Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Tarn-et-Garonne

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tarni-dhe-Garona
Tarn e Garona (Ocitanisht)
Tarn-et-Garonne (Frëngjisht)
Ndërtesa e prefekturës në Montauban
Ndërtesa e prefekturës në Montauban
PrefekturaMontauban
NënprefekturaCastelsarrasin
Sipërfaqja
 • Gjithsej3.718 km2 (1,436 sq mi)
Popullsia
 • Gjithsej262.316
Numri i departamentit82
Qarqet2
Kantonet15
Komunat195

Tarn-et-Garonne ( shqiptimi frëngjisht: [taʁn e ɡaʁɔn] ; Ocitanisht: Tarn e Garona [ˈtaɾ e ɣaˈɾɔnɔ] ) është një departamentrajonin e Ocitanisë në Francën Jugore. Përshkohet nga lumenjtë Tarn dhe Garonë, prej nga e ka marrë emrin. Zona fillimisht ishte pjesë e provincave të dikurshme: Quercy dhe Languedoc. Departamenti u krijua në vitin 1808 nën urdhrin e Napoleonit, me territor të marrë nga departamentet fqinje Olt, Garonë e Sipërme, Olt-dhe-Garonë, Gers dhe Avejron .

Departamenti është kryesisht rural me tokë bujqësore pjellore në luginën e gjerë të lumit, por ka zona kodrinore në jug, lindje dhe veri. Prefektura e departamentit ndodhet në Montauban ; nënprefektura e vetme është Castelsarrasin . Në vitin 2019, ai kishte një popullsi prej 260,669 banorësh. [1]

Historia e rajonit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Quercy ishte pjesë e Aquitania prima nën sundimin romakët; Krishterimi u paraqit në shekullin e IV. Në fillim të shekullit të 6-të zona ra nën autoritetin e Frankëve dhe në shekullin e VII u bë pjesë e Dukatit autonom të Akuitanisë . Në fund të shekullit të 10-të sundimtarët e saj ishin kontët e fuqishëm të Tuluzës . Gjatë armiqësive midis Anglisë dhe Francës në mbretërimin e Henrit II të Anglisë, anglezët vendosën garnizone në konte dhe me Traktatin e Parisit të vitit 1259, Quercy i ulët ra nën kontrollin e Anglisë.

Mbretërit e Anglisë dhe Francës rreth kësaj kohe u përpoqën të fitonin favor duke shtuar privilegjet e qyteteve dhe të rrethit. Në vitin 1360, u nënshkrua Traktati i Brétigny dhe i gjithë Quercy i kaloi Anglisë. Sidoqoftë, në vitet 1440 anglezët u dëbuan përfundimisht nga ushtria e sapokrijuar e Charles VII të Francës . [2] Në shekullin e 16-të, Quercy ishte një bastion i protestantëve dhe skena e konflikteve të ashpra fetare. Luftërat civile të mbretërimit të Louis XIII u zhvilluan kryesisht rreth Montaubanit .

Pas humbjes së Napoleonit në 1815, monarkia u rivendos në Francë, por dinastia e diskredituar e Bourbonëve u përmbys në Revolucionin e Korrikut të vitit 1830, i cili vendosi Monarkinë kushtetuese të korrikut, e cila zgjati deri në vitin 1848. Gjatë kësaj kohe, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve u thellua; në Montauban, qindra iu kthyen lypjes ndërsa pagat ranë, fabrikat u mbyllën dhe çmimet e ushqimeve u rritën; trazirat ishin të përhapura dhe shtëpia e kryetarit të bashkisë u godit me gurë nga punëtorët e ndërtimit në 1847. [3]

Historia e departamentit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Harta e rajonit para krijimit të departamentit

Para formimit të departamentit në shekullin e XIX-të, gjysma veriore ishte pjesë e provincës së vjetër të Quercy dhe gjysma jugore, pjesë e Languedoc . Departamenti u krijua më 4 nëntor 1808 gjatë Perandorisë së Parë Franceze me një vendim të Napoleonit . [4] Perandori ishte ftuar të vizitonte qytetin e Montaubanit, një qendër e rëndësishme industriale dhe tregtare në atë kohë, popullsia e së cilës mendonte se qyteti ishte mjaft qendror dhe i rëndësishëm për të qenë kryeqyteti i një departamenti të ri. Atij i bëri përshtypje besnikëria e tyre dhe ua plotësoi kërkesën. [4]

Departamenti u formua prej territoreve që më parë kishin qenë pjesë e departamenteve fqinje. Më shumë se gjysma e territorit u mor nga Departamenti i Oltit (përfshirë Montaubanin dhe Mojzakun ), mbi një e treta u mor nga Haute-Garonne (përfshirë Castelsarrasin ), dhe pjesa tjetër nga departamentet Olt-dhe-Garonë, Gers, dhe Avejron. Prefekti i parë ishte Félix Le Peletier d'Aunay, i cili u vendos në postin e tij më 31 dhjetor 1808. [4]

Harta e Tarnit-dhe-Garonës

Tarn-et-Garonne përbën një pjesë të rajonit Occitanie në Francën Jugore . Kufizohet me departamentet e Oltit në veri, Avejronin në verilindje, Tarnin në lindje, Garonën e Epërme në jug dhe Gersin dhe Oltin-dhe-Garonën në perëndim. Kryeqyteti i departamentit është Montaubani i cili shtrihet rreth 50 kilometra në veri të Tuluzës. Montaubani ndodhet në bregun e djathtë të lumit Tarn në bashkimin e tij me lumin Tescou, dhe Tarn bashkohet nga Aveyron rreth 10 kilometra më tej në drejtim të rrymës. Komuna e dytë më e madhe në departament është Castelsarrasin e cila qëndron pranë bashkimit të Tarnit dhe lumit Garonë . [5] Montaubani është i lidhur me Garonën nëpërmjet 11 kilometrave të Canal de Montech . [6]

Pjesa qendrore e departamentit është një luginë e gjerë lumi që nuk i kalon 150 metra lartësi, por pranë komunës Valence-d'Agen, në skajin perëndimor të departamentit, lugina ngushtohet ndërsa rajonet kodrinore të Bas-Quercy (Kercit të Poshtëm) në veri dhe Lomagne në jug afrohen së bashku. Në verilindje të departamentit toka është më e lartë në formën e pllajave gëlqerore të njohura si Causses, pjesë e Masivit Qendror . [5] Pika më e lartë në departament, në 510 metra, është Pech Maurel, i vendosur në komunën Castanet . [7]

Popullsia në vite
VitiPop.±%
1801228—    
1806228,42+0.2%
1821238,143+4.3%
1831242,25+1.7%
1841239,297−1.2%
1851237,553−0.7%
1861232,551−2.1%
1872221,61−4.7%
1881217,056−2.1%
1891206,596−4.8%
1901195,669−5.3%
1911182,537−6.7%
1921159,559−12.6%
1931164,259+2.9%
1936164,629+0.2%
1946167,664+1.8%
1954172,379+2.8%
1962175,847+2.0%
1968183,572+4.4%
1975183,314−0.1%
1982190,485+3.9%
1990200,22+5.1%
1999206,034+2.9%
2006226,844+10.1%
2011244,545+7.8%
2016256,897+5.1%

Komuna më e populluar është Montaubani, prefektura. Që nga viti 2019, ka 7 komuna me më shumë se 5000 banorë: [1]

Komuna Emri në shqip Popullsia (2019)
Montauban Montauban/ Montalban 61,372
Castelsarrasin Kastelhikërr 14,114
Moissac Mojzak 13,378
Caussade Kasadë 6808
Montech Monteq 6589
Nègrepelisse Pliszezas/Negraplis 5685
Valence Valens 5205
  1. ^ a b Populations légales 2019: 82 Tarn-et-Garonne, INSEE
  2. ^ Haine, W. Scott (2000). The History of France. Greenwood Publishing Group. fq. 45. ISBN 978-0-313-30328-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Fenby, Jonathan (2015). The History of Modern France: From the Revolution to the Present Day. Simon & Schuster UK. ISBN 978-1-4711-2931-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Pascale Marouseau. "Création du département de Tarn-et-Garonne". Archives de France (në frëngjisht). Archives départementales de Tarn-et-Garonne. Marrë më 2015-09-18. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Archive" defined multiple times with different content
  5. ^ a b Philips' Modern School Atlas. George Philip and Son, Ltd. 1973. fq. 43. ISBN 0-540-05278-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Philips' Modern School Atlas. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Philips" defined multiple times with different content
  6. ^ Fluviacarte, Canal de Montech
  7. ^ Castanet IGN