Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Internet Protocol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull merret me protokollin e internetit. Për IP adresën shiko këtu

Internet Protocol (IP) (shqip: Protokolli i Internetit) është një protokoll i përdorur për komunikim të të dhënave përmes një inter-rrjeti (internetwork) "packet-switched" që përdor TCP/IP-në.

IP është protokolli primar në shtresën e internetitTCP/IP dhe ka detyrën e dërgimit të datagramve (paketave) protokollare të ndryshme nga burimi tek destinacioni host duke u bazuar vetëm në adresë e tyre. Për këtë qëllim IP-ja definon metodat adresuese dhe strukturat për enkapsulim të datagrameve. Verzioni i parë i rëndësishëm i strukturës adresuese, që sot njihet si Internet Protocol Version 4 (IPv4) është ende protokolli dominues për Internetin, megjithëse pasardhësi, Internet Protocol Version 6 (IPv6) vazhdimisht po hyn në përdorim nëpër botë.

Të dhënat nga një protokoll i shtresës së sipërme enkapsulohen si paketa/datagrame (këto terme janë sinonime në IP). Përgatitja e Qarqeve nuk nevojitet para se një host të mund të dërgojë paketa tek një tjetër host, me të cilin nuk ka komunikuar më parë (një karakteristikë e rrjeteve packet-switched), si rrjedhojë IP është një protokoll connectionless (që nuk ka nevojë të lidhet). Kjo e dallon atë nga rrjetet telefonike, të cilave u nevojitet përgatitje e qerqeve para se të mund të të realizohet thirrja telefonike (protokoll i orientuar kah lidhja, connection-oriented).

Shërbimet e ofruara nga IP

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

, IP-ja mund të përdoret përmes një rrjeti heterogjen, d.m.th, një rrjet që lidh kompjutera mund të përbëhet nga një kombinim i Ethernet, ATM, FDDI, Wi-Fi, token ring, ose të tjera. Secili implementim i shtresës së linqeve mund të ketë metodën e vetë të adrsimit (ose edhe mungesën e plotë të saj), me një nevojë korresponduese për të zgjidhur IP adresa në të adresa data link. Kjo zgjidhje adresore kryhet nga Address Resolution Protocol (ARP) (protokolli i zgjidhjes së adresave) për IPv4 dhe Neighbor Discovery Protocol (NDP) (protokolli i zbulimit të fqinjëve) për IPv6.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]