Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Nikolai Gogol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikolai Gogol (Fyodor Moller, 1840)

Nikolai V. Gogol, mjeshtri i madh i letërsisë ruse ka lindur në 20 prill 1809 në Bolshoie Soroçini, fshat afër Mirogorodit nga një familje fisnikësh. Babai i tij, Vasil Afanasjeviç, komediograf i shquar, ndikoi që edhe i biri i tij të merrej me letërsi.

Në 1825, Gogoli mbaroi gjimnazin në Nezhen dhe më pas në Peterburg, ku edhe shkroi veprën: "Hans Kyhelgarten", sipas ndikimeve të poezive të Zhukovit dhe romaneve të Malinskit.

Mbasi mbaroi studimet në Peterburg u emërua profesor në Universitetin Patriotik. Edhe pse nisi jetën e zhurmshme të kryeqytetit në novelat e tij me temën e vendlindjes, Ukraina ndizej me koloritin e papërshkruar deri atëherë dhe me veçantinë e një talenti që po spikatej gradualisht.

Më 1831 - 1832 shkroi: "Pronarë të mëdhenj të botës së vjetër", "Mbrëmje në çiflikun e Dikankës", "Mirgorod" dhe novelën monumentale "Taras Bulba". Në 1835, pasi madhështia e krijimeve të tij ishte përhapur anembanë Rusisë, shkroi "Portreti" dhe "Shëtitorja Njevski". Ndërkohë shkroi edhe drama, ndër të cilat gëlojnë "Revizori", "Bixhozxhinjtë" dhe komedia "Martesa".

Pas njohjes me Pushkinin, shkroi poemën "Shpirtra të vdekur", e cila u kthye në vepër "simbol" të letërsisë botërore. Pas shumë kritikave të bëra nga sistemi autoritar rus, ai vendosi të shkruajë pjesën e dytë të "Shpirtra të vdekur", por duke qenë i bindur se nuk kishte arritur monumentalitetin e së parës, ai e djeg vetë dorëshkrimin.

Vdiq në 4 mars 1852. Dhe mbi varrin e tij është shkruar ky epitaf: "Me fjalën time të hidhur mund të qeshni përjetë".