Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Dhimitër Spiro Robo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dhimitër Spiro Robo Ka lindur në vitin 1949 në Shtikë të Kolonjës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit me avionin MIG-21 në Regjimentin e Rinasit. Më 12.06. 1974, ndërsa po fluturonte mbi rajonin e Ballshit, si pasojë e një defekti teknologjik, avioni MIG-21 që ai drejtonte pësoi katastrofë ajrore. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.