Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Bertrand Russell

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bertrand Russell
Bertrand Russell në vitin 1950
U lind më18 maj 1872
Trelleck, Mbretëria e Bashkuar Britania e Madhe Britania e Madhe
Vdiq më2 shkurt 1970
Penrhyndendraethe, Mbretëria e Bashkuar
KombësiaAngleze

Bertrand Arthur William Russell, (18 maj 1872 - 2 shkurt 1970), filozof, logjicien, matematikan, historian, socialist, pacifist dhe kritik social, britanik.

I lindur në Trelleck (Uells), pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Angli, vdiq në moshën 97 vjeçare.

Russell udhëhoqi revoltën britanike kundër idealizmit në fillim të viteve 1900. Ai konsiderohet një nga themeluesit e filozofisë analitike së bashku me Wittgensteinin dhe Fregen. Ai së bashku me Alfred North Whiteheadin shkroi librin Principia Mathematica, në të cilin u përpoqën të spjegojnë matematikën me anë të logjikës formale. Punimet e tij kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në logjikë, matematikë, gjuhësi dhe filozofi.

Publikimi i tij i parë u bë në 1896 ,i titulluar : Social-Demokracia Gjermane . Në të njëjtin vit ai jepte mësime mbi social-demokracinë gjermane në London School of Economics. Në 1910 Russell u bë lektor në universitetin e Kembrixhit.

Publikoi autobiografinë e tij në 1967,1968 dhe 1969.

Ai ishte një aktivist i shquar kundër luftës, përkrahës i tregtisë së lirë në mes të kombeve dhe antimperialist. Russell u burgos për aktivitetin e tij paqësor gjatë Luftës së Parë Botërore. Bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmin sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara për përfshirjen e tyre në Luftën e Vietnamit, dhe ishte një përkrahës i palëkundur i çarmatimit bërthamor.

1950, Russell u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, për shkrimet e tij të ndryshme ku mbron idealet e lirisë së mendimit.

Social-Demokracia Gjermane (1986), Principa Mathematica (së bashku me Norbert Vajthedin ,1910-1913 ), Logjika dhe misticizmi (1910) , Problemet e filozofisë (1912), Dituria jonë(1914), Historia e filozofisë perëndimore (1945) etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]