Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Dëllinja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dëllinja është dru a shkurre me gjethe halore gjithnjë të blerta, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta me ngjyrë zakonisht të zezë, të kuqërremtë ose blu të errët.Kokrrat e dëllinjës kanë shije të athët dhe janë aromatike. Po ashtu dëllinja quhen edhe kokrrat e kësaj bime që përdoren në industrinë farmaceutike, për të bërë një lloj rakie, hardhiç etj. Ndërsa në popull është e njohur shprehja "në majë të dëllinjës", për të treguar që dikush nuk ka fjetur mirë, pra, e ka bërë gjumin të parehatshëm. Dëllinja bën pjesë në familjen e bimëve farëzhveshura. [1]

Dëllinjë e kuqe

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  • Për me shumë informacione rreth dëllinjës vështroni në librin e Biologjisë të klasës së VI faqe "84,85,86,87"