Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Çmimi i madh i Bahrainit 2008

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga F1 Bahrain - 2008)
  F1 Bahrain - 2008
Statistikat
Gara e 3 nga 18 në vitin 2008.
The Bahrain Circuit in Sakhir
The Bahrain Circuit in Sakhir
Data 6 prill, 2008
Vendi Qarku Ndërkombëtar në Bahrain
Sakhir, Bahrain
Drejtimi Permanent racing facility
3.37 mi / 5.412 km
Distanca 57 xhiro, 191.530 mi / 308.238 km
Moti me diell
Pol pozita
Piloti Polonia Robert Kubica BMW Sauber
Koha 1:33.096
Xhiro më e shpejtë
Piloti Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes
Koha 1:33.193 (49)
Podiumi
I pari Brazil Felipe Massa Ferrari
I dyti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
I treti Polonia Robert Kubica BMW Sauber

F1 Bahrain për vitin 2008 ishte gara e tretë në Formula Një e organizuar nga FIA që u mbajt nga 4 gjer më 6 prill në Qarkun Ndërkombëtar në BahrainSakhir, Bahrain.

Në dy garat më parë piloti i ekipit McLaren, Lewis Hamilton, ishte udhëheqës në tabelën e klasifikimit me 3 pikë para pilotëve Kimi Räikkönen nga Ferrari dhe Nick Heidfeld nga BMW. McLaren gjithashtu kishte epërsi 5 pikëshe para ekipit BMW dhe 13 pikëshe para Ferrarit.

Gjat ushtrimeve të dyta të së premtes Lewis Hamilton kishte një aksident të madhë.

Rundi i parë

Ndër pilotët që nuk arritën të kualifikohen për rundin e dytë ishin Coulthard nga Red Bull dhe Vettel nga Toro Rosso.

Rundi i dytë

Massa me goma të reja arriti të zhvillojë xhiro në kohë 1:31.188, kurse pilotët e ekipit Red Bull dhe Toro Rosso nuk arritën të kualifikohen në rundin final. Webber, Barrichello, Glock, Piquet Jr., Bourdais dhe Nakajima ishin ata të cilët nuk arritën të kualifikohen për rundin final.

Rundi i tretë

Kubica tregoi se çfar mund të bëj BMW duke u radhitur në pozitën e parë me kohë prej 1:33.096. Massa nuk arriti të e tejkalojë kështu që u radhit i dyti, Hamilton i treti Raikkönen i treti. Kovalainen, Heidfeld, Trulli, Rosberg, Button dhe Alonso kompletuan vijën top-10.

Formula Një në Bahrain 2008.

Në start Massa dhe Kubica filluan mirë, kurse Massa arriti të tejkalojë BMW-në e Kubicës. Lewis Hamilton u nis shumë ngadalë duke mbetur mu në mes. Kovalainen shfrytëzoi këtë rast dhe kaloi në pozitën e katërt. Në kthesën e pestë Sebastian Vettel u largua nga gara për shkak të problemeve me motorin, kurse Hamilton në fund të xhiros së parë u gjet i nënti pas spanjollit Alonso. Button u godit nga prapa dhe iu dëmtua goma kështu që u detyrua të paraqitet tek mekanikët.

Në xhiron e dytë Hamilton u ndesh me Alonzon duke shkatërruar krahun e tijë të përparëm dhe rastin për të fituar pikë.

Në xhiron e tretë Trulli, Rosberg dhe Webber luftonin për pozitën e 6-të, 7-të dhe 8-të, por asnjëri nuk arritit të tejkalojë tjetrin. Përpara, në kolonë Räikkönen tejkaloi Kubicën dhe u ngjit në pozitën e dytë dhe u bënë 1-2 Ferrari para të tjerëve. Në fund të xhiros Heidfeld u ngjit në pozitën e katërt.

Në xhiron e 18-të Kubica u paraqit tek mekanikët për të mbushur veturën me derivat, pastaj njetë veproi dhe Rosberg me Williams.

Në fund, Massa fitoi garën e parë në këtë sezon për 3.3 sekonda para kolegut Räikkönen dhe 1-2 fitore për Ferrarin. Kubica u radhit i treti dhe Heidfeld i katërti. Kovalainen ishte piloti i vetëm i ekipit McLaren që fitoi pikë me pozitën e tijë të pestë. Trulli, Webber dhe Rosberg ishin pilotët tjerë të cilët fituan pikë. Timo Glock për herë të parë përfundoi garën edhe atë si i 9-i.

Poz. Nr. Piloti Ekipi Pjesa 1 Pjesa 2 Pjesa 3 Lëvizje
1 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 1:32.893 1:31.745 1:33.096 1
2 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 1:31.937 1:31.188 1:33.123 2
3 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:32.750 1:31.922 1:33.292 3
4 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 1:32.652 1:31.933 1:33.418 4
5 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:33.057 1:31.718 1:33.488 5
6 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 1:33.137 1:31.909 1:33.737 6
7 11 Italia Jarno Trulli Toyota 1:32.493 1:32.159 1:33.994 7
8 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 1:32.903 1:32.185 1:34.015 8
9 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 1:32.793 1:32.362 1:35.057 9
10 5 Spanja Fernando Alonso Renault 1:32.947 1:32.345 1:35.115 10
11 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 1:33.194 1:32.371 11
12 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 1:32.944 1:32.508 12
13 12 Gjermania Timo Glock Toyota 1:32.800 1:32.528 13
14 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 1:32.975 1:32.790 14
15 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:33.415 1:32.915 15
16 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:33.386 1:32.943 16
17 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 1:33.433 17
18 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 1:33.501 18
19 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 1:34.127 19
20 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 1:33.562 20
21 19 Britania e Madhe Anthony Davidson Super Aguri-Honda 1:34.140 21
22 18 Japonia Takuma Sato Super Aguri-Honda 1:35.725 22
Poz. Nr. Piloti Ekipi Xhiro Koha/Mbetja Lëvizje Pikë
1 2 Brazil Felipe Massa Ferrari 57 1:31:06.970 2 10
2 1 Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari 57 + 3.339 4 8
3 4 Polonia Robert Kubica BMW Sauber 57 + 4.998 1 6
4 3 Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber 57 + 8.409 6 5
5 23 Finlanda Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 57 + 26.789 5 4
6 11 Italia Jarno Trulli Toyota 57 + 41.314 7 3
7 10 Australia Mark Webber Red Bull-Renault 57 + 45.473 11 2
8 7 Gjermania Nico Rosberg Williams-Toyota 57 + 55.889 8 1
9 12 Gjermania Timo Glock Toyota 57 + 1:09.500 13
10 5 Spanja Fernando Alonso Renault 57 + 1:17.181 10
11 17 Brazil Rubens Barrichello Honda 57 + 1:17.862 12
12 21 Italia Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 56 + 1 xhiro 18
13 22 Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 56 + 1 xhiro 3
14 8 Japonia Kazuki Nakajima Williams-Toyota 56 + 1 xhiro 16
15 14 Franca Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 56 + 1 xhiro 15
16 19 Britania e Madhe Anthony Davidson Super Aguri-Honda 56 + 1 xhiro 21
17 18 Japonia Takuma Sato Super Aguri-Honda 56 + 1 xhiro 22
18 9 Britania e Madhe David Coulthard Red Bull-Renault 56 + 1 xhiro 17
19 20 Gjermania Adrian Sutil Force India-Ferrari 56 + 2 xhiro 20
Pilotët që nuk mbaruan garë
Ret 6 Brazil Nelson Piquet Jr. Renault 40 14
Ret 16 Britania e Madhe Jenson Button Honda 19 9
Ret 15 Gjermania Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 0 19
FORMULA NJË PËR VITIN 2008
Garat Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil
Pilotët Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel
Konstruktorët Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]