Gjeoinformatika
Gjeoinformatika është shkenca dhe teknologjia e cila zhvillon dhe përdor infrastrukturën e shkencës së informacionit për të adresuar problemet e gjeoshkencave, gjeografise dhe degët e lidhura te inxhinierisë .
Pamje e pergjithshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeoinformatika është përshkruar si "shkenca e teknologjia që merret me strukturën dhe karakterin e informacionit hapësinor,arritjet , klasifikimin dhe kualifikimin e tij, ruajtjen e tij, përpunimin, portretizimin dhe shpërndarjen, duke përfshirë infrastrukturën e nevojshme për të siguruar përdorimin optimal të këtij informacioni" [1] ose ",arti,shkenca ose teknologjia që ka të bëjë me blerjen, ruajtjen,përpunimin, prodhimin, prezantimin dhe përhapjen e gjeoinformacionit".[2]
Gjeomatika është një term i ngjashëm ,gjithashtu i përdorur që përfshin gjeoinformatiken, por gjeomatika fokusohet më shumë në vrojtim. Gjeoinformatika ka në thelbin e saj teknologjitë mbështetëse të procesit të marrjes, analizimit dhe shfaqjes së të dhënave hapësinore. Të dyja gjeomatika dhe gjeoinformatika përfshijnë dhe të mbështeten mbi teorinë dhe implikimet praktike të gjeodezisë.
Gjeografia dhe shkenca e tokës gjithnjë e më shumë mbështeten në të dhëna dixhitale hapësinore të marra nga imazhe te kapur në distancë e të analizuara nga sistemet e informacionit gjeografik (GIS) dhe të shfaqura në letër apo në ekranin e kompjuterit.[3]
Gjeoinformatika kombinon analizën gjeohapësinore dhe modelimin, zhvillimin e bazave të të dhënave gjeohapsinore, sistemet e informacionit,bashkëveprimin kompjuter-njeri,dhe teknologjitë e rrjeteve me kabëll ose pa kabëll. Gjeoinformatika përdor gjeokompjuterizimin dhe gjeovizualizimin për të analizuar gjeoinformacionin.
Degët e gjeoinformatikës përfshijnë:
-
Hartografi
-
Gjeodezi
-
Sistemet Satelitore te Navigimit Global
-
Larg Ndjeshmëri
-
Analiza Hapësinore
-
Hartografimi në web
Hulumtimet e Gjeoinformatikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hulumtimi në këtë fushë është përdorur për të mbështetur programet mjedisore,të energjisë dhe te sigurisë globale dhe lokale. Grupi i Shkencës dhe Teknologjisë së Informacionit Gjeografik (SHTIG) të Laboratorit Kombëtar Oak Ridge janë mbështetur nga departamente dhe agjenci të ndryshme qeveritare përfshirë Departamentin e Energjisë. Ata janë aktualisht grupi i vetëm në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Sistemit të Energjisë Kombëtare Laboratorike që përqëndrohet në teori të avancuar dhe hulumtime aplikative në këtë fushë.
Aplikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë fusha përfitojnë nga gjeoinformatika, duke përfshirë planifikimin urban dhe sektorin e administrimit të tokës,sistemet e navigimit të makinave,globet virtuale, shëndeti publik, menaxhimi kombëtar dhe lokal i gazetarisë, modelimi dhe analiza e mjedisit, ushtria, planifikimi dhe menaxhimi i rrjetit të transportit, bujqësia, meteorologjia dhe ndryshimi i klimës , oqeanografia dhe modelimi i oqeanit dhe atmosferës, planifikimi i vendndodhjes së biznesit, arkitektura dhe rindërtimi arkeologjik, telekomunikacioni, kriminalistika dhe simulimi i krimit, aviacion dhe transporit detar. Rëndësia e dimensionit hapësinor në vlerësimin, monitorimin dhe modelimin e disa çështjeve të ndryshme dhe problemet që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore është e njohur në të gjithë botën. Gjeoinformatika bëhet teknologji shumë e rëndësishme për vendim-marrësit e një gamë të gjerë të disiplinave, industrisë, sektorit komercial, agjencive mjedisore, qeverisjeve lokale dhe kombëtare, hulumtueseve, dhe akademive, sondazheve kombëtare dhe organizatave hartografike, organizatave ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara, shërbimeve të emergjencës, shëndetit publik dhe epidemiologjisë, hartave të krimit, transportit dhe infrastrukturës, industritë e teknologjisë së informacionit, firmave konsulente GIS, agjencive të menaxhimit mjedisor), industrisë turistike, kompanive të shërbimeve, analizes së tregut dhe e-commerce, eksplorimeve minerale, etj Shumë agjenci qeveritare dhe jo qeveritare filluan të përdorin të dhënat hapësinore për menaxhimin e aktiviteteve të ditës.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shkenca e informacionit gjeografik
- Sistemet e Informacionit Gjeografik
- Programet e sistemit të informacionit gjeografik
- Gjeokompjuterizimi
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Partneriteti i Hapur Gjeohapësinor
- Shoqata Ndërkombëtare Hartografike (ICA) , organi botëror për harta dhe profesionistë të shkencës së GIS
- Shoqëria Ndërkombëtare për Fotogrametri dhe Larg Ndjeshmëri
- Unioni Ndërkombëtar i Gjeodezisë dhe Gjeofizikës (IUGG)