Ivica Daçiq
Ivica Daçiq | |
---|---|
Ивица Дачић | |
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë | |
Titullar | |
Në detyrë 22 tetor 2020 | |
Presidenti | Aleksandar Vuçiq |
Paraprirë nga | Smilja Tishma (në detyrë) Maja Gojkoviq |
Zëvendësi i Parë i Kryeministrit të Serbisë | |
Në detyrë 27 prill 2014 – 22 tetor 2020 | |
Kryeministri | Aleksandar Vuçiq Vetë ai (në detyrë) Ana Bërnabiq |
Paraprirë nga | Aleksandar Vuçiq |
Pasuar nga | Branko Ružić |
Në detyrë 7 korrik 2008 – 27 korrik 2012 | |
Kryeministri | Mirko Cvetkoviq |
Paraprirë nga | Božidar Đelić |
Pasuar nga | Aleksandar Vuçiq |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 27 prill 2014 – 22 tetor 2020 | |
Kryeministri | Aleksandar Vuçiq Vetë ai (në detyrë) Ana Bërnabiq |
Paraprirë nga | Ivan Mërkiq |
Pasuar nga | Ana Bërnabiq (në detyrë) Nikola Selakoviq |
Kryeministri i Serbisë | |
Në detyrë 31 maj 2017 – 29 qershor 2017 në detyrë | |
Presidenti | Aleksandar Vuçiq |
Paraprirë nga | Aleksandar Vuçiq |
Pasuar nga | Ana Bërnabiq |
Në detyrë 27 korrik 2012 – 27 prill 2014 | |
Presidenti | Tomislav Nikoliq |
Zëvendës | Aleksandar Vuçiq (i pari) Jovan Kërkobabiq Rasim Ljajiq Suzana Grubjeshiq |
Paraprirë nga | Mirko Cvetkoviq |
Pasuar nga | Aleksandar Vuçiq |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 7 korrik 2008 – 27 prill 2014 | |
Kryeministri | Mirko Cvetkoviq Vetë ai |
Paraprirë nga | Mirjana Orashanin (në detyrë) |
Pasuar nga | Nebojsha Stefanoviq |
Ministër i Informacionit | |
Në detyrë 24 tetor 2000 – 25 janar 2001 Shërbeu me Bogoljub Pejçiq dhe Biserka Matiq-Spasojeviq | |
Kryeministri | Milomir Miniq |
Paraprirë nga | Aleksandar Vuçiq |
Pasuar nga | Pozita u shbërbë |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 janar 1966 Prizren, RSF Jugosllavia |
Partia politike | Partia Socialiste e Serbisë |
Bashkëshortja/et | Sanja Sakiq Daçiq |
Fëmijët | 2 |
Shkollimi | Universiteti i Beogradit |
Nënshkrimi | |
Ivica Daçiq (Serbisht: Ивица Дачић; lindi në Prizren më 1 janar 1966) është një politikan serb i cili shërben si Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë që nga viti 2020[1] dhe si kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë që nga viti 2003.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e kreu në Zhitoragjë dhe shkollën e mesme në Nish. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Beograd. Ka qenë president i parë i Rinisë Socialiste të Beogradit më 1990 dhe zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë nga viti 1992 deri në vitin 2000. Ai ishte kryetar i Këshillit të Qytetit të Beogradit Partisë Socialiste të Serbisë, dhe Zv / President i Partisë Socialiste Serbisë nga viti 2000 deri në vitn 2003 .
Ka qenë deputet federal në Dhomën e Qytetarëve të Kuvendit Federal të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe të Kuvendit të Bashkësisë Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 1992 deri në vitin 2004 .
Në dhjetor të vitit 2006 u zgjodh President i Partisë Socialiste të Serbisë .
Pas zgjedhjes së qeverisë së Mirko Cvetkoviç, më 7 korrik 2008 të Parlamenti serb mori funksionin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 2008 deri në prill 2014, ai shërbeu si Ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa njëkohësisht shërbeu edhe si Kryeministër i Serbisë për një pjesë të asaj mandate, nga korriku 2012 deri në vitin 2014 dhe pas kësaj ai shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme nga prilli 2014 deri në tetor 2020. Ai gjithashtu shërbeu si kryeministër i përkohshëm i Serbisë nga 31 maj 2017 deri më 29 qershor 2017, pasi kryeministri në detyrë, Aleksandar Vuçiq, u betua si President i Serbisë. Ai u pasua në detyrë nga Ana Bërnabiq më 29 qershor 2017.
Daçiq u diplomua në Universitetin e Beogradit në vitin 1989 dhe u bashkua me Partinë Socialiste në vitin 1991. Ai shpejt u ngrit në radhët e partisë, duke u bërë zëdhënësi i saj në vitin 1992, nën mentorin e tij, Sllobodan Millosheviq, Presidenti i Jugosllavisë dhe Serbisë.[2]
Pas përmbysjes së Millosheviqit, Daçiq u bë anëtar i bordit kryesor dhe u bë udhëheqës i partisë në vitin 2006. Ashtu si paraardhësi i tij, ai konsiderohet si një udhëheqës pragmatik i gatshëm të ndryshojë pikëpamjet bazuar në rrethanat dhe ka punuar për të reformuar partinë. Partia Socialiste e Serbisë është aktualisht në një koalicion me Partinë Populiste Progresive Serbe (SNS). Komentuesit përshkruajnë pozicionet e tij politike si nacionaliste.
Koalicioni i udhëhequr nga DS që përfshinte partinë e Daçiqit arriti një status të kandidatit për në BE. Koalicioni i udhëhequr nga SNS që përfshinte gjithashtu partinë e tij ndoqi Bashkimin Evropian për të filluar negociatat zyrtare për antarësimin e Serbisë dhe ai nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit mbi normalizimin e marrëdhënieve të qeverive të Serbisë dhe Kosovës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "National Assembly of the Republic of Serbia | National Assembly Speaker Biography". www.parlament.rs (në anglisht). Marrë më 2020-10-22.
- ^ Ivica Dačić: Slobodan Milošević nije razumeo promene
- Lindje 1966
- Njerëz që jetojnë
- Politikanë serbë
- Zëvendës Kryeministra të Serbisë
- Ministra të Jashtëm të Serbisë
- Ministra të Qeverisë së Serbisë
- Ministra të Punëve të Brendshme të Serbisë
- Kryetarë të Partisë Socialiste të Serbisë
- Kryeministra të Serbisë
- Absolventët e Universitetit të Beogradit
- Politikanë nga Prizreni