Haskala
Haskala (hebraisht Shpalosja në kuptimin sqarimi) lëvizje sqaruese ndër folësit e judishtes së jahudizmit në Evropën lindore të shekullit XIX.
Këta folës që gjendeshin nën ndikimin e mendimeve të Moses Mendelsonit, përkundër atakimeve nga ana e fundamentalistëve (ortodoksisë) të jahudizmit si Çahsidizmi, u shkëputën nga tradita dhe zhvillimin e tyre e shihnin në kulturën dhe emancipimin e kohës së re.
Sqarimi (hebr. Maskilim) i jepte përparësi Biblës dhe shkencave profane në vend të studimeve talmund. Mirëpo deri tek asimilimi i tyre në rusë nuk erdh për shkak të rezistencës së antisemitëve në radhët ruse. Për këtë dominojë vetëdijesimi për një komb të jahudive. Ky vetëdijesim, më tej hapi rrugën për Cionizmin.
Letërsia Haskala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tekstet Haskala janë shkrime sqaruese në gjuhën judishtes, që u përhapën në Evropën lindore nga fundi i shekullit XIX. Këto shkrime i zëvendësuan shkrimet e vjetra tradicionale të jahudizmit. Ndër autorët më të njohur të teksteve haskala numërohen: M. Lewin (1749-1819); I.Axenfeld (1787-1866); A.B. Gottlober (1811-1899); E.M. Dick; A. Goldfaden dhe I.J Linezki (1839-1915). Në fund të teksteve haskala, me shkrimet e Mendele Mojcher Sforim-it, fillon perioda klasike e letërsisë judishtes.