Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label djathe. Show all posts
Showing posts with label djathe. Show all posts

Wednesday, June 29, 2011

Torte me patate dhe kos

Ora 8:00. Hap zyren. Ulem ne poltrone dhe ndersa kompjuteri ndizet bej planin e dites, qe perfshin edhe "çte gatuaj per darke". 
Mbyll syte dhe mundohem te imagjinoj aromat e perberesve e si mund te shkojne me njeri-tjetrin. Mund te them qe nder vite aftesia per t'i lidhur e nderthurur eshte permiresuar por, s'jane aspak sporadike rastet kur pjatat perfundojne ne koshin e plehrave organike, te shoqeruara me protesta turmash te uritura.
Megjithate kam arritur ne konkluzionin qe, mengjesi eshte vakti ideal per te shpikur receta ideale si kjo qe po ju jap sot :)    

Torte me patate dhe kos

Perberesit per 4 persona:

5 patate
150 gr djathe e bardhe ose Feta greke
150 gr kos
0,5 gr shafran
1 veze
koper
kripe
piper


Pergatitja:

ndezim furren ne temp. 200°C.
Ne nje tas therrmojme djathin. I shtojme kosin, shafranin e holluar ne 1 luge uje, vezen dhe kopren. I kaurdisim. I rregullojme me kripe dhe piper.
Shtrojme nje tave me leter pjekjeje ose e lyejme me gjalp.
Presim ne feta te holla patatet dhe i shtrojme ne tave si ne foto. I lyejme me vaj dhe i sperkatim me kripe.
U hedhim siper gjysmen e perberjes me djathe. Shtrojme nje shtrese tjeter me patate dhe e perfundojme me perberjen me djathe.
E mbeshtjellim taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 200° per rreth gjysem ore. 10 minutat e fundit e heqim letren ne menyre qe siperfaqja te marri ngyren e bukur te pjekjes.
E servirim te vaket. 
Gjak e dhjame :D



Thursday, March 31, 2011

Kanederli me djathe

Kanederlit eshte pjata me e njohur e kuzhines tipike südtiroleze.  
Ekzistojne shume receta kanederlish: me djathe, melçi, spinaq apo si embelsire me reçel kumbulle/pjeshke/kajsie. Eshte nje pjate e varfer si shumica e pjatave malore. Ingredienti kryesor eshte buka, ose me sakte copat e bukes qe teprojne nga darka dhe qe thahen gjate nates. Amvisat gjermane i gatuajne ne mengjes heret.


Me kujtohet, vite me pare, kur jetoja ne nje lagje  te banuar kryesisht nga gjermane, dhe merrja autobuzin e mengjesit, ate te ores 7.00. Sapo hipja ne autobuz perfshihesha si me magji ne nje vorbull ererash (buke, qepe & djathi) te krijuar nga perpareset shumengjyreshe te plakave, qe ne ate ore zbrisnin ne qytet per te bere pazaret.
Ato 10 minuta ne autobuz me kujtonin udhetimet mbi furgonat rrangalle qe benin rrugen  Elbasan-Tirane, perkrah udhetareve qe, per shkak te ndonje bestytnie apo ku ta di une, konsumonin para nisjes: byrek me gjize, hamburger me djath e mish, byrek me mish, paçe me pilaf, simite me bugaçe, simite me qofte etj.. Kur arrija ne destinacion sensoret e organit tim nuhates kishin pesuar nje black-out total. Me duheshin plot 10 minuta frymemarrje e thelle per ti akorduar dhe po aq kohe per te qetesuar trurin, qe gjithe rruges kishte perseritur si nje automat sharje alla shqiptarçe.
Keto eksperienca mengjesore me bene qe per nje kohe te gjate te me shpifej si recete por, duke jetuar ketu midis maleve, eshte e pamundur te mos e ndeshesh, sepse ben pjese ne menyne e cdo restoranti vendas, sepse shitet ne te gjithe supermarkatat dhe dyqanet ushqimore ne cdo lloj forme: te ngrira apo te fresketa, me kripe apo me sheqer, me djathe apo me melçi, sepse sime bije i pelqejne aq shume sa me kerkon t'ia gatuaj cdo darke.
Me gjithe kete parenteze, jo shume stimuluese per kureshtjen tuaj kulinare, duhet te pranoj qe jane shume te mire :)   

Kanederli me djathe
Perberesit per 4 veta:

300 gr buke e bardhe, e thare
300 gr lloje te ndryshem djatherash malore (Edamer, Emmenthal, Gouda etj.)
1 qepe
80 gr gjalp
1 luge miell ose me teper nese e shikoni te nevojshme
1 gote qumesht
3 veze
leng mishi
bishta hudhre te njome
kripe
djath parmigiano reggiano

Pergatitja:
E ndajme buken ne kubike te vegjel dhe e njomim me qumesht. Koha per zbutjen e bukes eshte gati 30 min. Nderkohe presim holle qepen dhe e skuqim ne gjalp. Kur buka te jete njomur, e shtrydhim dhe e vendosim ne nje tas, ku me pas do te shtojme qepen e skuqur dhe miellin. Ne nje tjeter tas rrahim vezet dhe ia shtojme bukes. I perziejme mire me duar derisa te na formohet nje mase e ngjashme me ate te qofteve. E vendosim tasin ne frigorifer per 2'-30 minuta. Formojme  nje qofte dhe ne mes te saj vendosim nje ose disa copa djathi. Ne nje tenxhere vlojme uje te kriposur ose leng mishi dhe nje nga nje hedhim kanederlit. Ne kohen kur fusim kanederlit e ulim pak temperaturen e zjarrit. I leme per gati 15 min. te vlojne. I servirim me gjalp te shkrire, hudher gjarpri te grire imet dhe djathe parmigiano reggiano te grire.
Gjak e dhjame :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...