Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Piu XII

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Papa Piu XII
Papa Piu XII
papa i 260 i Kishës Katolike
Zgjedhja 2 mars 1939
Shugurimi peshkopal 12 mars 1939
Fundi papatit 9 tetor 1958
Motoja Opus iustitiae pax
Kardinalë të emëruar shiko kategorinë
Paraardhësi Papa Piu XI
Pasardhësi papa Gjoni XXIII
Emri Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli
Lindja Roma, 2 mars 1876
Vdekja Castel Gandolfo, 9 tetor 1958
Varrimi Nekropoli papal në bazilikën e Shën Pjetrit
Firma

Papa Pio XII (lat. Pius PP. XII), pagëzuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, (Romë, 2 mars 1876 - Kastel Gandolfo, 9 tetor 1958), i mbiquajtur "Princi i "Perëndisë", ishte papa i 260 i Kishës katolike romake dhe kreu i Qytet-shtetit të Vatikanit, nga 2 marsi i 1939 gjer në vdekjen e tij.

Para zgjedhjes së tij si papë, Paçeli shërbeu si sekretar i Bashkësisë për Marrëdhënie të Jashtëzakonshme Kishtare, nunc papnor, dhe Sekretari kardinal i Shtetit, detyra në të cilat ai punoi të kryente marrëveshje me kombet evropiane, ndër më të njohurat Marrëveshja perandorake me Gjermaninë, në vitin 1933 (e cila është ende në fuqi).

Udhëheqja e Kishës Katolike prej tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti mbeten çështje debatesh të vazhdueshme historike. Pas Luftës II Botërore, ai ishte një përkrahës i politikave qetësuese për kombet e nënshtruara dhe një kundërshtar i paepur i komunizmit.

Përveç Papa Piosit IX, Pio XII ishte një nga papët e paktë që kanë mbështetur pagabueshmërinë papnore me nxjerrjen e një kushtetute apostolike, titulluar Munificentissimus Deus (Perëndia më bujare), e cila përkufizoi "nga kërriga" mësimin e krishterëMarrjes në qiell të Zojës së Bekuar. Ai shpalli gjithashtu dyzet qarkoret, përfshi Humani Generis (Raca Njerëzore), e cila është ende sot qëndrimi i Kishës për evolucionin. Piosi XII largoi përfundimisht pjesën më të madhe të Lidhjes së Kardinalëve"Kuvendin e Madh", në vitin 1946. Ecuria e shenjtërimit të tij ka arritur në titullin e të Nderuarit, më 2 shtator, 2000 nga Papa Gjon Pali II.

Thënie të Pios XII

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • «Adhurimi i modernes, mbizotërimi i makinës, lartësimi i teknikës, janë përkrahës mjeranë të së keqes që e kanë çuar njeriun brenda asgjësë.»
(Nga qarkorja Summi Pontificatus, 20 tetor 1939)
  • «Asgjë nuk humbet me paqen, me luftën mund të humbet gjithçka."
(Nga diskutimi radiofonik i papës, 24 gusht 1939))
(Thënia udhëheqëse e Pios XII në zgjedhjen e tij papë.)
  • «Hulumtoni 12 vjetët e stuhishëm të Papënisë sonë, kontrolloni çdo fjalë, që ka dalë nga buzët tona, çdo fjali të shkruar nga pendët tona, e ju do të gjeni vetëm kërkesë për paqe!» - 1950
  • «Unë do të zhgënjehesha shumë, nëse kjo do të përfundonte mirë. Ky njeri është plotësisht i pushtuar nga vetvetja, gjithçka, që nuk i shërben atij, ai e flak tej, çfarë thotë e shkruan, mban vulën e egoizmit të tij, ky njeri ec mbi kufoma dhe shtyp, çdo gjë që i gjendet në rrugë, - unë nuk mund ta kuptoj, se kaq shumë prej më të mirëve në Gjermani nuk e shohin këtë, apo të paktën nga ajo, që ai shkruan e thotë, të marrin një mësim - kush nga të gjithë këta ka lexuar fundja librin e llahtarshëm "Beteja ime"?»
(Mbi Adolf Hitlerin, 1929.)
  • «Tani do ta shohi ai, se sa divizione kemi ne.»
(1953, Në çastin që Pio XII mori vesh vdekjen e Josif Stalinit. Stalini i kishte hedhur poshtë përpjeket për paqe të Vatikanit pas Luftës së II Botërore me pyetjen "Sa divizione ka Papa?")
  • «Ki mëshirë, o Zot, sipas mëshirës tënde të madhe. Prania e mangësive dhe gabimeve, që janë bërë gjatë një papënie kaq të gjatë dhe në një kohë të tillë të vështirë, më ka sjellë të qartë para syve mangësinë time.»
(Testamenti i Pios XII.)

Thënie rreth Pios XII

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • «Vetëm Kisha protestoi kundër masakrës Hitleriane mbi lirinë. Gjer atëherë unë nuk interesoheja për Kishën, por sot unë ndjej një admirim të madh për Kishën, e cila e vetmja ka pasur guximin të luftojë për të vërtetën shpirtërore dhe lirinë morale.»
(Albert Ajnshtajn në Time Magazin 1940, cituar në "Tre Papët" dhe "Hebrenjtë" nga Pinchas E. Lapide New York: Hawthorn, 1967, p. 251.)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Tituj të Kishës katolike
Parardhësi 
Papa Piu XI
Papë
2 mars 19399 tetor 1958
Pasardhësi 
papa Gjoni XXIII