Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label qofte gjeli. Show all posts
Showing posts with label qofte gjeli. Show all posts

Wednesday, August 10, 2011

Qofte me mish gjeli, patate dhe rukola



Perberesit per 2 persona:



2 patate te medhaja
200 gr gjoks gjeli
nje thelb hudher
nje tufe rukola
nje e verdhe veze
100 gr bishtaja te ziera
vaj ulliri extravergine
pak gjalp
djathe grana ose kaçkavall
trumez
kripe
piper
majdanoz



Pergatitja:
ziejme patatet me gjithe lekure ne uje te kripur.
Nderkohe presim mishin ne copa te medha. E skuqim ne nje tigan ku kemi hedhur 1 luge gjalp, pak vaj ulliri dhe nje thelb hudher te shtypur. Ne fund i shtojme kripen. 
E skuqim nga te gjitha anet duke e kaurdisur here pas here. 

 
Me pas e grijme duke e reduktuar ne copa te vogla fare.


 Patatet i qerojme dhe i shtypim me pirun ose shtypese ndersa jane akoma te ngrohta.
I hedhim purese se patateve nje te verdhe veze.
Grijme rukolen dhe bishtajat dhe ia hedhim purese se patateve.
I shtojme gjithashtu mishin e grire, djathin, trumezen e grire, kripe dhe piper. 

 
I perziejme te gjitha bashke dhe me ndihmen e dy lugeve formojme disa qofte te cilat i fergojme ne vaj ulliri.
I servirim me sallate rukola ne uthull balsamike dhe ullinj furre.


Gjak e dhjame  :D

Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...