Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Filozofia e lashtë greke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filozofia e lashtë greke u ngrit në shekullin e 6-të p.e.s. Filozofia u përdor për të kuptuar botën duke përdorur arsyen. Ajo trajtonte një shumëllojshmëri të gjerë temash, duke përfshirë astronominë, epistemologjinë, matematikën, filozofinë politike, etikën, metafizikën, ontologjinë, logjikën, biologjinë, retorikën dhe estetikën. Filozofia greke vazhdoi gjatë gjithë periudhës helenistike dhe më vonë evoluoi në filozofinë romake.[1]

Filozofia greke ka ndikuar shumë në kulturën perëndimore që nga fillimi i saj dhe mund të gjendet në shumë aspekte të edukimit publik. Alfred North Uajt'hed vuri në dukje dikur se "karakterizimi i përgjithshëm më i sigurt i traditës filozofike evropiane është se ajo përbëhet nga një seri fusnotesh për Platonin".[2] Linja të qarta, të pandërprera ndikimi çojnë nga filozofët e lashtë grekë dhe helenistë në filozofinë romake, filozofinë e hershme islame, skolastikën mesjetare, Rilindjen evropiane dhe epokën e iluminizmit.

Filozofia greke u ndikua në një farë mase nga letërsia më e vjetër e mençurisë dhe kozmogonitë mitologjike të Lindjes së Afërt të lashtë, megjithëse shtrirja e këtij ndikimi është debatuar gjerësisht. Klasicisti Martin Liçfild Uest shprehet se "kontakti me kozmologjinë dhe teologjinë orientale ndihmoi për të çliruar imagjinatën e filozofëve të hershëm grekë; sigurisht që u dha atyre shumë ide sugjestive. Por ata e mësuan veten të arsyetojnë".

Tradita e mëvonshme filozofike u ndikua aq shumë nga Sokrati siç u prezantua nga Platoni, saqë është praktike t'i referohemi filozofisë së zhvilluar para Sokratit si filozofi parasokratike. Periudhat deri dhe pas luftërave të Aleksandrit të Madh, janë përkatësisht ato të filozofisë "klasike greke" dhe "helenistike".

  1. ^ "Ancient Greek philosophy, Herodotus, famous ancient Greek philosophers. Ancient Greek philosophy at Hellenism.Net". www.hellenism.net. Marrë më 2019-01-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Alfred North Whitehead (1929), Process and Reality, Part II, Chap. I, Sect. I.