Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Mo Yan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mo Yan
Mo Yan, shkrimtar kinez fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2012
U lind më17 shkurt 1955
Gaomi , Kinë
Kombësiakineze
Gjinitë letrareRomane, tregime

Guan Moye (kin:莫言) (Gaomi, 17 shkurt 1955), i njohur me psudonimin Mo Yan, është shkrimtar kinez fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2012. Mo Yan është një shkrimtar shumë i popullarizuar, të cilin Donald Morrison , në revistën TIME e përshkruan si “njëri ndër më të nohurit, shpeshherë i ndaluar, dhe përgjithsisht në grupin e shkrimtarëve kinez të piratizuar”, ndërsa Jim Leach e përshkruan si versioni kinez i Franc Kafkës dhe i Joseph Hellerit. Për publikun perëndimor është bërë i njohur me romanin Klani i sorgumit të kuq botuar më 1986 në Kinë, i cili u adaptua edhe në verzionin filmik. Akademia suedeze, e cila Yanit ia ndau Nobelin në vitin 2012, e përshkruan Yanin si shkrimtar "I cili, me realizmin e vet magjik, i lidh tregimet popullore, historinë dhe të sotmen moderne."

Veprat e Mo Yan-it janë romane historiko-epike që karakterizohen nga realizmi halucinant, dhe të cilat përmbajnë elemente të humorit të zi. Ndër temat kryesore në veprat e Mo Yanit është pandryshueshmëria e lakmisë dhe korrupsionit të natyrës njerëzore, përkundër ndikimit të ideologjive. Ngjarjet e shumë tregimeve të tij ai i vendos në qytetin e lindjes Gaomin verilindor në provincën Shandong, të Republikës Popullore të Kinës, dhe ai përdor imazhe verbuese, komplekse dhe shpeshherë të dhunshme. Mo Yan thotë se e kuptoi se mund ti bënte "anëtarët e familjes, të njohurit, fashatarët..." personazhe të romaneve të tij, pas leximit të romanit The Sound and the Fury të shkrimtarit amerikan William Faulkner. Mo Yan satirizon me zhanrin letrar të Realizmit Socialist duke i vendosur punëtorët dhe burokratët në situata absurde.

Shkrimet e Mo Yanit shquhen për dallimet e turbullta mes "të shkuarës dhe të ardhmes, të vdekurve dhe të gjallëve, si dhe të mirës dhe të keqes". Mo Yan shfaqet në romanet e tij si personazh gjysmë-autobiografik që ritregon dhe modifikon rrëfimet tjera të autorit. Personazhet femërore shpesh rebelohen ndaj roleve gjinore që i përcakton tradita si p.sh. në romanin "Gjinj të mëdhenj, vithe të gjera", nëna e familjes Shangguan pasi dështon që t'i bëjë burrit djem, fillon ta tradhtojë me burra tjerë, duke mbetur shtatzënë me një misionar suedez, një ushtar japonez etj. Pushteti i meshkujve poashtu paraqitet në mënyrë cinike në po të njëjtin roman, ku ka vetëm një hero mashkull.

Çmimi Nobel për Letërsi, 2012

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 tetor 2012, Akademia Suedeze e shpalli Mo Yanin laureat të Çmimit Nobel Për Letërsi me motivimin "me anë të realizmit halucionant i bën bashkë përrallat popullore, historinë dhe të tashmen". Kur e fitoi çmimin në moshën 57 vjeçare, më 2012, ai u bë laureati i 109-të i tij, dhe i pari shtetas i Republikës Popullore të Kinës që e fitoi. Per Wästberg, anëtar i akademisë suedeze, në fjalimin e tij shpjegoi: "Mo Yan është poet që i shkul posterat stereotipikë të propagandës, duke e nxjerrë në pah individin nga një masë anonime e njerëzve. Me anë të talljes dhe sarkazmës, Mo Yan sulmon historinë dhe falsifikimet e saj, si dhe deprivimin dhe histerinë politike

Kreu i Akademisë Suedeze, Peter Englund tha në mënyrë më pak zyrtare: "Ai ka një stil tepër të veçantë të të shkruarit. Nëse lexon një gjysmë faqe nga Mo Yani, e njeh menjëherë se është e atij"

  • 《红高粱家族》 Klani i sorgumit të kuq (1986)
  • 《天堂蒜薹之歌》 Baladat e hudhrave (1988)
  • 《十三步》 Trembëdhjetë hapa (1988)
  • 《食草家族》 Familja ime bimëngrënëse (1993)
  • 《酒国》 Republika e verës: Një roman (1993)
  • 《丰乳肥臀》 Gjinj të mëdhenj & vithe të gjera (1995)
  • 《红树林》 Pylli i kuq (1999)
  • 《四十一炮》 Pow! (2003)
  • 《生死疲劳》 Jeta dhe vdekja po më lodhin (2006)
  • 《檀香刑》 Vdekja dru sandali (2008)
  • 《蛙》 Bretkosa (2009)

Në gjuhën shqipe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gjuhën shqipe janë përkthyer romanet:

Bretkosa (2013) •Ndryshime (2014) •Klani i Sorgumit të kuq(2017)

Romani 'Bretkosa' është romani i parë i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kinze në gjuhën shqipe.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]