Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label patellxhana. Show all posts
Showing posts with label patellxhana. Show all posts

Sunday, September 2, 2012

Menuja e nje nate fundvere





Pissaledierè 
nje lloj pizza franceze  

Per bazen:
250 gr miell
125 gr gjalp i kripur ne temp. ambjenti

Per mbushjen:
1 kg qepe
cironka te konservuara ne kripe, aq sa te mbulohet e gjithe siperfaqja e petes
ullinj te zi
vaj ulliri extravergine
kripe
piper
trumez

Pergatitja:

sitim miellin ne planin e punes dhe ne mes formojme nje grope ku hedhim gjalpin ne temp. ambjenti.
I perziejme bashke derisa te na formohet nje brume. (Nese e shihni te nevojshme shtojini mases pak uje)
Brumin e mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per afro 1 ore.
Nderkohe presim ne feta qepet dhe i skuqim ne vaj ulliri per afro 45 minuta ne zjarr mesatar, duke i njomur me disa luge uje, derisa te zbuten plotesisht.
Pas nje ore nxjerrim nga frigoriferi brumin e bazes dhe e leme te zbutet ne temp. ambjenti per afro 15 minuta.
Duke qene brumi si brume biskotash, pra prishet kollaj, e hapim direkt mbi letren e pjekjes.
I japim formen e tepsise me ndihmen e mollezave te gishtave dhe e vendosim ne furre ne temp. 180°C per afro 15 minuta derisa te marre nje ngjyre te arte.



Pasi te jete pjekur baza, e nxjerrim nga furra dhe e mbushim me qepet e skuqura, cironkat e lena ne uje te ngrohte per disa ore ne menyre qe te humbasin kripen e tepert dhe ullinjte. 

E aromatizojme me trumez, e sperkatim me vaj ulliri extravergine dhe e rivendosim ne furre per afro 40 minuta te tjera.

P.S.: kjo eshte receta tipike provencale, por ne baze te shijeve apo kohes ne disposicion baza mund te zevendesohet me brume brisé ose brume pizza.

Recete tjeter antipaste ishte Muffin rolls pikante, me te vetmin ndryshim zevendesimin e 'nduja calabrese me sallam pikant napoletan.







Rizoto me presh dhe pana

Perberesit per 8 persona:

6 presh
300 ml pana
500 gr oriz per rizoto
leng perimesh sa te nevojitet
kripe
piper
gjalp (shumeeee!!!!) 
djathe parmigiano + grana (shumeee!!!!) 
vaj ulliri

Pergatitja:
qerojme kercellin e bardhe te preshve dhe i presim ne rrathe te holle.
I skuqim ne pak vaj ulliri dhe 100 gr gjalp, duke i njomur me pak uje, derisa preshte te zbuten.
Pasi uji eshte shteruar, i shtojme orizin. 
E kaurdisim dhe i hedhim disa garuzhde leng perimesh te nxehte.
E gatuajme ne zjarr mesatar duke e kaurdisur dhe duke e njomur me leng perimesh here pas here.
Ne fund te kohes se gatimit, i shtojme panen dhe djathin e grire.
I hedhim piper dhe e servirim te ngrohte.








Brinje derri me hajvar "made by Ballakume" dhe qofte shqiptare me salce kosi dhe kastravec

Perberesit:
1 kg brinje derri
spec djeges i fresket
hudher
trumez
manxurane
rigon 
kripe
piper
vaj ulliri

Pergatitja:
ne nje tas perziejme erezat: specin djeges, hudhren, kripen, piperin dhe vajin e ullirit.
Lyejme me kete marinature brinjet e derrit dhe i leme te marinojne per 2 ore. 
Me pas i pjekim ne furre ne temp. 170°C per rreth 2 ore ose ne zgare. 

 
Per salcen ajvar (versioni i Ballakumes)


2 speca te kuq
2 spec jeshile
2 spec i verdhe
3 patellxhana
2 thelpinj hudher
2 qepe te njoma (vetem koka e bardhe)
1 spec djeges
majdanoz
uthull vere
vaj ulliri extravergine
kripe
piper

Pergatitja:
ne nje tepsi vendosim specat dhe patellxhanin e ndare pergjysem. 
U hedhim pak kripe dhe vaj dhe i pjekim ne furre per rreth 20 minuta. 
Me pas specat i fusim ne nje qese derisa te ftohen, ne menyre qe me pas te qerohen kollaj.
Grijme me thike specat edhe patellxhanat, pasi i kemi hequr lekuren. 
Ne nje tigan skuqim hudhren, qepen dhe specin djeges te grire imet.
I shtojme specat dhe patellxhanat. 
I kaurdisim per pak minuta dhe i shuajme me 2-3 luge uthull vere.
 I rregullojme me kripe dhe piper. 
I shtojme majdanoz te grire imet. Ne fund i sperkatim me vaj ulliri te bollshme dhe e leme tiganin mbi zjarr te fikur.
E servirim te ftohte.




Tiramisù

Pergatitja per nje tepsi me diameter 24-26 cm:

2 pako biskota savoiardi mundesisht prej pastiçerie, sepse jane me te buta dhe shume me te shijshme
340 gr sheqer
500 gr mascarpone
500 gr panna

kakao e hidhur
6-8 filxhana kafe express

Pergatitja:

rrahim mascarponen me panen dhe sheqerin derisa te formohet nje krem relativisht i trashe. 
Si mascarpone ashtu edhe pana duhet te jene shume te ftohta, madje ju keshilloj qe edhe enen ku do te rrihen, bashke me telat, t'i vendosni per disa minuta ne frigorifer.
Njomim ne kafe biskotat savoiardi dhe i shtrojme ne ene.
U hedhim siper kremin dhe vazhdojme me kete renditje derisa te perfundojne perberesit.
E vendosim ne frigorifer per te pakten 3 ore dhe ne momentin e servirijes e sperkatim me kakao te hidhur




Monday, July 16, 2012

Patellxhani in the Kitchen

"Nuk dua asnje vend tjeter ne bote aq sa kuzhinen.
Pak rendesi ka ku gjindet dhe si eshte: mjafton te jete nje kuzhine, nje vend ku behet per te ngrene, dhe une ndjehem mire. Me pelqejne me teper ato funksionalet dhe te jetuarat. Sidomos ato qe kane lecka gatimi te lara dhe te pastra e pllaka te bardha xixe.
Por edhe kuzhinat tmerresisht te pista me pelqejne shume.
Me pelqejne ato me dyshemete mbushur me copeza perimesh, kaq te pista sa edhe sholla e pantoflave behet zgjyre, e ato te medhate, te nje madhesie te ekzagjeruar. Me nje frigorifer te madh e plot me rezerva ushqimesh qe do te mjaftonin per gjithe dimrin, nje frigorifer jashtezakonisht te madh, ne kanatin e te cilit te mund te mbeshtetesha. E nese ndodh te ngreje syte nga soba e veshur me pikla yndyre ose nga thikat pak te ndryshkura, jashte yjet ndriçojne trishtueshem." Kitchen, Banana Yoshimoto



M'u kujtua ky paragraf i "Kitchen" kur hyra ne kuzhine per te pergatitur nje aperitiv dhe e pashe te shkelqente nga pastertia dhe rregulli. Rrallehere ndodh qe kuzhina ime te shkelqeje keshtu, e ne dorezat e kanateve te mos dallohen shenja gishterinjsh apo furra te mos vishet nga pikat e vogla te salces. Ne fakt kur vihem te gatuaj bej me teper zullumi une me luge e tenxhere sesa hana15she me  koshin e lodrave. 
Me pelqen tejmase kjo rremuje, madje edhe pasi e pastroj kuzhinen, kam deshire te gatuaj per ta bere prape pis. Me duket sikur me pastertine e tepruar, kuzhina humbet ate eskluzivitetin e te qenurit vendi i vetem ne shtepi ku ne kalojme te gjithe bashke momente intimiteti, tregojme per veten, gatuajme plot dashuri mengjeset, gajasemi darkave me miqte e ngushte, duke zhveshur veten prej çfaredolloj kompleksi.
Ate pasdite me trishtoi sepse m'u duk e ftohte dhe e pajete, si kuzhina e dikujt qe e konsideron shtepine si hotel per te kaluar naten dhe jo si nje strofkull te ngrohte. Prandaj te nesermen qe ne mengjes shkova ne dyqan per te blere, jo me sallatera apo proshuta, por perime per t'u gatuar.
Patellxhana me sakte, meqe koha me e pershtatshme per t'i konsumuar eshte pikerisht  korriku, kur patellxhani i gjate ka nje ngjyre te erret, pak fara dhe nje shije jo shume te hidhur. 
Receta e pare eshte patellxhana me parmigiano, nje recete napoletane, por qe per t'u bere aq e mire dhe e shijshme sa behet ne jug te Italise, kerkon perime te fresketa, ndersa per receten e 2., patellxhana Shkodre, duhet te falenderoj per miresjelljen vajzen e sitit "Une gatuaj".





Tave me patellxhana dhe parmigiano 
(La parmigiana di melanzane)

Perberesit per 4 persona: 

5 patellxhana te gjate
djathe parmigiano reggiano
rreth 1 kg domate per salce (per ato qe jetojne ne Itali domatet e S.  Marzano-s, qe dallojne nga te tjerat per formen e zgjatur, shijen agrodolce dhe per sasine e pakte te farave, jane ideale per kete recete)
rreth 200 gr mozzarella
kripe
vaj ulliri extravergine
borzilok i fresket


Pergatitja:
ne shtepine time mozzarella qe pelqehet "da morire" eshte "mozzarella di Bufala", por per kete recete kjo lloj mozzarella nuk eshte e pershtatshme sepse permban shume uje. Por nga ana tjeter eshte me e shijshme sesa mozzarella e zakonshme. E vetmja zgjidhje eshte ta lesh te kulloje per 2-3 ore dhe pastaj ta shtrydhesh mire. 
Nje alternative, per ato qe jetojne ne Shqiperi (e qe une po vdes ta provoje), eshte edhe gjiza me kripe. 

Ath u qerojme lekuren patellxhanave dhe i presim persegjati ne feta me trashesi rreth 5 mm. As me shume e as me pak sepse rrezikojne te digjen gjate skuqjes!
I vendosim ne nje tas dhe i mbulojme me uje te ftohte e te kripur per 1 ore, qe te humbasin shijen e hidhur.
Me pas i kullojme dhe i thajme me pecete.
Ngrohim vajin e ullirit dhe i skuqim fetat e patellxhanit derisa te marrin nje ngjyre te florinjte, por pa u djegur.
I vendosim ne nje pjate te madhe dhe i mbulojme me leter thithese qe te eliminojne nje pjese te vajit te skuqjes. Kjo duhet bere patjeter sepse perndryshe behen shume velitese dhe s'mund te quhen me pjate e fresket verore.

Per pergatitjen e salces ziejme ne uje te kripur domatet, te cilave u kemi bere nga nje kryq. I qerojme dhe i kalojme ne nje ene kuzhine qe quhet passaverdure, ose ne pamundesi i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje salce homogjene.
Hedhim pak vaj ulliri ne nje tigan te thelle dhe e ngrohim se bashku me nje thelb hudher te shtypur. Sapo hudhra te skuqet, e heqim nga tigani dhe hedhim ne te salcen e domates. E rregullojme me pak kripe dhe e leme te gatuhet ne zjarr te ulet derisa te trashet. Sa me e trashe te jete salca aq me e mire behet tava, sepse salca shume e lengshme e ben taven si gjelle...




Lyejme me pak salce nje tave dhe shtrojme fetat e patellxhaneve. 
I lyejme bollshem me salce domatesh, djathe parmigiano reggiano, disa feta mozzarella dhe gjethe borziloku te grira me duar.
Vazhdojme me kete renditje derisa te mbarojne te gjithe perberesit.
Ndersa siperfaqen e mbulojme me feta mozzarella.
E vendosim tepsine ne furre ne temp. 170-180°C per rreth 40-50 minuta.

P.S.: Nuk e servirim menjehere pas pjekjes, por e leme te ftohet pak sepse keshtu paraqitet estetikisht me bukur dhe eshte me e mire ne shije....por ne familjen time po u servir tava s'te lene me asnje cope per fotografi, prandaj detyrimisht m'u desh ta fotografoja kur ishte e sapodale nga furra dhe duke qene shume e nxehte s'e ruante formen  per qamet.

P.S.: per nje tave me te lehte, patellxhanat ne vend qe te skuqen ne vaj ulliri mund te piqen ne zgare ose furre, por besomeni qe nuk eshte e njejta gje....





Patellxhana Shkodre 
(sipas recetes se Kameles)

Perberesit per 2 persona:

2 patellxhana te gjate
100-150 gr djathe i bardhe ose Feta greke
100 ml pana 
kripe
piper
majdanoz
vaj ulliri

Pergatitja:
patellxhanat i ndajme me dysh dhe i heqim tulin. Sipas recetes tulin e prere ne kubike te vegjel e bashkojme menjehere me perberesit e tjere, por mua m'u duk me e udhes ta skuqja me pare ne vaj ulliri e me pas ta perzieja me djathin e shkermoqur, panen, piperin, majdanozin e grire imet dhe kripen.
Mbushim me kete mase patellxhanat. I sperkatim ne vaj ulliri dhe i pjekim ne temp. 180°C per 30-40 minuta.

....dhe  kuzhina u kthye ne identitet  :)



Saturday, October 8, 2011

Imam bajelldi

Oh çfare nepsi kur pashe nje pjate imam bajelldi tek Yummania!
Ne fakt vjeshta nuk eshte stina e pershtatshme per ta gatuar, pasi kjo eshte recete verore por kur te kap nepsi, pervish menget. 
Sot ne dreke mesova edhe 2 legjenda rreth kesaj pjate. Imam bajelldi tekstualisht e perkthyer do te ishte "hoxhes i ra te fiket". Eh - do te thoni ju - iu shfaq parajsa ne pjate hoxhes! Por, gaboheni! Hoxha na paskerka qene nje kurnac i madh, qe kursente edhe piken e vajit dhe kur i kane servirur kete pjate kaq te bollshme e te larmishme me mish e perime e me dy gisht yndyre ne siperfaqe, i ka rene te fiket te shkretit se i eshte dukur sikur i kishin rrenuar ekonomine e xhamise. Ky ishte versioni qe me pelqeu me shume, ndoshta ngaqe imagjinova nje hoxhe si Harpagoni :) por, ekzistoka edhe nje version tjeter sipas te cilit hoxha kishte ngrene aq shume sa ishte velitur dhe i kishte rene te fiket. 



Imam bajelldi

Perberesit per 2-3 persona:


4-5 patellxhana te sterzgjatur
200 gr mish viçi i grire
gjysem qepe
3-4 luge salce domatesh
rigon
piper i zi
vaj ulliri
hudhra shumeeee


Pergatitja:
pastrojme patellxhanat dhe i presim nga fillimi deri ne fund persegjati, pa i ndare pergjysem. U heqim sa me teper tul te mundemi.
Tulin e presim ne copa te vogla.
Qerojme hudhrat dhe qepen dhe kete te fundit e grijme imet. 
Ngrohim disa luge vaj ulliri ne tigan (kjo recete kerkon qe me vajin duhet te tregoheni bujare!)  dhe skuqim hudhrat, qepen dhe mishin e grire per disa minuta. I kriposim dhe i kaurdisim here pas here derisa qepa te zbutet. I shtojme 3-4 luge salce domatesh. I peperosim me piper te zi, mundesisht i bluar ne moment, dhe me pak rigon. E ulim pak temperaturen e zjarrit dhe e leme tiganin edhe 10 minuta te tjera mbi zjarr.
Mbushim me kete mase patellxhanat dhe i rendisim ne tave.
Mases se mbetur i shtojme gjysem gote uje, e kaurdisim dhe e hedhim mbi patellxhanat. I sperkatim patellxhanat me pak kripe dhe vaj ulliri. I pjekim ne furre ne temperaturen 220°C per afro 30-35 minuta. Me pas i servirim te ngrohta. Mua me pelqejne te shoqeruara me sallate greke.

Gjak e dhjame  :D

Wednesday, July 13, 2011

Pastiço verore







Perberesit per 2 persona:

150 gr makarona (me te pershtatshme per kete recete do te ishin zitte ose bavette te thyera)
gjysem kuti koncentrat domatesh ose domate te fresketa
1 veze e zier
50 gr djathe parmigiano reggiano i grire
100 gr mozzarella di buffala (mund te zevendesohet edhe me gjize)
1 patellxhan i madh
1 hudher
vaj ulliri
kripe
piper
borzilok

Pergatitja:

ne nje tigan vendosim hudhren te skuqet ne vajin e ullirit. I shtojme koncentratin e domates, 2 gota uje dhe kripe. E leme te gatuhet ne zjarr te avashte per gati 1 ore. Ne fund i shtojme gjethet e borzilokut.

Presim 2 feta patellxhani, te cilat do te na duhen per dekorimin dhe pjesen tjeter e presim ne kubike te vegjel. Ne nje tjeter tigan skuqim ne vaj ulliri fetat e patellxhanave dhe pas kubiket e vegjel.
Meqe patellxhanat thithin shume vaj alternativa mund te jete t'i piqni ne zgare ose furre por shija ndryshon pasi te skuqura i japin me lezet pjates.
I kriposim dhe i vendosim mbi nje leter thithese qe te kullojne vajin e tepert.
Ziejme ne uje te kripur makaronat dhe i kullojme.
I perziejme ne nje tas me mozzarellen dhe patellxhanat e prere ne copa te vegjel, borzilokun, salcen e domates dhe djathin e grire. I rregullojme me kripe dhe piper.
Lyejme me vaj ulliri nje tas porcelani qe duron temperaturen e larte. Shtrojme fillimisht nje fete patellxhani dhe me pas makaronat. E mbulojme tasin me leter alumini dhe e pjekim ne furre ne temp. 200°C per rreth 10 minuta.
Para se ta sherbejme e permbysim tasin ne nje pjate dhe e dekorojme me vezet e ziera.

Gjak e dhjame :D 
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...