Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label mousse dardhe. Show all posts
Showing posts with label mousse dardhe. Show all posts

Sunday, March 11, 2012

Profiterole me krem dardhe dhe ganache çokollate





Perberesit per 8 persona:

Per profiterolet:
90 gr margarine
90 gr miell
170 gr veze (rreth 3 veze)
1 gr pluhur pjekes per embelsira
210 ml uje
kripe sa te kapin majat e gishtave



Pergatitja e profiteroleve:
ne nje tenxhere ngrohim ujin. I shtojme margarinen dhe kripen.
Sapo uji te arrije temp. e vlimit, i shtojme miellin, pak e nga pak.
E perziejme ne fillim me tel kuzhine dhe me pas me luge druri.
Kur masa te shkeputet plotesisht nga bordet e tenxheres, pra kur merr formen e brumit, ath eshte gati.
Para se t'i hedhim vezet, e transferojme masen ne nje plan derrase dhe e hapim me luge druri ne menyre qe te ftohet.
Me pas i shtojme vezet, nje e nga nje dhe e punojme brumin qe t'i thithe ne menyre homogjene.
Ne fund i shtojme 1 gr pluhur pjekes, pra nje maje luge apo thike me sakte.
Mbushin me masen e profiteroleve nje sac-a-poche dhe formojme topthat e profiteroleve ne nje tepsi te lyer me gjalp.
I pjekim ne furre ne temp. 200°C derisa te marrin nje ngjyre te arte.
Nderkohe qe profiterolet piqen merremi me pergatitjen e ganache çokollate.


Per ganache çokollate:

250 ml uje
200 gr çokollate e zeze
40 gr gjalp
2 luge kakao

Pergatitja:
ngrohim ujin ne nje tenxhere. I shtojme çokollaten e prere ne copa te vogla dhe e perziejme derisa te shkrihet.
I shtojme kakao. E perziejme.
Ne fund i shtojme gjalpin dhe e perziejme.
E hedhim ne nje tas dhe e leme menjane te ftohet.



Per mbushjen:
4 te verdha vezesh
100 gr sheqer
30 gr miell
gjysem litri qumesht
vanilje
200 ml pana per embelsira
sheqer pluhur sipas deshires
300 gr dardha
150 ml vere moskat
20 gr sheqer

Pergatitja:
hedhim qumeshtin dhe vaniljen ne nje tenxhere dhe e vlojme.
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine te verdhat e vezeve me sheqerin. 
I shtojme pak e nga pak miellin dhe e perziejme.
Pasi qumeshti eshte ftohur pak, aq sa ta duroje gishti i vogel, hedhim mases me veze. Pak e nga pak dhe duke e perzier pa nderprerje!
E rivendosim masen ne tenxhere dhe me pas mbi zjarr te ulet. 
E perziejme pa nderprerje me luge druri ose tel kuzhine derisa te trashet. 
E hedhim kremin ne nje tas. E mbulojme me qese kuzhine dhe e leme te ftohet.

Ne nje tenxhere ziejme dardhen e prere ne kubike te vegjel me 20 gr sheqer dhe 150 ml vere moskat, derisa vera te shteroje.
Dardhen e kalojme ne mixer dhe e reduktojme ne pure.

Rrahim panen me sheqer pluhur dhe nje pjese ia shtojme kremit pastiçer tashme te ftohur dhe pjesen tjeter e leme menjane per zbukurimin.
I shtojme gjithashtu edhe purene e dardhes. E perziejme kremin dhe me ane te nje sac-a-poche mbushim profiterolet.

Ne pjaten e servirjes hedhim disa luge ganache çokollate dhe rendisim njeri mbi tjetrin profiterolet e mbushur. U hedhim siper ganache çokollate.
E zbukurojme sipas deshires me pana te rrahur dhe dardhe te fresket.



Gjak e dhjame :D


Saturday, June 11, 2011

Mousse çokollate me mana toke dhe biskote pikante





Mousse çokollate me mana toke dhe biskote pikante

Perberesit per 4 persona:

100 gr çokollate e bardhe
1 + gjysem e verdhe veze
100 ml pana per embelsira
40 gr sheqer
5 gr xhelatina per embelsira (1 flete)

Per biskoten:

25 gr miell
25 gr sheqer pluhur
1 e bardhe veze
25 gr gjalp
5 gr kakao 
shume pak spec djeges

Pergatitja:

grijme çokollaten e bardhe dhe e hedhim ne nje tenxhere bashke me 100 ml pana. E vendosim tenxheren ne zjarr shume te ulet dhe e shkrijme. 
Vendosim xhelatinen te zbutet ne nje tas me uje.
Rrahim me rrahes elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin dhe i shtojme çokollaten e shkrire. 
Xhelatinen e shtrydhim dhe e veme ne nje tenxhere me nje luge uje qe te lengezohet. Me pas ia shtojme kremit te mesiperm dhe i perziejme me rrahesin elektrik.
Rrahim panen e mbetur me pak sheqer. Pana duhet te jete shume e ftohte, prandaj ju sugjeroj qe, para se proçedoni me rrahjen ta fusni 10 min. ne akull. 
Ia shtojme panen kremit dhe i perziejme, jo me me rrahes elektrik por, me luge druri ose plastike. Levizja duhet te jete ne forme rrethore dhe jo shume e shpejte pasi pana mund te bjere.
E vendosim moussin ne frigorifer.

Per pergatitjen e biskotes pikante perziejme te gjithe perberesit: miellin, sheqerin pluhur, te bardhen e vezes dhe gjalpin, qe duhet te jete ne temperature ambjenti. Ndezim furren ne temp. 180°C. 
Shtrojme mbi tepsi leter pjekjeje ose perdorim tave silikoni dhe e hedhim perberjen e mesiperme me luge, duke formuar nje rreth. E sperkatim me kakao dhe spec djeges. E pjekim ne furre per 6-7 minuta. E presim sipas deshires dhe e sherbejme me moussin e çokollates. 

Sot gjeta ca mana toke qe nje fshatar i kishte mbledhur para se te vinte tek markata e se shtunes, prandaj i shtova moussit manat e tokes por, kjo embelsire shkon edhe me luleshtrydhe ose nese skeni fruta te fresketa sherbejeni vetem me biskoten. 

P.S.: kete recete e kam gjetur tek nje reviste kuzhine italiane, shume e vjeter, ne mos gaboj e 1999. Aty ishin te botuara disa receta qe servireshin ne restorantet e famshme te Italise. Deri me atehere mua sme dilte asnjehere moussi i çokollates njesoj si ne restorant, pasi perdorja vetem pana te rrahur. Tani....YESSSSS!!!!

Tuesday, May 24, 2011

Torte me komposto dardhe


Pas embelsires me komposto pjeshke nuk mund te mos postoja ketu edhe ate me komposto dardhe. Madje, per te qene e sinqerte, qe pikerisht kjo torte me mousse dardhe qe hapi nje kapitull te ri ne permbledhesin tim te recetave.  Qekur e realizova per here te pare u dashurova me te sepse kjo torte eshte e veçante, eshte si ato zonjat elitare plot elegance e hijeshi. Provojeni dhe do te me jipni te drejte! :) 




Perberesit per nje torte te permasave te fotos: 
pandispanja
250 gr djathe marscarpone
2 veze
150 gr sheqer
komposto dardhe
liker dardhe
3 flete xhelatine per embelsira (colla di pesce italisht)
Pergatitja:
fillimisht pergatisim pandispanjen sipas recetes qe mund ta gjeni ketu.
Ndersa pandispanja ftohet pergatisim  nje mousse dardhe. Rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin. I shtojme djathin mascarpone dhe nje dardhe kompostoje te cilen me pare e kalojme ne mikser derisa te reduktohet ne pure. I perziejme me tel kuzhine ose rrahes elektrik.
Veç rrahim te bardhat e vezeve me pak sheqer derisa te perftojme nje shkume, te cilen ia shtojme perberjes me mascarpone.
Ne nje gote me uje te ftohte zbusim fletet e xhelatines. Me pas i shtrydhim dhe i vendosim nje tenxhere te vogel te cilen e kemi vene ne zjarr te ulet, me nje ose dy luge uje, qe te shperbehen. Xhelatinat e shperbera ia hedhim mousse-t te dardhes dhe e perziejme me kujdes me luge druri ne menyre qe kremi te mos bjere.
Formen e tortes ne te cilen kemi pjekur pandispanjen e perdorim edhe per shtrimin ne menyre qe mousse i dardhes te mos kulloje. Shtrojme ne fillim nje gjysem pandispanje dhe e lagim me nje leng te perftuar nga lengu i kompostos se dardhes i perzier me pak liker dardhe. Shtrojme me pas nje shtrese me gjysmen e mousse dardhe, perseri pandipanja dhe e perfundojme shtrimin me mousse dardhe. Rradhisim sipas deshires mbi torte feta dardhe dhe e veme ne frigorifer per 1 ore. Nderkohe pergatisim nje xhel per te lyer siperfaqen e tortes me sheqer dhe xhelatine. Pasi ta kemi lyer e rivendosim ne frigorifer qe te mpikset dhe me pas e sherbejme me champagne ne raste festash ose me vere moskat. 
Gjak e dhjame :D
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...