Buffalo Bill
Buffalo Bill | |
---|---|
U lind në | 26 shkurt 1846 Le Claire, Territori i Iowas Shtetet e Bashkuara |
Vdiq | 10 janar 1917 |
Emrat e tjerë | Buffalo Bill Cody Pahaska (flokë të gjata)[1] |
Njohur për | Buffalo Bill's Wild West |
Bashkëshorti/ja | Louisa Frederici (m.1866) |
Fëmijë | 4 |
William Frederick Cody "Buffalo Bill" (26 shkurt 1846 - 10 janar 1917) ishte një ushtar amerikan, gjahtar bizon, dhe drejtues shfaqjeje. Ai lindi në Le Claire, Territori i Iowas (tani shteti amerikan i Iowa), por ai jetoi për disa vjet në vendlindjen e babait të tij në Toronto Township, Ontario, Kanada, përpara se familja të kthehej në Midwest dhe të vendoset në territorin e Kansas.
Buffalo Bill filloi të punojë në moshën njëmbëdhjetë, pas vdekjes së babait të tij, dhe u bë kalorës për Pony Express në moshën 15 vjeç. Gjatë Luftës Civile Amerikane, ai i shërbeu Unionit nga viti 1863 deri në fund të luftës më 1865. Më vonë ai shërbeu si një kërkues civil për ushtrinë amerikane gjatë Luftërave Indiane, duke marrë Medaljen e Nderit në vitin 1872.
Një nga figurat më të famshme dhe të njohura të Perëndimit të Egër, legjenda e Buffalo Bill filloi të përhapet kur ai ishte vetëm 23 vjeç. Pas pak ai filloi të performojë në shfaqje që shfaqin tema dhe episodet e kaubojit nga kufiri dhe Luftërat Indiane. Ai themeloi Buffalo Bill's Wild West më 1883, duke marrë kompaninë e tij të madhe në turne në Shtetet e Bashkuara dhe, duke filluar më 1887, në Britaninë e Madhe dhe Evropën kontinentale.
Buffalo Bill vdiq më 10 janar 1917 nga sëmundja e veshkave. Ai ndërroi jetë i rrethuar nga familja dhe miqtë, në shtëpinë e motrës së tij në Denver. Një ditë para vdekjes, ai mori pagëzimin në Kishën Katolike nga i ati Christopher Walsh.[2][3][4] Ai kishte një varrim sipas ritit masonik.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Encyclopedia". The William F. Cody Archive (në anglisht). Marrë më 2018-06-19.
Pahaska, also Pe-Ha-Has-Ka and Paha-Haska, as translated from Lakota Sioux language, means "Long Hair," the name given to William F. Cody by the Sioux Nation.
- ^ Russell, Don (1979). The Lives and Legends of Buffalo Bill (në anglisht). Oklahoma: University of Oklahoma Press. fq. 469. ISBN 978-1-4343-4148-8.
- ^ Weber, Francis J. (1979). America's Catholic Heritage: Some Bicentennial Reflections, 1776–1976 (në anglisht). Madison: University of Wisconsin. fq. 49.
- ^ Mosesl, L.G. (1999). The Lives and Legends of Buffalo Bill (në anglisht). Albuquerque: University of New Mexico Press. fq. 193. ISBN 978-0-8263-2089-6.
- ^ "'Buffalo Bill' Cody". A Few Famous Freemasons: American Founders (në anglisht). Grand Lodge of British Columbia and Yukon A.F. & A.M. Marrë më 23 nëntor 2011.