Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Jeronim Bazo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeronim Bazo Lindi në Tiranë, në maj 1960. Mbaroi studimet universitare në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitin 1985 dhe u titullua oficer aktiv në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Vitet e para të karrierës ushtarake shërbeu në njësitë e këmbësorisë si komandant toge, kompanie dhe zëvendëskomandant batalioni.

Gjeneral Brigade Bazo ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA-ve në periudhën 1993-1995 si Shef Sektori në Drejtorinë e Personelit.

Në vitin 1996 u diplomua nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C Marshall” për Studime të Sigurisë dhe Ekonomisë së Mbrojtjes. Nga 1997-2000, Gjeneral Brigade Bazo pasi shërbeu si oficer koordinator me NATO-n, komandoi Akademinë e Nënoficerëve deri më 2003-in dhe më pas u emërua Komandanti i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, ku drejtoi punën dhe përpjekjet për transformimin e kësaj akademie në një Universitet Ushtarak dhe shërbeu si komandant i parë i UUS-së deri në qershor 2005.

Në 2007-ën udhëhoqi punën për planifikimin dhe zhvillimin për herë të parë të Kursit të Lartë për Studime për Sigurinë dhe Mbrojtjen, që vazhdon të jetë një kontribut i vlefshëm i Shqipërisë për sigurinë dhe paqen në rajon.

Zhvillimi i këtij kursi me pjesëmarrje ndërkombëtare ishte një ndër elementet mbështetës në përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë një vend anëtar i NATO-s, në vitin 2009.

Gjatë periudhës 2010-2012 drejtoi Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes në SHP të FA-ve, në një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë si një anëtare e re e NATO-s. Nën drejtimin e tij Drejtoria e Planifikimit të Mbrojtjes realizoi me sukses një numër detyrash të rëndësishme, që ishin elemente të rëndësishëm për integrimin e plotë të Shqipërisë në NATO, si Implementimi i Strukturës së Re të FA-ve, Konferencat e Integrimit të FA-ve, Konferencat e Transformimit dhe Takimet e Komitetit Ushtarak të NATO-s. Gjeneral Brigade Bazo shërbeu në këtë pozicion deri në gusht 2012, kohë në të cilën u emërua Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës Bujar Nishani.