Lusine Zakaryan
Lusine Zakaryan, lindur me emrin Svetlana Zakaryan ( 1 qershor 1937 në Akhaltsikhe, ish-republikën socialiste gjeorgjiane- 30 dhjetor 1992 në Jerevan, Armeni) ishte një soprano armene. Ajo u rrit në Samtskhe–Javakheti, në rajonin jugor të Gjeorgjisë. Në 1952 ajo u zhvendos me familjen e saj në Jerevan, ku ajo dhe ndoqi gjimnazin profesional për muzikën. Ajo hyri në Konservatorin shtetëror të Muzikës në Jerevan në 1957 ku dhe talenti i saj muzikor spikati që në fillim.
Nga 1970 deri në 1983 Zakaryan ishte një soliste në orkestrën e simpfonisë për Radio-televizionin e Armenisë. Ajo ka kënduar gjithashtu në korin e Kishës Apolostike Armene në Katedralen e Echmiadzin, dhe njihet më së shumti për përshtatjen që ajo iu ka bërë himneve të vjetra armene.
Zakaryan njihet gjithashtu për këndimin e repertorit operistik ndërkombëtar si dhe muzikën tradicionale armene dhe muzikën për kisha.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Сегодня день рождения знаменитой армянской певицы Лусине Закарян. panarmenian.net. 1 June 2011
- ЗАКАРЯН Лусинэ (Светлана) Абетовна (1937—1991). greatarmenian.narod.ru