Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Reqati

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Falja e namazit me reqat bëhet si vijon:

Tekbiri Fillestarë

Në namaz hymë duke i ngritur duart. Shuplakat i kthejmë nga kibla e shqiptojmë "ALL-LLAHU EKBER" përkthimi: All-llahu është vetëm një.
Meshkujt i ngritin duart deri në lartësi të veshëve, duke prekur të butit e veshëve, me gishta të mëdhenj. Femrat i ngrisin duart baras me lartësinë e supeve-krahëve. Gishtat duhet të jenë të shtrirë. Me tekbirin fillestar (iftitah tekbir) hyhet në namaz.

Të ndenjurit në këmbë

Pasi të shqiptojmë tekbirin fillestar i bashkojmë duartë e rijmë gatitu, e duke shikuar vendin ku dotë bëjmë sexhden dhe lexojmë Kuran. Të ndejurit në këmbë në namaz quhet kijam. Kush nuk mund të rrijë në këmbë nga sëmurja ose pleqëria, falet ulur.

Rukuja

Përkulja me gjysmën e trupit quhet ruku: Duke bërë rukun shqiptojmë: Leximi: "Subhane rabbijeladhim" përkthimi: "Qoftë i pastër nga të gjithë të metat Zoti i madhëruar".
Pra kjo thuhet tri herë.
Duke u ngritur nga rukuja shqiptojmë: leximi: "Semiall-llahu limen hamiden".
Mandej ndalemi pak e thomë: leximi: "Rabbena lekel - hamd" .
Duke thënë "ALL-LLAHU EKBER" (duart i mbajm poshtë) bëjnë sexhde. Kur jemi duke kryer rukun, shikojmë këmbët

Sexhdeja

Prej ruku'it bëjmë sexhden . Së pari i ulim gjunjët, mandej shuplakat e atëherë hundën dhe ballin. Në sexhde shqiptojmë: leximi: "Subhane rabbijel e'ala", përkthimi:
Pra kjo shqiptohet tre herë. Tri herë gjithmonë është marrë minimumi i mundshëm kurse për më shumë varet nga vetë kryerësi i namazit. Gjithashtu gjatë të ndenjurit me kokë në sexhde është e lejuar të bëhen lutje personale pra duke përfshirë dua dhe lutje me fjalë personale.

Duke thënë tekbirin e ngritim kokën nga sexhdja dhe ulemi pak, e atëherë në të njëjtën mënyrë e bëjmë sexhden e dytë. Prej sexhdes, duke thënë "ALLAHU EKBER" ngritemi në rekatën e dytë. Në sexhde shikojmë poshtë fytyrës. Në sexhde tokën e prekim me gishta të këmbëve, me gjunjë, me shuplaka, me hundë dhe me ball.

Të ndenjurit ulur

Pas çdo rekati të dytë dhe në fund të namazit ulemi. Namazi prej dy rekatesh, ka vetëm një ulje - Kadei ehire. Namazet prej tre ose katër rekatesh kanë nga dy ulje: uljen e parë pas dy rekateve dhe Kadei ehiren në mbarim të namazit. Në uljen e parë e lexojmë Et-Tehijjatu. Në uljen e fundit e lexojmë Et-tehijjatu, Salavatet dhe duatë mandej japim (shprehim) selam.
Ja, si thuhet Et-tehijjatu, Salavatet dhe Duatë - lutjet:

Dalja nga Namazi

Duke dhënë selam dalim nga namazi. Selami jepet kështu: duke kthyer kokën në anën e djathë shqiptojmë: leximi: "Esselamu alejkum ve rahmetull-llah", përkthimi:
Mandej e kthejmë kokën në anën e majtë dhe i thomë të njëjtat fjalë. Duke shqiptuar selamin shikojmë majën e supave.
Pasi të japim selam lexojmë: leximi: "All-llahume entes-selamu ve minkes-selam, Te-barekte ja dhel-xhelali vel-ikram." Allahu kabul ju boftë lutjet e jauja dhe namazun e jauj. Insh-shallah!

Stampa:Namazi me video

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]