Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

15°N 032°E / 15°N 32°E / 15; 32

Republika e Sudanit

جمهورية السودان
Jumhuriyat as-Sudan
Emblema - Sudani
Sudani Sudani
Moto Kombëtare: Al-Nasr Lana
(Arabishtja: Fitorja është e Jona)
Vendndodhja - Sudani
Vendndodhja - Sudani

Sudani (arabisht: جمهورية السودان) ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Afrikës qendrore dhe në një pjesë në veri-lindje të vendit gjendet dalja në Detin e Kuq. Kufirit tokësor i Sudanit përshkohet nga kufiri në veri me Egjiptin, në lindje me Eritren e Etiopinë, në jug me Sudanin e Jugut, në perëndim me Republikën e Afrikës Qendrore e Çadin dhe në veriperëndim me Libinë. Abdel Fattah Abdelrahman Burhan prezidenti i ri në 2019.

Republika e Sudanit zë një sipërfaqe prej 2,5 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më pak se 44 milion banorë. Për kryeqytet k qytetin e quajtur Kartumi (Khartum) dhe për gjuhë zyrtare shtetërore gjuhën arabe. Sipas Kushtetutë në fuqi (nga 1998-ta) Sudani është republikë islamike me president autoritar si kryetar shteti dhe qeverisë i zgjedhur drejtë për drejtë çdo pesë vite. Organi më i lartë i legjislacioni është Kuvendi Kombëtarë (Nacional).

Sipërfaqja dominohet nga rrafshnaltat, shumica Savana (Savanne), në veri shkretinë e Nubies (Nubien), në pjese qendrore jugore moçale dhe tokë e përmbytur shpesh.

Në pjesën veriore të Sudanit është e koncentruar popullsia myslimane (arabë, nubianë, bexhanë etj.) të cilët paraqesin mbi 70% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa në jug të krishterët me rreth 13% dhe dashamirët e besimeve tradicionale Afrikane të besimeve Dinka, Nuer etj.

Në tokat të cilat pjesërisht ujiten, pjesërisht vërshohen, ndër të tjera mbillen pema e mëndafshit, drithërat e ëmbla (Poaceae), sezami dhe panxharsheqeri. Po ashtu në Sudan nxjerrët edhe një lëndë e quajtur goma arabe ndërsa blegtoria zhvillohet vetëm në nivelin e endacakëve. Industria e produkteve ushqimore është dega më e zhvilluar e industrisë së përgjithshme. Partneret kryesorë tregtar janë Britania e Madhe, India dhe Italia.

Për transportin e mallrave dhe udhëtarëve janë të njohura porta detare ndërkombëtare në Port Sudan dhe porta ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.

Në bazë të Marrëveshjes së paqes së Naivashës, e firmosur mes dy kundërshtarëve kryesorë, konkretisht qeverisë qendrore sudaneze dhe Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Sudanit, marrëveshje e cila i dha fund luftës civile 22 vjeçare (1983-2005), një ndër konfliktet më të rënda të Afrikës me rreth 1.9 milionë civilë të vdekur, Sudanit të Jugut iu sigurua një autonomi e madhe politike dhe legjislative nga qeveria qendrore e Khartoumit. Siç e parashikonte edhe Marrëveshja e Naivashës, më 9 janar 2011 filloi votimi në referendumin për pavarësinë e Sudanit të Jugut , votim i cili përfundoi më 15 janar 2011, pra zgjati 6 ditë. Më 7 Shkurt 2011 Komisioni i Referendumit publikoi rezultatet përfundimtare, në bazë të të cilave rezultonte se 98.83% e zgjedhësve kishin votuar në favor të pavarësisë. Në 9 korrik, 2011 Sudani i Jugut zyrtarisht shpalli pavarësinë nga Republika e Sudanit duke u bërë kështu shteti më i ri në botë. Ndërkohë ishte parashikuar që më 9 janar 2011 të mbahej një referendum edhe në rajonin e pasur me naftë të Abijeit, rajon i vogël konfliktual i cili në bazë të Marrëveshjes së Naivashës i përket njëkohësisht shtetit të Kurdufanit të Jugut në Sudanin e Veriut dhe shtetit të Bahr El Ghazalit të Veriut në Sudanin e Jugut, referendum ky në të cilin banorët e Abijeit do të vendosnin nëse do të bashkoheshin me Sudanin e Jugut ose jo nëqoftëse ky i fundit shpallej i pavarur. Referendumi i Abijeit u shty për shkak të konflikteve kufitare dhe rezidenciale.

Historia

Redakto
Artikulli kryesor : Historia

Sudani nga 1899 deri më 1955 ishte pjesë e Egjiptit (Kondominium britanikë). Më 1 janar 1956 u shpall i pavarur. Pas pavarësimit paraqiten më të madhe kundërthëniet kulturore në mes të myslimanëve në veri nën ndikimin arabë dhe të krishterëve animist në jug. Më 1983 pjesën jugore e kaplon kulmi i luftës së rëndë qytetare disa vjeçare. Nga 1993 president i shtetit ishte O. H. Ahmad al-Bashir-i.

Politika

Redakto
Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror

Njësitë administrative

Redakto
Artikulli kryesor : Njësitë administrative
Sudani eshte i ndare ne 18 shtete ('wilajat' apo 'wilajah', dhe mund te ndahet ne 133 rrethe.
Shtetet quhen: 1. Al Xhazira, 2. Al Kadarif, 3. Nili i Kalter, 4. Darfuri Qendrore, 5. Darfuri Lindore, 6. Kasala, 7. Kartumi, 8. Darfuri Veriore, 9. Kurdufani Veriore, 10. Shteti Veriore (Sudan), 11. Deti i Kuq, 12. Lumi i Nilit, 13. Senari, 14. Darfuri Jugore, 15. Kurdufani Jugore, 16. Darfuri Perendimore, 17. Kurdufani Perendimore, 18. Nili i Bardhe.

Gjeografia

Redakto
Artikulli kryesor : Gjeografia e Sudanit

Sipërfaqja e përgjithshme e Sudanit është 2,505,810 km2 nga kjo sipërfaqe 129,810 km2 janë ujë. Sudani shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 30 00 L.

Sudani ka një vijë bregdetare të gjatë 853 km përgjatë detit Kuq dhe vijë kufitare tokësore 7,687 km. Klima e Sudanit është klimë e tropeve në jug, e djerrët shkretinore në veri. Sezoni i reshjeve varet nga regjioni (nga prilli deri në nëntor)

Relievi i Sudanit në përgjithësi përbëhet nga terreni i rrafshët me disa male që ju përngjajnë më tepër ngritjeve të ulëta e që në jugun, veri-perëndimin e perëndimin e largët të vendit marrin formën e maleve të mirëfillta. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të detit të Kuq dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,187 metrave në vendin e quajtur "Kinjeti" (ang.:Kinyetil), në jug, në kufi me Ugandën.

Ekonomia

Redakto
Artikulli kryesor : Ekonomia
PBB i Sudanit eshte $159,5 milliard (vler. 2014), 44.5% e te ekonomise e perben bujqesia, 45.3% industria, dhe sherbimet 10.2% (vler. 2010), inflacioni eshte 32.1% (vler. 2013). Popullsia ner nivelin e varferise eshte 9% (vler. 2012). Fuqi punetoresh 11.92 million individ (vler. 2007), 45% merren me agrikulture, 15% me sherbime dhe 40% me industri (vler. 2011).
Papunesia eshte 13.7% (vler. 2012).
Industrit kryesore jane; nafta, makine zhveshese te pambukut, tekstilet, çimento, vajrat ushqimor, sheqeri, kepucet, rafineri vajguri/naftës, farmaceutike, armatimet, mbledhje automobilistike/ kamione te lehtë.
Lehtësia per te bere biznes; vendi i 149-t (2014).
Exportet: $8.464 milliard, (vler. 2009) Mallrat exportues; naftë, pambuk, susam, bagëti, kikirik, çamçakez arab, sheqer. Ortaket kryesore; Emiratet e Bashkuara Arabe 63.2%, Arabia Saudite 9.2%, Etiopia 5.3% (vler. 2012).
Importet: $6.823 milliard, (vler. 2009) Mallrat importues; ushqim, artikuj të prodhuar, rafineri dhe mjete transportuese, ilaçe dhe kemikale, tekstile, grurë. Ortaket kryesore; Makau (Kine) 18%, India 8.8%, Arabia Saudite 7.9%, Egjipti 6.7%, Emiratet e Bashkuara Arabe 5.2% (vler. 2012).
Borxhi i Jashtem: $36.27 milliard (vler. 31 dhjetor 2009)
Financa Publike: Borxhi Publik; 104.5% te PBB's (vler. 2009). Shitjet; $9.046 milliard (vler. 2009), Shpenzimet; $10.83 milliard (vler. 2009), Rezervat e huaja $14.3 milliard (vler. 31 dhjetor 2011). (Te dhenat kryesore vin nga Libri i fakteve te CIA's, te gjitha vlerat perndryshe jane te deklaruara ne $'in e SHBA's.)
Qe nga viti 1997, Sudani po punon me Fondin Monetare Nderkombetare, per ti zbatuar reformat makroekonomik, dhe nje qarkullim te menaxhuar te kursit te kembimit valutor. Sudani ka nisur te exportoj naftë bruto ne çerekun e fundit te vitit 1999. Prodhimi bujqesor mbetet i rëndësishëm sepse i punëson 80% e te punëtorëve te vendit dhe kontribon si një e treta e te PBB's ne vend. Konflikti i Darfurit, si pasoje e dy dekadave te luftes civile ne jug te shtetit, dhe mungesa e infrastruktures themelore ne vendet te medha, dhe mbeshtetja e shume banoreve ne bujqesi do thote se shum nga popullata do jete nën nivelin e varferis per shume vite, edhe pse ka rritje te shpejta ne te ardhura per banore. Ne muajin janar te vitit 2007, qeveria ka fut nje monedhe te re, Paundi Sudanez, ne nje shkall fillestare te kembimit me $1 te SHBA's = 2 Paund Sudanez.

Demografia

Redakto
Artikulli kryesor : Demografia

Kultura

Redakto
Artikulli kryesor : Kultura

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Sudani – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Sudani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale