Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label recete mish mash. Show all posts
Showing posts with label recete mish mash. Show all posts

Tuesday, October 18, 2011

Aroma mesdhetare


Tek titull i rashe shkurt "aroma mesdhetare" por gjate do te ishte couscous me briam shoqeruar me qofte pule

Qofte pule me salce beshamel

Perberesit per 4 persona:

150 gr gjoks pule i zier dhe i grire ne copa te vogla
30 gr parmigiano reggiano i grire
2 te verdha vezesh + 2 veze
miell
buke e grire
vaj
salce beshamel e bere vete sipas recetes qe mund ta gjeni ketu.


Pergatitja:

fillimisht pergatisim salcen beshamel. E bejme me te trashe se zakonisht.
I shtojme beshameles pulen e grire, dy te verdhat e vezes, djathin parmigiano reggiano te grire dhe kripe sipas deshires. I perziejme me dore derisa te perftojme njelloj brumi.
Ne nje tas rrahim me tel kuzhine 2 vezet.
E modelojme masen per t'i dhene formen e kroketave ose qofteve, te cilat fillimisht i kalojme ne miell, me pas ne vezet e rrahura dhe ne fund ne buken e grire.
I skuqim qoftet ne vaj kikirikesh ose vaj luledielli te nxehur.
I kullojme dhe i leme menjane ne te ngrohte.


Briam ose turli me djathe feta 

Briami qe une kam provuar ishte i sperkatur me djathe feta greke por, nuk di t'ju them nese djathi ben pjese ne recete apo ishte nje shpikje e kuzhinierit. Ne shqip kesaj pjate ne i themi turli prandaj mund te perdorni gjithefarelloj perimesh deshironi.

Masat me sy:

patate
kunguj
patellxhana
speca
majdanoz
nenexhik
djathe feta greke
vaj ulliri
piper i zi

Pergatitja:
i qerojme, i pastrojme dhe i presim perimet ne copa te vogla. I hedhim te gjitha ne nje tave. I kriposim dhe peperosim. I hedhim pak uje, aq sa tava te mbushet 2 gisht me uje. I sperkatim me vaj ulliri, nenxhik dhe majdanoz. E fusim taven ne furre dhe e pjekim per afro 40 minuta ose derisa perimet te rezultojne te pjekura. 10-15 minuta para e heqim taven nga furra. Therrmojme pak djathe feta siper perimeve dhe e rivendosim ne furre.

    




Te fundit gatuajme couscousin sipas tregimeve te kutise.
Shtrojme ne ne pjate couscousin. Mbi te shtrojme briamin dhe i shoqerojme me qofte pule.


Gjak e dhjame :D


Friday, August 19, 2011

Torte ne stilin grek

Ky eshte nje post i publikuar automatikisht, kur tashme Ballakumja do te jete me pushime, prandaj pergjigjet per pyetjet mbi receten do te vijne pas 2 javesh.
Tung  






Perberesit per 4-6 persona: 
1 pete brume brisè e gatshme ose e pergatitur vete
1 patellxhan
1 qepe
200 gr spinaq
3 ose 4 veze
100 gr djathe me myk ose djathe i bardhe
2 luge djathe kaçkavall ose grana i grire
60 ml kos natyral
90 ml qumesht (ose 45 ml qumesht + 45 ml pana)
100-150 gr oriz kokerrgjate i zier
kripe
piper

Pergatitja: 
e presim ne feta patellxhanin dhe e pjekim ne furre, te sperkatur me vaj ulliri dhe kripe. 
E shtrojme peten e brumit brisè ne nje tepsi dhe i bejme disa vrima ne siperfaqe me nje pirun.


E vendosim tepsine ne furre ne temp. 180°C per rreth 10-12 minuta derisa siperfaqja te filloje te ndryshoje ngjyre. 
Skuqim ne nje tigan me vaj qepen e grire imet dhe spinaqin, gjithashtu te grire, per rreth 5 minuta.
Pasi spinaqi te jete ftohur e hedhim ne nje tas. I shtojme vezet, kosin, qumeshtin dhe/ose panen, djathin e shkermoqur dhe kaçkavallin e grire, kripen dhe ne fund piperin. 


Mbi peten e brisese shtrojme orizin e zier dhe mbi te disa feta patellxhani. 


Me pas u hedhim siper masen me djathe dhe spinaq dhe ne fund shtrojme mbi siperfaqe fetat e mbetura te patellxhanit. 



E sperkatim me vaj ulliri dhe e pjekim torten ne furre, ne temp. 180-200°C per rreth 30-40 minuta. 



E sherbejme te ngrohte.




Monday, July 18, 2011

Kur ti thua qiqra une them FALAFEL!

Falafel jane qofte orientale me qiqra, shume te perhapur edhe ne perendim. Perveç servirjes ne formen e mezes e gjejme edhe si fastfood, ne mes te bukes arabe bashke me feta domateje, salce kosi, sallate etj..
Receta eshte shume e thjeshte per t'u gatuar ne shtepi por duhen perdorur absolutisht vetem qiqra te thata dhe jo konserve, pasi ato te konserves bejne qe gjate skuqjes falafelet te shperbehen.
Ndryshe nga orientalet mendova t'i servir si nje pjate unike bashke me makaronat dhe kosin grek.



Makarona me kos dhe falafel

Perberesit per Falafel:
250 gr qiqra
2 thelbinj hudher
2 luge majdanoz
1 luge koriander
4 luge miell
gjysem luge sode buke
kripe
piper

Pergatitja e Falafel:

i vendosim qiqrat ne nje tas dhe i mbulojme me uje. I leme te pushojne 24 ore ne temperature ambjenti qe te zbuten dhe fryhen.
I kullojme dhe i grijme ne mixer derisa te shnderrohen ne pure.
E vendosim purene e qiqrave ne nje tas dhe i shtojme te gjithe perberesit e tjere. E perziejme me duar derisa te na formohet nje brume i ngjashem me brumin e qofteve.



Formojme me duar disa qofte dhe i skuqim per rreth 4 minuta ne vaj te bollshem dhe shume te nxehte. 
Qe masa te qendroje sa me kompakte, une i shpelaje duart ne uje te ftohte sa here formoj nje falafel dhe pastaj e lyej me shume pak miell.







Perberesit per pjesen tjeter te pjates:

350-400 gr makarona te tipit penne
1 spec i kuq pluhur
100 gr gjize
150 gr kos grek ose shqiptar
1 qepe e njome
1 hudher
djathe pecorino romano ose kaçkavall
vaj ulliri
kripe
piper
majdanoz

Pergatitja:

 vendosim ne zjarr tiganin me vaj dhe hudhren e paqeruar derisa vaji te nxehet dhe aromatizohet. E heqim hudhren dhe i shtojme te bardhen e qepes se grire imet. E kaurdisim derisa te zbutet dhe me pas e shuajme me uje. Kur uji te shterohet i shtojme specin e kuq pluhur dhe gjizen. I kaurdisim dhe ne fund i shtojme kosin dhe djathin pecorino romano ose kaçkavall.
E leme tiganin mbi zjarr te fikur dhe ziejme makaronat ne uje te kripur. I kullojme dhe i vendosim ne nje tas apo tenxhere. U hedhim persiper permbajtjen e tiganit, majdanozin dhe i rregullojme me kripe dhe piper.
I sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe i servirim me falafelet, te cilet i pergatitem ne fillim.

Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...