Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Gjeografia e Ishujve Sejelles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Ishujve Sejelles

OQEANI INDIAN
redaktoni hartën

Grupi i ishujve Sejelles (ang. : Seychelles) ndodhet në Afrikën lindore, në oqeanin Indian, në verilindje të Madagaskës.

Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Seychelles-it është 455 km2 (23 herë e diçka ma e vogël se Kosova) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 4 35 ‘‘‘J’’’, 55 40 ‘‘‘L’’’.

Ishujt Seychelles kanë një vijë bregdetare 491 km të gjatë dhe nuk kanë kufi që e ndanë me ndonjë vend tjetër.

Klima në ishujt Seychelles është tropikale bregdetare e butë me dy sezone. Sezonin e ftoftë që fillon në fund të muajit maj dhe vazhdon deri në shtatorë dhe sezonin e nxehtë përgjatë kohës së "monsunit" veri-perëndimor nga marsi deri në maj.

Relievi i ishujve Seychelles-it teren shkëmborë prej graniti edhe një rrip i gushtë bregdetar pas së cilit ndodhen shkëmbinj e bjeshkë të pasura me qymyrgur. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 905 metrave në vendin e quajtur Morne Sejselois (ang. : Morne Seychellois).

Si pasurit natyrore të ishujve Seychelles-it sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Kopra dhe një lloj druri i posaçëm . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2,22 % e sipërfaqes së vendit.