Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Kanceri endometrial

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanceri endometrial
Emra të tjerëKanceri i mitrës
Një skemë e vendndodhjes dhe zhvillimit të kancerit endometrial
Vendndodhja dhe zhvillimi i kancerit endometrial.
SpecialitetOnkologjia Edit this on Wikidata
SimptomatGjakderdhje vaginale, dhimbje gjatë urinimit ose gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje e legenit[1]
FillimiPas menopauzës[2]
Faktor rrezikuesObeziteti, ekspozimi i lartë ndaj estrogjenit, presioni i lartë i gjakut, diabeti, historia familjare[1][3]
Metoda diagnoztifikueseBiopsi e endometrit[1]
TrajtimiHisterektomi abdominale, radioterapi, kemoterapi, terapi hormonale[4]
PrognozaNorma e mbijetesës pesëvjeçare ~80% (në Shtetet e Bashkuara)[5]
Shpeshtësia3.8 milion individë (numri i përgjithshëm i individëve të prekur në vitin 2015)[6]
Vdekje89,900 individë (në vitin 2015)[7]


Kanceri endometrial është një kancer që lind në endometër (shtresa që vesh uterusin ose mitrën).[8] Ai shkaktohet nga rritja jonormale e qelizave që kanë aftësinë të pushtojnë ose të përhapen në pjesë të tjera të trupit.[9] Përgjithësisht, shenja e parë është gjakderdhja vaginale që nuk lidhet me periudhën menstruale.[1] Simptoma të tjera përfshijnë dhimbje gjatë urinimit, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale ose dhimbje të legenit.[1] Kanceri endometrial shfaqet më shpesh pas menopauzës.[2]

Rreth 40% e rasteve lidhen me obezitetin.[3] Kanceri endometrial lidhet gjithashtu me ekspozimin e tepërt ndaj estrogjenit, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin.[1] Ndërsa marrja vetëm e estrogjenit rrit rrezikun e kancerit endometrial, marrja e një kombinimi të estrogjenit me progestogjenin, siç ndodh në shumicën e pilulave të kontrollit të lindjes, e ul këtë rrezik.[1] [3] Dy deri në pesë përqind e rasteve lidhen me gjenet e trashëguara nga prindërit.[3] Ndonjëherë, kanceri endometrial njihet rëndom si "kanceri i mitrës", megjithëse ndryshon nga format e tjera të kancerit të mitrës si kanceri i qafës së mitrës, sarkoma e mitrës dhe sëmundja trofoblastike.[10] Lloji më i shpeshtë i kancerit endometrial është karcinoma endometrioide, e cila përbën më shumë se 80% të rasteve.[11] Kanceri endometrial zakonisht diagnostikohet me biopsinë e endometrit ose duke marrë mostra gjatë një procedure të njohur si zgjerim dhe kuretazh.[1] Përgjithësisht, një pap test nuk është i mjaftueshëm për të treguar praninë e kancerit endometrial.[4] Ekzaminimi i rregullt në individët me rrezik normal për kancerin, nuk kërkohet. [12]

Opsioni kryesor i trajtimit për kancerin endometrial është histerektomia abdominale (heqja totale e mitrës me anë të operacionit), së bashku me heqjen e tubave fallopiane dhe vezoreve në të dyja anët, e quajtur salpingooforektomi bilaterale.[4] Në raste më të avancuara, mund të rekomandohen edhe radioterapia, kemoterapia ose terapia hormonale.[4] Nëse sëmundja diagnostikohet në një fazë të hershme, rezultati është i favorshëm,[4] dhe norma e përgjithshme e mbijetesës pesëvjeçare në Shtetet e Bashkuara është më e madhe se 80%.[5] Te femrat afrikano-amerikane, ky lloj kanceri është më pak i zakonshëm, por ka pasoja më të rënda.[8]

Në vitin 2012, kanceri endometrial u shfaq rishtazi në 320,000 gra dhe shkaktoi 76.000 vdekje.[3] Kjo e bën atë shkakun e tretë më të zakonshëm të vdekjes në kancerët që prekin vetëm gratë, pas kancerit të vezoreve dhe atij të qafës së mitrës.[3] Ai është më i përhapur në botën e zhvilluar[3] dhe është kanceri më i zakonshëm i traktit riprodhues femëror në vendet e zhvilluara.[4] Përqindjet e kancerit endometrial janë rritur në një numër vendesh midis viteve 1980 dhe 2010.[3] Kjo besohet të jetë për shkak të rritjes së numrit të individëve të moshuar dhe rritjes së shkallës së obezitetit.[13]

Përmbledhje e kancerit endometrial në video [14]
  1. ^ a b c d e f g h "General Information About Endometrial Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. 22 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 3 shtator 2014.
  2. ^ a b Kong A, Johnson N, Kitchener HC, Lawrie TA (prill 2012). Kong A (red.). "Adjuvant radiotherapy for stage I endometrial cancer". The Cochrane Database of Systematic Reviews (në anglisht). 4 (4): CD003916. doi:10.1002/14651858.CD003916.pub4. PMC 4164955. PMID 22513918.
  3. ^ a b c d e f g h International Agency for Research on Cancer (2014). World Cancer Report 2014 (në anglisht). World Health Organization. Chapter 5.12. ISBN 978-92-832-0429-9.
  4. ^ a b c d e f "Endometrial Cancer Treatment (PDQ®)" (në anglisht). National Cancer Institute. 23 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 3 shtator 2014.
  5. ^ a b "SEER Stat Fact Sheets: Endometrial Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 18 qershor 2014.
  6. ^ GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: |author= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  7. ^ GBD 2015 Mortality and Causes of Death Collaborators (tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet (në anglisht). 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/s0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281. {{cite journal}}: |author= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  8. ^ a b Armstrong, Deborak K. (2020). "189. Gynaecologic cancers: endometrial cancer". përmbledhur nga Goldman, Lee; Schafer, Andrew I. (red.). Goldman-Cecil Medicine (në anglisht). Vëll. 1 (bot. 26th). Philadelphia: Elsevier. fq. 1329–1332. ISBN 978-0-323-55087-1. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2022. Marrë më 8 korrik 2022.
  9. ^ "Defining Cancer" (në anglisht). National Cancer Institute. 2007-09-17. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2014. Marrë më 10 qershor 2014.
  10. ^ "What You Need To Know: Endometrial Cancer". NCI (në anglisht). National Cancer Institute. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 6 gusht 2014.
  11. ^ WHO Classification of Tumours Editorial Board, red. (2020). "6. Tumours of the uterine corpus: Endometrioid carcinoma". Female genital tumours: WHO Classification of Tumours (në anglisht). Vëll. 4 (bot. 5th). Lyon (France): International Agency for Research on Cancer. fq. 252–255. ISBN 978-92-832-4504-9. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2022. Marrë më 31 korrik 2022.
  12. ^ Hoffman BL, Schorge JO, Schaffer JI, Halvorson LM, Bradshaw KD, Cunningham FG, red. (2012). "Endometrial Cancer". Williams Gynecology (në anglisht) (bot. 2nd). McGraw-Hill. fq. 823. ISBN 978-0-07-171672-7. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
  13. ^ Hoffman BL, Schorge JO, Schaffer JI, Halvorson LM, Bradshaw KD, Cunningham FG, red. (2012). "Endometrial Cancer". Williams Gynecology (në anglisht) (bot. 2nd). McGraw-Hill. fq. 817. ISBN 978-0-07-171672-7. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2014.
  14. ^ "Uterine Cancer - Cancer Stat Facts". SEER (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2014. Marrë më 3 shkurt 2019.