Jusuf Buxhovi
Ky tetor 2017 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jusuf Buxhovi (Pejë, më 1946) është gazetar, shkrimtar dhe historian shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Pejë më 4 gusht të vitit 1946. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në Gjakovë. Studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1968. Studimet posuniversitare i kreu në degën e historisë së Univeristetit të Kosovës në vitin 1979, me ç'rast , me temën "Lidhja shqiptare në dokumentet gjermane",mori titullin e magjistri të shkencave të hisitorisë. Karrierën e shkrimtarisë e nisi si poet dhe gazetar i kulturës në gazetën “Rilindja” në vitin 1967, të cilën e vazhdon si korrespondent i saj në Gjermani, deri në fund të vitit 2008. Këtu nis cikli i romaneve triologjikë përpunuar vitet e fundit dhe ku prozatori në mbi dy mijë faqe përcjell dramën e mbijetesës, vazhdimësisë dhe jetës. Rreth krijimtarisë letrare të viteve të fundit të autorit, mund të thuhet se me romanet "Prapë Vdekja I, II, III" (1991-1995) pastaj me "Letrat për Kryeprincin" (2002), "Vera e fundit e Gjin Bardhit" (2003), si dhe "Trilogjinë Gjermane" (Vdekja e Kolonelit, Kujtimet e zonjës Von Braun dhe Kodi i Dashurisë) të botuara në vitet 2004-2006, krijon një cikël tematik të eposit të prozës shqipe, i cili mbështetet mbi qenien ekzistenciale të popullit shqiptar që nga antika e deri në ditët tona. Në këtë mënyrë autori shfaqet me një prosede letrar që është i ndërthurur dhe i ndërlidhur organikisht, ku historia kthehet në një fakt letrar. Këtij kundrimi nuk i kanë shpëtuar as ngjarjet e fundit, vecmas ato të viteve të tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, të cilat gjetën një pasqyrim të denjë në romanin "Kodi i dashurisë" i cili në vitin 2006 u nderua me cmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit.
Në vazhdën e ktij angazhimi duhet parë edhe pjesën e parë të trilogjisë "Libri i Bllacës" që doli nga shtypi në janar të vitit 2007, dhe pritet që pjesa e dytë dhe e tretë e këtij libri të botohet gjatë këtij viti, pasiqë, sipas autorit ato, si tekste letrare, tashmë janë kryer dhe gjenden në fazën e fundit të daljes nga shtypi.
Në vitet në vazhdim Jusuf Buxhovi vazhdoi veprimtarinë e sukseshme si romansier. Botoi romanet: "Libri i Gjakovës" (2008), "Lufta e fundit e Bashkim Kosovës" (2011), "Dosja e hapur" (2012), "Jeniçeri i fundit" (2013) dhe "Dosja B" (2016).
Krahas letërsisë, Jusuf Buxhovi shënoi suksese edhe si historian. Pas punës së gjatë hulumtuese në arkivat gjermane publikon monografitë "Kongresi i Berlinit 1878" (2008) dhe "Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare" (2012), si dhe "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane" (2010). Suksesin më të madh si historian Buxhovi e shënon me veprën pesë-vëllimëshe "Kosova" (2012-2015), e cila pati shtatë botime.[nevojitet citimi] "Kosova" në tri vëllime u botua edhe në anglisht në SHBA nga botuesi "Jalifat Publishing" (2015).
Për merita shkencore në historiografi, në vitin 2017, Ministria e Kulturës dhe Sportit e Qeverisë së Kosovës ia ndau çmimin "Historian i Vitit".[nevojitet citimi]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Cirku", tregime, "Rilindja" – 1972
- "Pioni", tregime , "Rilindja" - 1975
- "Matanëkrena" – roman, "Rilindja" - 1976
- "Çaste" - vështrime letrare, "Rilindja" -1978
- "Dinozauri" – dramë, "Rilindja" - 1979
- "Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit" – roman, "Rilindja" - 1982
- "Ura e Fshejit" – novela, "Rilindja" - 1983
- "Pranvera e zhveshur" - dy drama, "Rilindja" - 1984
- "Nata e shekujve" - roman, "Rilindja" - 1985. (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
- "Galeria e të vdekurve" - roman, "Rilindja" - 1987
- "Libri i të mallkuarve"- roman triptik , "Rilindja" -1989. ( Fitoi çmimin letrar "Hivzi Sulejmani")
- "Prapë vdekja 1" - roman, "Rilindja" - 1991 (Fitoi Çmimin vjetor të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës)
- "Prapë vdekja 2" - roman, "Rilindja" -1993
- "Prapë vdekja 3" - roman, "Rilindja" - 1995
- "Qyteti i dënuar me vdekje"- roman, "Faik Konica" - 2000
- "Letrat për Kryeprincin"- roman, "Faik Konica" - 2003
- "Vdekja e Kolonelit" – roman, "Faik Konica" - 2004
- "Vera e fundit e Gjin Bardhit" – roman, "Faik Konica" - 2004
- "Kujtimet e zonjës Von Braun"- roman, "Faik Konica" - 2005
- "Kodi i dashurisë"- roman, "Faik Konica" - 2006. (Fitoi çmimin kombëtar "Azem Shkreli", si vepra më e mirë e vitit)
- "Udhëtimi i Mendim Drinit"- roman, "Faik Konica" - 2006.
- "Libri i Bllacës 1 - Shënime nga psikiatria" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
- "Libri i Bllacës 2 - Bota e përmbysur e Urtakut" – trilogji,"Faik Konica" - 2007.
- "Libri i Bllacës 3 - Etër e bij" – trilogji, "Faik Konica" - 2007.
- "Fletëza gjermane" – publicistikë, "Faik Konica" - 2008.
- "Kongresi i Berlinit 1878" – historiografi, "Faik Konica" - 2008.
- "Libri i Gjakovës" – roman, "Faik Konica" - 2008.
- "Kthesa historike 1 - Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2008.
- “Jeta lakuriqe”, tregime. Botoi “Faik Konica” – 2009.
- "Kthesa historike 2 - Shteti paralel dhe rezistenca e armatosur” – historiografi. Botoi “Faik Konica” – 2009.
- ”Kthesa historike 3 - Lufta e Perëndimit për Kosovën” – historiografi. Botoi “Faik Konica”, 2009.
- "Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Europiane”, historiografi. Botoi “Faik Konica”,Prishtinë, 2010.
- “Kosova” I,II,III – historiografi. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2012.
- “Jeniçeri i fundit”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Houston, 2013.
- “Dosja e hapur”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë –“Jalifat Publishing” Houston, 2014.
- “Kosova” I-V, historiografi. Botoi “Faik Konica”- Prishtinë dhe “Jalifat Publishing”, Houston, 2015.
- “Dosja B”, roman. Botoi “Faik Konica” Prishtinë – “Jalifat Publishing” Hosuton, 2016.
Përkthime në gjuhët e huaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Zapisi Dzona Nikolle Kazazija”, “Jedinstvo”, Prishtinë, “Nolit”, Beograd, 1986.
- “Beleske Dzona Nikolle Kazazija”,Maribor, Slloveni, 1989.
- “Qui resiste a la peste resiste au diable”(Le Journal de Gjon Nikollë Kazazi), botoi “L’Harmatann”, Paris, 2010.
- “Kosova”I,II,II anglisht. Botoi “Jalifat Publishing”, Houston 2013.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 korrik 2011, si shkrimtar i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.[1] BESIM ODAI
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lajm në Koha Ditore.
- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- Njerëz nga Peja
- Gazetarë shqiptarë
- Romancierë shqiptarë
- Historianë shqiptarë
- Njerëz që jetojnë
- Lindje 1946
- Novelistë shqiptarë
- Absolventët e Universitetit të Prishtinës