FIFA 100 është një listë e futbollistit legjendar brazilian Pelé për "futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që jetojnë". E prezantuar më 4 mars 2004 në një ceremoni gala në Londër të Anglisë, FIFA 100 ishte pjesë e festimeve të 100 vjetorit të themelimit të Fédération Internationale de Football Association (FIFA), organi qeverisës ndërkombëtar i futbollit.[1]
Shifra 100 i referohet njëqindvjetorit të themelimit të FIFA-s dhe jo numrit të lojtarëve të përzgjedhur në listë, e cila është 125; Pelés ju kërkua të zgjidhte 50 lojta aktiv dhe 50 të pensionuar, duke bërë gjithsej 100, por ai e pati të vështirë të zgjidhte vetëm 50 lojtarë të pensionuar.[2] Lista përmban 123 futbollista burra dhe 2 futbolliste gra. Në kohën kur lista FIFA 100 po përpilohej, 50 lojtarë ishin ende aktivë kurse 75 ishin të pensionuar.
Disa vëzhgues futbolli e kanë vënë në pikpyetje metodologjinë e përzgjedhjes së listës. David Mellor, një politikan i cili u bë ekspert futbolli, shkruajti në kolonën e tij në Evening Standard se ai mendonte që përzgjedhja ishte bërë në mënyrë politike sesa në bazë të aftësive të lojtarëve.[3] Ai sygjeroi se përzgjedhjet dukeshin vepër e Sepp Blatter sesa vepër e Pelés. Për t'a vërtetuar këtë, Mellor vuri në dukje shpërndarje gjeografike të lojtarëve; ai nënvizoi se një përzgjedhje e vërtetë do të përqëndrohej më shumë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Këto teza u mbështetën edhe nga gazetari i BBC, Tim Vickery.[4]
Një nga shokët e vjetër të Pelés, Gérson, i cili gjithashtu ka qënë një ish lojtar i kombëtares braziliane, reagoi për mungesën e tij në listë duke grisur një kopje të listës në një program televiziv brazilian. Marco van Basten dhe Uwe Seeler refuzuan të merrnin pjesë në projekt.[5]
^ ab"The FIFA 100" (në anglisht). The Guardian. 4 mars 2004. Marrë më 28 qershor 2019.
^"Fifa names greatest list" [Fifa emëron listën e të mëdhenjëve] (në anglisht). BBC Sport. 4 mars 2004. Marrë më 30 prill 2007.
^Mellor, David (5 mars 2004). "Sing up for Ken, a true Blues man". Evening Standard Ltd. (në anglisht). Questia.com. fq. 77. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2019. Marrë më 5 janar 2007.
^Vickery, Tim (8 mars 2004). "Pele pays price for popularity" [Pele paguan çmimin për popullaritetin] (në anglisht). BBC. Marrë më 30 prill 2007.
^Davies, Christopher (4 mars 2004). "Pele open to ridicule over top hundred" [Pele i hapur për tallje mbi qindra të lartë] (në anglisht). Mbretëria e Bashkuar: The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2007. Marrë më 10 shkurt 2008.