Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Shkruaj perberesin ...

Showing posts with label karrota. Show all posts
Showing posts with label karrota. Show all posts

Friday, May 10, 2013

Apertivo time: Muffin me karrota dhe gjize






Perberesit per 12 muffin:

150 gr miell 00
50 gr miell misri (maja e miellit te misrit)
4 karrota bio, pra te holla
gjysem qepe e vogel
100 gr gjize 
1 veze
1 luge e vogel trumez e fresket e grire imet
200 ml qumesht i fresket
2 luge sode buke (pluhur pjekes)
kripe 
piper
vaj ulliri 

Pergatitja: 
grijme ne mixer karrotat dhe qepen (Nese karrotat nuk jane te fresketa eshte mire t'u jepet nje vale ne uje te kripur perpara!). 
I shtojme vezen, gjizen, kripen, piperin, qumeshtin e fresket dhe trumezen e grire imet.
Veç perziejme miellrat me soden e bukes. I shtojme masen e mesiperme dhe i perziejme te gjitha me tel kuzhine ose rrahes elektrik duke i hedhur vaj ulliri (me pak se 100 ml).
E ndajme perberjen ne format e muffin dhe i pjekim ne furre ne temp. 180°C per afro gjysem ore derisa te marrin nje ngjyre te bukur ne siperfaqe dhe te formojne te çarat tipike te muffin.

Gjak e dhjame :D






Monday, March 5, 2012

Rizoto me karrota






Perberesit per 4 persona:

350 gr oriz per rizoto
4 karrota te reja
50 gr gjalp
vaj ulliri
1 qepe
1 gote vere e bardhe
djathe emmenthal, une i hudh 3-4 feta, por mund ta ndryshoni masen sipas deshires
piper i zi
2-3 luge pana
leng mishi ose perimesh

Pergatitja:
grijme ne frulator karrotat me veren e bardhe derisa te perftojme nje leng relativisht te trashe.
Ne nje tenxhere me fund te trashe skuqim ne vaj ulliri dhe gjalp qepen e grire imet.
I shtojme lengun e karrotave dhe sapo te filloje te vloje, i shtojme orizin. 
E kaurdisim orizin per 2 minuta dhe e njomim me nje garuzhde leng mishi ose perimesh. Lengu i mishit ose perimeve duhet te jete i nxehte, ne te kundert kokrra e orizit nuk gatuhet ne brendesi. Gjithmone sipas te njejtes logjike edhe temp. e zjarrit nuk duhet te jete e larte.
E gatuajme rizoton duke e kaurdisur here pas here me luge druri dhe duke i shtuar leng mishi nese shterohet.
Zakonisht koha per gatimin e nje rizotoje eshte 15-20 minuta. 
5 minutat e fundit i shtojme 2-3 luge pana dhe djathin emmenthal te prere ne copa te vogla. E rregullojme me kripe dhe piper. 
E kaurdisim derisa djathi te shkrihet.
E servirim te ngrohte. 
Gjak e dhjame :D

 P.S.: rizoto me pelqen kur eshte i lengshem, si krem, njesoj si ne foto, por ju mund ta shteroni lengun sipas deshires.

Wednesday, June 8, 2011

Role me mëlçi dhe karrota

Përbërësit për 4 persona:

8 feta mish viçi
200 gr mëlçi viçi
4 karrota
3-4 qepë
nje çerek gote uthull vere
kripë
piper i zi i sapo bluar
sherbelë
trumëz
vaj ulliri


Përgatitja:
rrahim fetat e mishit. I kriposim, peperosim dhe i lemë mënjanë.
Presim në copa të vogla mëlçinë dhe à la julienne karrotën. I skuqim në një tigan me vaj ulliri për pak minuta, sa të zbuten.
I kriposim, peperosim dhe proçedojmë me mbushjen.
I lidhim roletë me spango.
Në një tigan me vaj ulliri hedhim qepët e grira. I shtojmë roletë e mishit, erëzat (trumëz dhe sherbelë) dhe i skuqim. Në fund i shuajmë me uthull vere  dhe ujë. I lemë ne zjarr derisa mishi dhe qepa të jenë gatuar.
Për dekorimin e pjatës presim në feta të holla karrotën. I japim një valë, për rreth 5 minuta, në ujë me kripë dhe me pas i kullojmë dhe i kriposim. 




E shërbejmë të ngrohtë me polenta.
Gjak e dhjamë :D 

Wednesday, May 18, 2011

Torta me arra, molle dhe karrota

Perberesit per 4-6 veta: 
75 gr gjalp ne temperaturen e ambjentit
100 gr sheqer  nga ai qe ne italisht quhet "zucchero di canna"
nje çerek gote qumesht
50 gr karrota
25 gr molle
2 veze 
100 gr miell 
25 gr sode buke 
50 gr arra te grira
kanelle
shtalpe ose pana per embelsira



Pergatitja: 
fillimisht grijme me rende karrotat dhe mollen. Ne nje tas rrahim me rrahes elektrik gjalpin me sheqerin, miellin, soden e bukes, vezet dhe qumeshtin derisa te perftojme nje mase homogjene. Kesaj mase i shtojme karrotat, mollet dhe arrat e grira. 

Lyejme nje forme torte me gjalp dhe miell dhe hedhim ne te perberjen e mesiperme. E pjekim ne furre ne temperaturen 180°C per 40 minuta. Pasi te kete kaluar kjo kohe e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet. Me pas e permbysim ne pjatance dhe e dekorojme me shtalpe te rrahur me sheqer dhe arra te qeruara. E sperkatim me kanelle dhe e sherbejme. 
Gjak e dhjame :D

Friday, March 11, 2011

Supa me karrota dhe xhinxher te ben mire per lekuren!

Per te qene adet-shmerisht ne rregull me qenien time elbasanase, perpara se te shkruaj receten e pare te ketij blogu, po bej prezantimin… Une jam Ballakumja. Ballakumja nga Elbasani. Uaa sa emer i çuditshem! – ve bast qe po mendoni ju. Eh, ta dini ju o njerez qe ky emer i perbere nga 4 rrokje e 4 zanore te aromatizuara me Telyn Polisi dhe Veze-Katunari-Labinoti, ka luajtur nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim, duke u bere shkaktari i traumave te pasherueshme si humbja e Miss Lagjes, Miss Pallatit, Miss Klases e gjithe Misseve te mundshme. E brumuar, qe ne vogeli, me nje skeme bukurie qe personifikohej nga modelet skeletike te Vogue - qe po te frynte era e Krastes i hidhte pertoke dhe s’kishin shans te ngriheshin nga toka sakllam, dmth pa thyer ndonje artikulacion te poshtem e/o te siperm - me formohej, sa here ndonje Teta gjithe embelsi me drejtohej “oj Ballakume!”, nje si tornado, diku aty afer stomakut, qe rritej….Rritej…RRitej dhe shperthente duke e ngritur ne ajer Teten-embelsire per ta perplasur drejt e ne fuçine e gjalpit prej Polisi. Po...Po... Keshtu Teta mesonte qe nuk mund ti drejtohej nje vajze adoleshente, e lindur dhe e rritur ne juglindje te evropes, ne nje vend te Shqiperise qe shquhet per qytetari, me nje “kompliment” te tille, qe do te bente te lumtur vetem nje virgjireshe-beduine-ne-kerkim-te-bashkeshortit. Qe thoni ju njerez, diku ne shkretetire gjinden nje fis beduinesh qe jetojne akoma ne tenda. Ne pamundesi te krevateve te rehatshem, atje, burrat perdorin grate si dyshek. Per te permbushur sa me mire kete detyre fisnike-bashkeshortore femra duhet te jete aq e shendoshe sa ti dalin vijat e dhjamit tek krahet. (Mos e thente Zoti! Une goce elbasani qe enderroja te isha si Julia Roberts.) Enderroja!!!…… me mire po vazhdoj me receten e pare te blogut: Supe me karrota dhe xhinxher. Probabiliteti qe une te marr qofte edhe nje karrote, ta qeroj e ta haje te gjalle eshte 0, por nga halli se mos edhe kete vere do te ngelem e bardhe si mozarella, u vura te gatuaj kete recete. Mund te them qe fale aromave te bukes se thekur ne gjalp, xhinxherit dhe specit djeges, karrota mori shije.

Supe me karrota dhe xhinxher
Perberesit x 4 persona:
1 kokerr qepe,
8 karrota,
leng perimesh,
1 luge xhinxher i grire,  
kripe,
spec djeges,
1 luge kafje sheqer,
piper i bardhe.
Feta buke te bardhe
Gjalp
Spec djeges

Pergatitja
Qerojme qepen dhe karrotat dhe i presim ne copa. Nuk ka rendesi madhesia apo te prerit perfekt, pasi ne fund do ti kalojme ne frulator. I vendosim ne nje tenxhere me presion bashke me pak kripe,1 luge kafje sheqer, xhinxher te grire dhe lengun e perimeve. E mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejme per rreth 10 min. Pasi jane zier i kalojme ne frulator derisa te perftojme nje mase homogjene. E rregullojme me kripe, piper & vaj ulliri te nje cilesie sh.mire dhe e shperndajme neper pjata. Ne nje tigan shkrijme gjalp dhe vendosim nje spec djeges qe te leshoje arome. I presim fetat e bukes ne kubete te vegjel dhe i skuqim ne gjalp. E dekorojme supen si ne foto. Gjak e dhjame! :D


Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...