Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Rrezet gama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
redaktoni skemën e spektrit EM

Rrezet gama-(γ) janë të njohura si rrezet në fund të spektrit të elektromagnetik pas rrezeve X.

Zbatimi i rrezeve γ

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdoren në fushën e mjekësisë.

Biologji dhe Mjekësi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë zbërthimit të izotopit, duke emetuar rreze beta, teprica e energjisë në bërthamë do të emetohet në formë të kuanteve të rrezatimit gama, respektivisht valëve elektromagnetike. Një proces i tillë i zbërthimit radioaktiv e len bërthamën në gjendje të ekscituar, me tepricë të energjisë që zakonisht emetohet shumë shpejt nga bërthama dhe ato izotope nuk mund të shfrytëzohen si emetues gama, ose për shkak të efektit të dëmshëm në inde për të cilin kontribon procesi i zbërthimit beta ose për shkak se lirimi i energjisë së tepërt ndodh shumë shpejt. Përdorimi i këtyre izotopeve klasike gama () emetues sot është shumë i kufizuar për shkak të rrezatimit paralel të rrezeve beta. Por, në disa raste bërthama mund të mbetet në një gjendje të ashtuquajtur metastabile dhe izotopi i ri që fitohet (izomeri) pas rrezatimit beta, ka tendencë që këtë tepricë të energjisë ta emetojë në mënyrë graduale, për disa orë, duke mundësuar emetim të pastër gama.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë