Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

GNU

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
GNU
Familja OSUnix-like
Shteticurrent
BurimiFree software
Publikimi fundit0.2 / 1997[1]
Lloji kernelMicrokernel (Monolithic in GNU/Linux)
LicensaGNU General Public License dhe liçensa të tjera të lira
Faqja zyrtarehttp://www.gnu.org/

GNU (sqt. En-gnu.ogg [[:Media:En-gnu.ogg|/ɡəˈnuː/]] , G-N-U) është një sistem operativ për kompjutera, i përbërë vetëm nga programe kompjuterikë të lirë. Emri i tij është një shkurtim ripërsëritës që do të thotë "GNU's Not Unix" (shqip: GNU Nuk është Unix); u zgjodh sepse projektimi i tij ishte si Unix, por dallohet nga Unix pasi është program i lirë dhe nuk mban kode të Unix.[2] Zhvillimi i GNU u nis nga Richard Stallman dhe ishte objektivi parësor i Free Software Foundation (FSF, shqip Fondacioni për Programet kompjuterike të Lirë).

GNU është i zhvilluar nga Projekti GNU, dhe programet që lëshohen nën kujdestarinë e projektit quhen GNU packages (paketat GNU) ose programe GNU. Komponentët e sistemit bazë përmbajnë GNU Compiler Collection (GCC, shqip Koleksioni GNU i Kompiluesve), GNU Binary Utilities (binutils), bash shell, GNU C library (glibc), dhe GNU Core Utilities (coreutils).

GNU ka një zhvillim aktiv. Edhe pse thuajse të gjitha pjesët u përfunduan kohë më parë dhe kanë më shumë se një dekadë që përdoren, kerneli zyrtar GNU Hurd nuk është përfunduar dhe jo të gjitha pjesë përputhen me të. Për këtë arsye, zakonisht përdoret kerneli i Linux. Edhe pse ky kernel nuk është miratuar zyrtarisht nga projekti GNU, disa softuerë si publikimi nga X.Org i Sistemit X të Dritareve dhe sistemi tipografik TeX janë përfshirë. Shumë programe të GNU-s janë kaluar edhe në platforma të tjera si Microsoft Windows, variante të BSD, Solaris dhe Mac OS X.

Liçensat GNU General Public License (GPL), GNU Lesser General Public License (LGPL), dhe GNU Free Documentation License (GFDL) u shkruan posaçërisht për GNU-në, por përdoren edhe nga projekte të tjerë që nuk kanë lidhje me të.

  1. ^ The GNU Project (1997). "GNU 0.2". Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2008. Marrë më 14 shkurt 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Është injoruar "accessdate 1997" (Ndihmë!)
  2. ^ "Sistemi operitiv GNU". Marrë më 2008-08-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]