Ilir Soba
Ilir Soba | |
---|---|
U lind në | |
Vdiq | fshati Krelan Gjakovë |
Shtetësia | shqiptar |
Dëshmori i kombit Ilir Soba u lind në Gjakovë më 28 prill të vitit 1971. Doli nga një familje intelektuale. I ati, Mazllomi dhe nëna Serbezja, mësimdhënës, patën dy djem: Fatosin e Ilirin, si dhe bijën Teutën. Shkollën fillore e të mesmen, Iliri i kreu në vendlindje e qysh si nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore kishte vizatuar hartën e Shqipërisë etnike për çka e pati nervozuar shumë mësuesen e klasës, por vetëm me ndikimin e prindërve ai pajtohet me mësuesen pasi ajo e shpall të “re- beluar”.
Shkollimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve në Prishtinë ra në kontakt me veprimtarët e shquar në mesin e studentëve, prandaj edhe rrallë mund të merrej me mend ndonjë organizim i ndonjë manifestimi protestues e demonstrues pa Ilir Sobën, veçanërisht demonstratat e vitit 1990. Kohën e lirë e kalonte me muzikë, kishte dashuri të flaktë për këngën e lehtë dhe kitarën. Si student i vitit të tretë të studimeve radhitet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare t Kosovës dhe më 25 maj të vitit 1998 Iliri gjendet në shtabin e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit në Gllogjan.[1] Kjo ngjau kur një serb që njihej me Ilirin nëpër- mjet muzikës, kishte veshur uniformën e ushtrisë jugosllave dhe lavdërohej se po e luftonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Që në ditët e para Iliri afirmohet si djalosh i guximshëm dhe sypatrembur prandaj edhe gëzonte respekt në mesin e bashkëluftë- tarëve dhe eprorëve të formacioneve. Të gjithë e kërkonin dhe me ëndje shkonin në çdo aksion e vijë frontale kur me ata ishte Ilir Soba. Me që ishte djaloshi i parë i qytetit të Gjakovës që u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e thumbonin me epitetin “djali i asfaltit“.
Bashkë luftëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Gllogjan Iliri kreu stërvitjet ushtarake në grupin e Dritan Mujë Zenelit, sot dëshmor i kombit. Pas përfundimit, të gjitha detyrat që i shtroheshin i kryente me kohë e me sukses. Mori pjesë në vijën e parë të frontit që u zhvillua në Prejlep, Përkol- lukë, Lumbardh, Broliq e Shqiponjë të Dushkajës së Gjakovës. Më 17 tetor të vitit 1998 forcat serbe zënë pozicionet e fshatit Kralan dhe vendosen në këtë fshat. Kështu edhe zhvillohet një luftim i ashpër në të cilin mori pjesë edhe Ilir Soba. Të nesërmen, pra më 18 tetor, Iliri niset së bashku me luftëtarët për t’u ripozi- cionuar në fshatin Kralan në mënyrë që me rimarrjen e kësaj pike të pengohen for- cat serbe për të depërtuar në bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër fshatrat e Dushkajës: Shqiponjë, Zhebel, Bardhaniq, Gërgoc e Maznik në të cilat luftime morën pjesë edhe Afrim Deda, Avdullah Babalia, Emrush Xhamajli, Agron Kryeziu, Xhafer Kadiri, Bekim Sylka, Skënder Gashi, Bashkim Gashi e shumë luftëtarë të Xhelal Ha- jdës -Tonit që atyre ditëve i shkuan në ndihmë Zonës Operative të Rrafshit të Duk- agjinit. Këto janë ndër luftimet më të ashpra që u zhvilluan në fshatrat e Dushkajës. Forcat serbe pësuan humbje por në radhët e luftëtarëve të lirisë mungonte Ilir Soba. Grupi i Ilirit ra në një pritë të kurthuar në afërsi të shkollës fillore të fshatit Kralan kah drejtimi i Shqiponjës (ish-Jabllanicë). Luftëtarët e lirisë arritën të ridepërtojnë deri në pozicionet përkatëse dhe kërkojnë trupin e pajetë të dëshmorit Ilir Soba. Por bashkëluftëtarët e Ilirit sërish arrijnë për t’u ripozicionuar dhe për ta sajuar vijën e mbrojtjes së Dushkajës dhe më 27 tetor forcat serbe definitivisht të thyera e të tur- përuara, me shumë militarë të vrarë e teknikë të shkatërruar, e braktisën pozicionin në Kralan. Me shumë përpjekje, shokët e gjejnë trupin e pajetë të Ilir Sobës, arrijnë ta tërheqin dhe e varrosin me nderime ushtarake.
Si u kujtua Iliri në Gjakovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për dëshmorin Ilir Soba janë bërë shumë shkrime nëpër gazeta, revista e mono- grafi kushtuar dëshmorëve. Në fshatin Kralan, në vendin e rënies është ngritur lapi- dari i përbashkët dhe një rrugë në Gjakovë mban emrin e Ilir Sobës, këngëtarit dhe kitaristit të pasionuar, djaloshit të parë të Gjakovës që me këngë u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ilir Mazllom Soba (28.4.1971 – 18.10.1998)". Radio Kosova e Lirë. 18 tetor 2018. Marrë më 18 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)