Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

John Lennon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
John Lennon
Background information
Emri i lindjesJohn Winston Lennon
Lindi9 tetor 1940, Liverpool, England
Vdiq8 dhjetor 1980 (40 vjeçarë) New York City, New York, U.S.
ZhanretRok, pop rok, psychedelic rok, experimental rok, rok and roll
Muzikantë, këngëtar-tekst shkrues, artist, aktivist paqe
Instrument(et)Vokal, Kitarë, piano, bas, harmonikë
Vitet aktik1957–1975, 1980
LabeliParlophone, Capitol, Apple, EMI, Geffen, Polydor
Websitewww.johnlennon.com

John Winston Ono Lennon (9 tetor 1940 - 8 dhjetor 1980) ishte muzikant anglez i zhanrit rok, tekst-shkrues, autor, dhe aktivist paqe që ka marrë famë në mbarë botën si njëri nga anëtarët themelues të The Beatles. Me Paul McCartney, John Lennon formoi një nga partneritetet tekstshkrues më me ndikim dhe më të suksesshëm të shekullit XX. Ai është i renditur nga Billboard si tekstshkruesi i dytë më i mirë pas McCartney.

Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista. Ai ishte kundërshtues përmes punës së tij si aktivist paqe, së bashku me gruan e tij Yoko Ono. Pas suksesit me The Beatles, Lennon gëzoi një solo karrierë të suksesshme me albumet si John Lennon/Plastic Ono Band dhe Imagine dhe këngë të tilla si "Give Peace a Chance" dhe "Imagine". Pas një vetë imponimi për të dalë në pension për të rritur djalin e tij Sean, Lennon rishfaqet me albumin Double Fantasy, por u vritet më pak se një muaj pas lëshimit të albumit. Album i cili në vitin 1981 fitoi Grammy Award for Album of the Year.

Në vitin 2002, të anketuarit në një sondazh të BBC për 100 Greatest Britons votuan Lennon-in të 8-in. Në vitin 2004, revista Rolling Stone e renditi Lennon-in të 38-in në listën e "The Immortals: The Fifty Greatest Artists of All Time" (The Beatles qenë të parët). Ai gjithashtu u rendit këngëtari i pestë më i mirë i të gjitha kohrave nga Rolling Stone në vitin 2008.

Ai kishte emrin e presidentit Churchill, nje djalë i lindur ne Liverpool,ne Luftën e Dytë Botërore dhe gati nuk rrinte me te atin.Mamaja e tij,Xhulia,siç thoshte ai,i jepte arsye per te jetuar.Por,kur prindërit e tij,Xhulia dhe Alfred Lennon,u divorcuan,ai shkoi te jetonte me tezen e tij.Ai ishte me nota te mira ne mesime,por me vdekjen e xhaxhase se tij,Xhorxh,ai filloi te ndryshonte.Gjate asaj kohe ai kishte formuar banden "The QuarryMen" me shokët e tij te femijerise.E dashura e tij,Synthia,me vone u be gruaja e tij,dhe me te lindi 1 djale,Xhulianin,(Emri iu vu per nder te nenes se tij,Xhulias,pak kohe pasi vdiq.)Me vone ai u nda nga Synthia dhe u lidh me artisten japoneze Yoko Ono.

Themelimi i The Beatles

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Stauja e John Lennon në Durrës
Përuruar më 6 maj 2011 nga Vangjush Dako
Realizuar nga skulptori Qazim Kërtusha