Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Polinezia

Coordinates: 16°51′11″S 148°24′19″E / 16.8529613°S 148.4052203°E / -16.8529613; 148.4052203
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

16°51′11″S 148°24′19″E / 16.8529613°S 148.4052203°E / -16.8529613; 148.4052203

Ishujt që përbëjnë Polinezinë shtrihen në një formë trekëndore
Tre zonat e mëdha kulturore në Oqeanin Paqësor: Melanesia, Mikronezia, dhe Polinezia.

Polinezia (vjen nga greqishtja polys "shumë" dhe nēsos "ishull") është një nrajon i Oqeanisë, i përbërë nga më shumë se 1000 ishuj të shpërndarë në zonat qëndrore dhe jugore të Oqeanit Paqësor. Të gjithë njerëzit që banojnë në ishujt e Polinezisë quhen polinezianë dhe ata kanë shumë karakteristika të ngjashme, duke përfshirë familjen e gjuhës (të gjitha gjuhët rrjedhin nga polinezishtja), kulturës dhe besimeve. Historikisht, polinezianët lundronin gjatë natës duke përdorur yjet, traditë që vazhdon edhe sot.


Termi Polinezi është përdorur për herë të parë në 1756 nga shkrimtari francez Charles de Brosses (Çarls dë Bros) dhe fillimisht u përdor për të gjithë ishujt e Paqësorit. Në 1831, Jules Dumont d'Urville (Zhyl Dymont d'Urvill) propozoi një kufizim në përdorimin e këtij termi gjatë një leksioni në Shoqërinë Gjeografike të Parisit. Një term tjetër, Trekëndëshi Polinezian, në mënyrë të qartë përfshin Ishujt Havai, siç tregohet edhe në hartë.