Gostivari
41°29′N 20°33′E / 41.48°N 20.55°E
Gostivar
Гостивар | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 35,847 |
Emri i banorëve | Gostivaras |
{{{postal_code_type}}} | 1230 |
Targat | GV |
Faqja zyrtare | gostivari.gov.mk |
Gostivar, (maqedonisht: Гостивар/ Gostivar) është qytet dhe qendër e komunës së Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.
Pozita gjeografike
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë së Veriut, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve gostivari.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rreth qytetit te Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.
Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari.Gostivari gjatë periudhes së perandorisë osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut të Prizrenit. Ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.
Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.
Si dëshmi e emrit Gostivar origjinë sllave mund të marrë faktin që në Republikën Çeke në kuadër të Pragës kryeqytetin Pragë (zona 15) është e vendosur lagje dhe zonë të synuar që quhet Hostivarzh (Çeke: Hostivař), i cili në të kaluarën ka qenë një vendbanim i ndarë, dhe në regjistrat gjermane të shekullit të 12-të mund të gjenden edhe nën emrin Gostiwar [1]. Duke pasur parasysh se në gjuhën çeke zë të butë për zëvendësim x d (p.sh. Praha - Praga) emri i kësaj lagjeje të madhe në juglindje Pragë është në të vërtetë Gostivar, dhe njohja e fjalëve është pothuajse e njëjtë (maqedonisht: гости (gosti - guests), mysafirët e Çekisë: hoste) lirë për të konkludojmë se Gostivar emri që mund të gjendet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën Çeke është me origjinë sllave.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nacionaliteti Numri Përqindja
- Shqiptar 54038 66.7%
- Maqedonas 15877 19.6%
- Turq 7991 9.8%
- Rom 2237 3.8%
- Vlleh 15 0.01%
- Serb 160 0.19%
- Boshnjakë 39 0.04%
- Të tjerë 685 0.84%
- Gjithsej 81042 100%
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gostivari është i njohur për kulturën e tij, duke marrë parasysh artistët e mëdhenj që kanë dal prej këtij qyteti, si ato të aktrimit, muzikës popullore e sidomos të asaj "Electronic" - (meqë janë të parët dhe të vetmit shqiptar në këtë drejtim.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kryetar i Komunës së Gostivarit është Arben Taravari, kandidat i ASH-së i iniciativës qytetare. Kryesues i këshillit komunal është ..., nga lista e zgjedhësve, që edhe ka shumicë në këshillin komunal.
Gostivari në vitin 1997
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 1997 filloi nje konflikt mes qytetarve dhe policis maqedonase
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko dhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lugina e Pollogut
- Komuna e Gostivarit
- Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
- Shkolla „Mustafa Kemal Ataturku“ në Gostivar
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- POLLOGU.NET - Dedikuar fushës së Pollog-ut!
- Gostivari info (anglisht)
- Gostivari dhe fusha e Pollogut
Selia: Gostivari dhe vendbanimet: Balindolli | Banjica e Epërme | Banjica e Poshtme | Çajla | Çegrani | Debreshi | Forina | Gjonovica e Epërme | Gjonovica e Poshtme | Jalloci i Epërm | Jalloci i Poshtëm | Korita | Kunova | Llakavica | Leshnica | Lumi Hekurt | Mirëdita | Mitrekërsti | Patalishti | Peçkova | Raveni | Reçani | Sërmnova | Simnica | Sushica | Strajani | Tërnova | Tumçevishti | Turçani i Madh | Turçani i Vogël | Vau | Vërtoku | Zdunja
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |