Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Kanceri ovarian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanceri ovarian
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
ICD-10C56
ICD-9183, 220
ICD-O:varied
DiseasesDB9418
MedlinePlus000889
eMedicinemed/1698
Patient UKKanceri ovarian
MeSHD010051

Kanceri ovarian është një kancer që e ka zanafillën në një vezore.[1] Çon në qeliza anormale që kanë aftësi të pushtojnë apo të përhapin përhap në pjesë të tjera të trupit.[2] Në fillim të këtij procesi, simptomat mund të jenë të lehta ose të padukshme, por shfaqen më shumë me përparimin e kancerit. Një prej simptomave mund të jetë zmadhim apo fryrje e barkut dhe dhimbje barku.[3] Zonat më të zakonshme ku kanceri mund të përhapet përfshijnë lëkurën e brendshme të barkut, nyjet limfatike, mushkëritë, dhe mëlçinë.[4]

Shkaku dhe Diagnoza

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreziku i kancerit ovarian është më i lartë tek gratë që ovulojnë më shumë. Për këtë arsye, te femrat që kanë nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë rreziku është më i lartë se sa tek ato femra që kanë nisur ovulacionin në një moshë të re ose kanë arritur menopauzën më vonë. [5] Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë terapi hormonale pas menopauzës, mjekim fertiliteti, dhe mbipeshë.[1][6] Faktorë që ndikojnë në uljen e rrezikut janë kontroll hormonal ndaj lindjes, mbyllja e tubave, dhe gjidhënia.[6] Rreth 10% e rasteve lidhen me rrezik të trashëguar gjenetik dhe ata me mutacionet gjenetike BRCA1 ose BRCA2 kanë rreth 50% shans që vuajnë nga kjo sëmundje. Lloji më i përhapur i kancerit ovarian, që gjendet në me shumë se 95% të rasteve, është tumori kanceroz ovarian. Njihen pesë nënlloje kryesore të këtij tumori, nga të cilët më i zakonshmi është ai i lëngshëm. Besohet se këto tumore nisin në qelizat që mbulojnë vezoret, [5] megjithëse disa prej tyre mund të formohen nga tubi fallopian.[7] Lloje më pak të zakonshme përfshijnë tumorin e embrionit të qelizës dhe tumorin stromal të kordës së seksit.[5] Diagnoza konfirmohet pas ekzaminimit të biopsisë që hiqet me operacion.[3]

Parandalimit, trajtimi dhe prognoza

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk rekomandohet kontrolli për ato femra që i përkasin një rreziku mesatar, pasi faktet nuk konfirmojnë ulje në vdekje dhe numri i lartë i testeve të gabuara positive çon në operacione të panevojshme që kanë rreziqet e veta.[8] Rastet me rrezik të lartë do t’i nënshtrohen operacionit për heqjen e vezoreve si masë parandaluese.[1] Nëse dallohet dhe mjekohet në një fazë të hershme, kanceri ovarian mund të jetë i kurueshëm. Trajtimi zakonisht përfshin disa operacione të ndryshme, rrezatim, ose kimioterapi.[3] Rezultatet variojnë në bazë të përhapjes së sëmundjes dhe nënllojit të kancerit.[5] Përqindja e mbijetesës pesëvjeçare në SHBA është 45%.[9] Shifrat janë më të ulëta në vendet në zhvillim.[5]

Në vitin 2012, kanceri ovarian u zbulua ne 239,000 femra dhe shkaktoi 152,000 vdekje në mbarë botën. Kjo e etiketoi si kancerin e shtatë më të përhapur dhe të tetin si shkaktar të vdekjeve të femrave nga kanceri. Ky lloj kanceri është më i përhapur në Amerikën e Veriut dhe në Europë se sa në Afrikë e në Azi.[5]

  1. ^ a b c "Ovarian Cancer Prevention (PDQ®)". NCI. 6 dhjetor 2013. Marrë më 1 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Defining Cancer". National Cancer Institute. Marrë më 10 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c "Ovarian Epithelial Cancer Treatment (PDQ®)". NCI. 2014-05-12. Marrë më 1 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ruddon, Raymond W. (2007). Cancer biology (bot. i katërt). Oxford: Oxford University Press. fq. 223. ISBN 9780195175431. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e f World Cancer Report 2014. World Health Organization. 2014. fq. Chapter 5.12. ISBN 9283204298. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Ovarian Cancer Prevention (PDQ®)". NCI. 2014-06-20. Marrë më 1 korrik 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Piek JM, van Diest PJ, Verheijen RH (2008). "Ovarian carcinogenesis: an alternative hypothesis". Adv. Exp. Med. Biol. Advances in Experimental Medicine and Biology. 622: 79–87. doi:10.1007/978-0-387-68969-2_7. ISBN 978-0-387-68966-1. PMID 18546620. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)Closed access
  8. ^ Moyer, VA; U.S. Preventive Services Task, Force (18 dhj 2012). "Screening for ovarian cancer: U.S. Preventive Services Task Force reaffirmation recommendation statement". Annals of internal medicine. 157 (12): 900–4. doi:10.7326/0003-4819-157-11-201212040-00539. PMID 22964825. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "SEER Stat Fact Sheets: Ovary Cancer". NCI. Marrë më 18 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)