Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Gjuhët bantu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

 

Bantu
Shpërndarja
gjeografike
Afrika Qendrore, Afrika Lindore, Afrika Jugore, Somalia Jugore
Klasifikimi gjuhësorNizher-Kongo?
  • Atlantike-Kongo
    • Volta-Kongo
      • Benue-Kongo
        • Bantoide
          • Bantoide Jugore
            • Bantu
ProtogjuhëProto-Bantu
ISO 639-2 / 5bnt
Glottolognarr1281
Harta ku tregohen gjuhët bantu si pjesë të familjes gjuhësore më të madhe Nizher-Kongo. Gjuhët jo bantu janë ngjyrë gri.

Gjuhët bantu (Proto-Bantu: /*bantʊ̀/) janë një familje gjuhësore me rreth 600 gjuhë të folura nga popujt bantu të Afrikës Qendrore, Jugore, Lindore dhe Juglindore. Ato formojnë degën më të madhe të gjuhëve bantoide jugore.

Numri total i gjuhëve bantu vlerësohet të jetë midis 440 dhe 680 gjuhëve të ndryshme, diçka që varet nga përkufizimi i termit "gjuhë" dhe "dialekt". Shumë gjuhë bantu huazojnë fjalë nga njëra-tjetra, dhe disa janë reciprokisht të kuptueshme.[1]

Numri total i folësve të gjuhëve bantu vlerësohet të jetë rreth 350 milionë në 2015 (afërsisht 30% e popullsisë së Afrikës ose 5% e popullsisë botërore). Gjuhët bantu fliten kryesisht në juglindje të Kamerunit dhe në të gjithë Afrikën Qendrore, Jugore, Lindore dhe Juglindore. Rreth 1/6 e folësve të gjuhëve bantu dhe 1/3 e gjuhëve bantu gjenden në Republikën Demokratike të Kongos.

Gjuhët bantu rrjedhin nga një gjuhë e vjetër e përbashkët që quajmë Proto-Bantu, e cila mendohet se është folur aty ku sot ekziston shteti KamerunAfrikën Qendrore.[2] Rreth 1000-500 vjet para erës sonë, folësit e gjuhës Proto-Bantu filluan një seri migrimesh drejt lindjes dhe jugut, duke marrë me vete bujqësinë. Ky zgjerim bantu filloi të mbizotëronte Afrikën nën Sahariane në lindje të Kamerunit, një zonë ku popujt bantu sot përbëjnë pothuajse të gjithë popullsinë.[2][3] Disa burime të tjera vlerësojnë se zgjerimi bantu filloi afërsisht në vitin 3000 para erës sonë.

Gjuha bantu më e folur është gjuha suahili, me 16 milionë folës amtarë dhe 80 milionë folës L2 (2015). Shumica e folësve amtarë të gjuhës suahili jetojnë në Tanzani, ku ajo është një gjuhë kombëtare, ndërsa si gjuhë e dytë mësohet si lëndë e detyrueshme në shumë shkolla të Afrikës Lindore pasi është një lingua franca e rajonit.

Gjuhët e tjera kryesore bantu përfshijnë gjuhën lingala me më shumë se 20 milion folës (Republikën e Kongos, Republikën Demokratike të Kongos), gjuha zulu me 12 milion folës (Afrikën e Jugut), gjuha xhosa me 8,2 milion folës (Afrikën e Jugut, Zimbabve) dhe gjuha shona me më pak se 10 milion folës, ndërsa gjuhët sotho-cuana kanë më shumë se 15 milionë folës (në të gjithë Botsvanën, Lesoton, Afrikën e Jugut dhe Zambinë). Zimbabve ka folësa të gjuhëve kalanga, matebele, nambija dhe xhosa. Ethnologue i ndan gjuhët kinjaruanda dhe kirundi (gjuhë reciprokisht të kuptueshme) në dy gjuhë të ndryshme, të cilat së bashku kanë 20 milionë folës.

  1. ^ McWhorter, J. 2001. The Power of Babel (pp. 81–82). New York: Freeman-Times-Henry Holt.
  2. ^ a b Philip J. Adler, Randall L. Pouwels, World Civilizations: To 1700 Volume 1 of World Civilizations, (Cengage Learning: 2007), p.169.
  3. ^ Toyin Falola, Aribidesi Adisa Usman, Movements, borders, and identities in Africa, (University Rochester Press: 2009), p.4.