministrit Berluskoni, e qe nenkupton orgji te shfrenuar).  
Keto akte barbare vazhduan per 3 vite rresht, derisa nje vajze bukuroshe iu ofrua mbretit me iniciativen e saj.
Vajza, per te mos pesuar te njejtin fund si vajzat e tjera, terheq kureshtjen e mbretit me disa tregime fantastike qe i nderthur me njeri-tjetrin si te ishin hallkat e nje zinxhiri. Kur pushon se treguari nje-mije-e-nje perrallat e saj, mbreti tashme eshte dashuruar me te dhe keshtu vajza shpeton veten dhe nje mije e nje virgjereshat.
A m'kuptove qe behet fjale Shahrazadin? :))

Nje parenteze shume e gjate per t'ju prezantuar nje menu te shkurter por qe pikerisht Shahrazadi (ose Shararadi, si i thote hana15she) qe me stimuloi per nje darke qe do te nderthurte shijet e seciles pjatance si hallkat e nje zinxhiri apo si tregimet e "nje mije e nje neteve"...  
P.S.: Recetat e meposhtme nuk jane tamam origjinale, por te modifikuara nder vite sipas shijes dhe xhepit tim.






Pite arabe
Perberesit per 8-10 persona:


200 gr miell 00
200 gr semola rimacinata (grure i bluajtur trashe)
100 gr maje miell misri
300 ml uje i vaket 
20 gr maje birre e fresket
2 luge te vogla kripe


Pergatitja:
ne nje tas shkrijme majen e birres ne ujin e vaket.
Perziejme miellrat.
Ne tasin ku kemi majen e birres hedhim miellin pak e nga pak dhe kripen. I perziejme me duar dhe e punojme brumin per 10 minuta duke e perplasur me force mbi tavolinen e punes derisa te fitoje elasticitet. 
Me pas e ndajme ne 8 pjese. Formojme ne fillim disa toptha, te cilat me pas i hapim me okllai derisa te krijojme nje pete me diameter rreth 12 cm.
I mbulojme petat, e distancuara nga njera-tjetra, me nje pecete buke dhe i leme te bymehen per 30-40 minuta.
Me pas ngrohim furren ne temp. 250°C bashke me tepsine ku do te pjekim pitet.
Kur tepsia te jete ngrohur e nxjerrim nga furra dhe shtrojme mbi te pitet. I fusim menjehere ne furre per afro 10 minuta derisa te marrin nje ngjyre te florinjte te çelur.
Sapo te dalin nga furra i vendosim brenda nje koshi letre dhe me pas i mbeshtjellim me qese ne menyre qe te ruajne lageshtine dhe te mos thahen.





  
Pitet i shoqerojme me sallaten mechouia, babaganush dhe me salce kosi alla shqiptarçe, qe me to shkon per se mbari.

Salce kosi
200 ml kos grek i trashe ose panna acida
2 hudhra ose me teper
1 kastravec
kripe
vaj ulliri extravergine
koper


Pergatitja:
grijme imet hudhren dhe kastravecin. I perziejme me kosin ose panna acida dhe i shtojme kripe dhe vaj ulliri pak e nga pak. I aromatizojme me koper te fresket.







Sallata Mechouia


Perberesit per 8-10 persona:


6 speca jeshile
8 domate te vogla
4 thelpinj hudher
4 luge vaj ulliri 
2-3 kuti peshk tono i konservuar
menta e fresket
koriander i fresket
leng limoni
ullinj te zinj


Pergatitja:
pjekim ne zgare ose furre specat.
U eliminojme lekuren dhe i grijme shume imet.
Grijme gjithashtu imet hudhrat dhe ne copa te vogla domatet.
I hedhim ne nje tas sallate. I shtojme ullinjte dhe i japim shije me kripe, piper, vaj ulliri, leng limoni dhe erezat e fresketa.
Ziejme vezet dhe pasi jane ftohur, i qerojme dhe i presim ne thelpinj.
I vendosim mbi sallate se bashku me peshkun tono.
E servirim te ftohte.





Babaganush
Perberesit per 8-10 persona:


2-3 patellxhane te medhenj
2 thelpinj hudher
2-3 luge leng limoni
vaj ulliri extravergine
majdanoz i fresket
spec djeges
nje luge fara suzami 

Pergatitja:
i ndajme pergjysem patellxhanat. I sperkatim me kripe dhe i pjekim ne furre derisa te zbuten.
Me pas i qerojme dhe tulin e grijme imet me thike.
Skuqim per pak sekonda farat e suzamit.
Bashkojme tulin e patellxhanave me hudhrat e grira imet, farat e suzamit, kripen, lengun e limonit, vajin e ullirit, specin djeges te grire imet dhe majdanozin. 
E perziejme masen dhe e vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. 
P.S.: me thene te drejten ky babaganushi im ndryshon shume nga babaganushi origjinal, por mua me pelqen keshtu :)




Rolls pikante me scampi 

Perberesit per 8 persona:
Per petat:
250 gr miell
2 luge uthull vere ose vere e bardhe
kripe
uje i vaket sa te nevojitet

Per mbushjen:
3 qepe te kuqe te njoma
350 gr scampi 
300 ml qumesht
2 luge miell
spec i kuq
vaj ulliri 
kripe
piper i bardhe
gjalp


Pergatitja:
per petat formojme nje brume te zakonshem byreku me miell, kripe dhe uje. I shtojme uthull vere ose vere te bardhe qe peta te behet sa me e shkrifet.
E leme brumin te pushoje per gjysem ore dhe me pas e hapim ne peta te holla.
Ndajme çdo pete ne shirita me gjatesi 15 cm dhe gjeresi 10 cm.

Ndersa brumi pushon merremi me pergatitjen e mbushjes.
Ziejme ne uje te kripur scampit. I kullojme dhe i qerojme.
Tulin e tyre e presim ne copa te vogla.
Grijme imet kokat e qepeve te kuqe dhe i skuqim ne vaj ulliri.
Sapo te zbuten i shtojme 2 luge miell. I kaurdisim dhe i shtojme pak e nga pak qumeshtin. 
E perziejme salcen me tel kuzhine derisa te trashet pak.
I shtojme salces 1 luge te vogel spec te kuq dhe scampit.
E rregullojme salcen me kripe dhe piper te bardhe.
Mbushim shiritat prej pete me masen e mesiperme dhe i pjekim ne furre ne temp. 220°C derisa te marrin nje ngjyre te florinjte.
Keto rolls behen akoma me te mira nese skuqen ne vaj luledielli...






Couscous me molusqe dhe krustace


Perberesit per 8-10 persona:

1 kg couscous i gatshem
2-2,5 kg molusqe dhe krustace (midhje, karkaleca deti, xhinxhivalle, scampi, sepje etj.)
4 thelpinj hudhra
4 karrota
4 dege selino
2 qepe
1 pako me shafran
3-4 kunguj
1 gote vere e bardhe
1 spec i verdhe 
1 spec i kuq
majdanoz 
spec i kuq pluhur
spec djeges
kripe
piper
vaj ulliri extravergine


Pergatitja:
pastrojme perimet dhe i presim ne kubike te vegjel. 
Skuqim ne nje tigan me borde te larta qepen dhe sepjet, derisa qepa te zbutet. 
I shtojme karrotat dhe degen e selinos. I leme te gatuhen per afro 10 minuta e me pas gradualisht i shtojme perimet e tjera ne baze se kohes se tyre te gatimit.

I gatuajme duke i kaurdisur here pas here dhe duke i shtuar uje nese e shohim te nevojshme.
Ne fund i shtojme karkalecat e detit dhe scampit te qeruara dhe i sperkatim me spec te kuq pluhur. E leme harxhin menjane dhe merremi me pergatitjen e molusqeve.


Skuqim ne nje tigan hudhren dhe specat djeges (sasia sipas deshires). I shtojme midhjet dhe xhinxhivallet e pastruara dhe i shuajme me vere te bardhe dhe uje. Pasi molusqet jane hapur, i kullojme dhe lengun e ruajme per pergatitjen e couscous-it. Ne fund i sperkatim molusqet me majdanoz te grire dhe i leme menjane.







Pergatisim couscous-in sipas tregimeve te kutise, veçse ne vend te ujit apo lengut te mishit/peshkut perdorim lengun e molusqeve qe ruajtem me pare. Por para se t'ia hedhim couscous-it, ne lengun e molusqeve tresim shafranin e me pas proçedojme njesoj.
I perziejme couscous-in me harxhet dhe i shtojme uje te nxehte nese behet shume i thate. 
Ne fakt nje pjate couscos-i, nga ato per te lepire gishtat, nuk duhet te jete i thate si pilafi, por pak i lengshem.
I servirim menjehere e nese tepron pak couscous, mos e hidhni! Edhe i ftohte, si sallate, eshte shume i mire. Ate qe teproi nga mbreme une e mora sot me vete ne pishine... hihihi 


E per ta mbyllur embelsisht kete darke orientale vendosa te pergatise nje recete qe do te bente te pergjunjej para kembeve te mia edhe mbretin Shahryar, dora vete...ne fakt receta eshte e chef-es Helene Markart, une vetem sa e pasurova me gliko luleshtrydhesh :P









"Panna cotta" me shurup shtogu dhe gliko luleshtrydheje

Perberesit per 8-10 persona:

800 panna e fresket per embelsira
100 ml shurup shtogu
6 flete xhelatine per embelsira
2-3 luge sheqer
1 luge niseshte
lengu dhe lekura he e 1 limoni
lengu dhe lekura e  2 portokalleve

Preparazione:
vendosim mbi zjarr nje tenxhere ku kemi hedhur panen dhe shurupin e shtogut derisa te vlojne.
Zbusim ne uje te ftohte fletet e xhelatines.
Tresim ne 1-2 luge uje niseshtene dhe ia shtojme panes bashke me xhelatinen e shtrydhur mire. Temp. e zjarrit duhet te jete e ulet!
I perziejme me tel kuzhine ne menyre qe xhelatina te shperbehet dhe niseshteje te mos formoje toptha. E leme tenxheren te vloje derisa te trashet pak.
Ne fund i shtojme lengun dhe lekurat e limonit dhe portokalleve.
E hedhim masen ne tasa dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 5 ore.
Nderkohe pergatisim glikone me 200 gr luleshtrydhe, sheqer sipas deshires, 2 luge leng limoni.
E servirim si ne foto.  

Tuesday, October 4, 2011

Gjelle me couscous dhe mish qingji




Perberesit per 4 persona:

400 gr mish qingji (couscousi behet i mire me mishin e shpatulles)
150 gr couscous i zier (lexoni kutine, couscousi i zier kerkon jo me teper se 5-10 minuta kohe gatimi!)
1 qepe
1 thelb hudher
1 tufe lepjete
spec i kuq pluhur
1 luge salce domatesh
vaj ulliri
kripe
piper
nenexhik
xhinxher

Pergatitja:

i kerkojme kasapit te na e prese mishin ne copa te medha per couscous ose nese jeni te zote priteni vete.
Grijme imet qepen dhe hudhren dhe e skuqim bashke me mishin ne nje tigan ku kemi ngrohur vaj ulliri.
I shtojme salcen e domates, e kaurdisim dhe e shuajme me 1 liter uje.
Sapo mishi te filloje te vloje i shtojme lepjeten e grire trashe.
E rregullojme gjellen me kripe dhe me ereza (piper, xhinxher te grire & spec te kuq pluhur). E ziejme per rreth 40 minuta ne zjarr te ulet.
Ne fund e ulim me teper temperaturen e zjarrit ose e fikim dhe hedhim ne tenxhere couscousin. E sperkatim me pak nenexhik, i veme kapakun tenxheres dhe i japim nje vale per 5 - 10 minuta, apo sipas tregimeve te kutise per gatimin e couscousit.
Gjak e dhjame :D

Thursday, June 9, 2011

Speca te mbushura me couscous dhe karkalece deti

Couscousi është një nga ushqimet me origjinë afrikano-veriore më të përhapura në perëndim.
Thërrmohen me gishta krundet e  njomura me ujë të kripur, të nje lloji gruri që në terminologjinë bujqësore quhet grurë durum, derisa të formohen disa kokrriza shumë të vogla. Pastaj gatuhet në dy tenxhere të posaçme balte që qëndrojnë njëra mbi tjetrën. Në të parën vendosen perimet, erëzat dhe uji ndërsa në dytën vetëm couscousi. Gatuhet ngadalë në avull. 
Pra, është një recetë që të merr gjysmën e ditës dhe mbi të gjitha për realizimin e saj duhet të kesh mjetet e duhura.
Por...shyqyr Zotit jetojmë në erën e globalizimit! :)
Për të shijuar një pjatë me coucous nuk është nevoja të shkojmë deri në Marok apo Tunizi, mjaft të shkojmë tek dyqani më i afert arab ose në çfarëdolloj supermarkate dhe gjejmë jo vetëm krundet  për couscous sipas traditës, por edhe couscous për gatim të shpejtë e couscous Bio.
Pastaj mjaft të vemë në punë fantazinë se couscousi shkon me të gjitha...






Speca te mbushura me couscous dhe karkalecë deti
   


Përbërësit për 2 persona:


3 speca të kuq mesatarë
gjysëm qepe
200 gr karkaleca deti
150 gr couscous
kripë
piper
2 gjethe mente e freskët
2 gjethe borzilok i freskët
vaj ulliri




Përgatitja:

qërojmë imët qepën. Specin e presim ne kubikë të vegjël. Vendosim një tigan me vaj ulliri në zjarr dhe skuqim në të qepën dhe specin. Më pas i shtojmë karkalecat e qëruara dhe i shuajmë me pak ujë të ngrohtë. 
Nderkohë përgatisim couscousin sipas tregimeve të kutisë. 
Grijmë imët erëzat e freskëta dhe i hedhim ne tigan.
E kriposim dhe peperosim. 
Pastrojmë 2 specat e mbetura dhe shtrojmë me leter kuzhine një tavë.
Hedhim couscousin ne tiganin ku kemi skuqur karkalecat. 
I përziejmë të gjitha bashkë dhe e rregullojmë me kripë nesë e shohim te nevojshme. E leme masen pak te lengshme.
Mbushim specat me këtë përbërje. I kriposim pak nga jashtë dhe i spërkatim me vaj ulliri. E mbulojmë tavën me letër kuzhine dhe e vendosim ne furrë në temp. 220°C për rreth 20 minuta.
E sherbejmë të ngrohtë.

Gjak e dhjamë :D


Monday, April 18, 2011

Sallate me couscous

Kjo eshte periudha ideale per te gatuar couscous me mish qingji dhe perime. Duke qene mishi i qingjit i njome jo vetem zihet me nje vale por ka edhe nje shije shume te mire. Sdq ajo qe dua tju jap nuk eshte receta e couscousit por e nje  sallate ku perberesi kryesor eshte pikerisht couscousi. Psh nese ju ngelet nje tas me couscous dhe nuk keni te gjithe perberesit per te gatuar sallaten taboulè (nje sallate tjeter kjo marokene qe gatuhet me couscous) mund te provoni kete variant qe e shpika dje.

Perberesit:
rreth 200 gr couscous i gatuar
kos turk/grek/shqiptar dmth içik i athet (sasia sipas deshires)
gjysem luge kafje uthull molle
gjysem kastraveci i prere ne kubike te vegjel
majdanoz i fresket
mente e fresket
kripe

I perziejme te gjitha bashke dhe et voilà sallata eshte gati.
Meqenese kjo sallate ngjall nje freski ne shqisat e nuhatjes dhe te shijes mendoj se stina ideale per ta servirur eshte vera.

Gjak e dhjame :D



Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...