Breza, Bosnje
Breza është një qytet dhe komunë në qendër të Bosnjës dhe Hercegovinës, i njohur për minierat e saj aktive për prodhimin e qymyrit. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 73 km2 (28 sq mi) dhe është pjesë e Kantonit Zenica-Doboj në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipërfaqja e përgjithshme e komunës Breza është 83 kilometra katrorë. Ajo shtrihet në Kantonin Zenica-Doboj dhe kufizohet me katër komuna: Ilijashi, Kakanji, Vareshi dhe Visoko. Zhvillimi i saj ekonomik është i bazuar në minierat q ymyrit, të hapura qysh në vitin 1907.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Breza si vendbanim për herë të parë përmendet në dokumentet që datojn nga shekull II si Hedum Kastelum (Kështjella të Banuara). Qyteti i lashtë ishte kryeqyteti i fisit ilir Daesitiates, fis ky që banonte në pjesën më të madhe të territorit të Bosnjes së sotme qendrore para se të pushtohej nga Romakët.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Informacioni nga regjistrimi i fundit i mbajtur në tetor 2013 tregoi se komuna ka një popullsi prej 14,564 banorësh.[1] Breza ndonjëherë vizitohet edhe nga turistët, të cilët zakonisht vizititojnë qytetin e vjetër ose eksplorojnë kodrat përreth qytetit. E gjithë komuna, është hulumtuar nga investitorët e huaj, kryesisht për shkak të aktiviteteve të saj minerare.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuna ka 3 shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme nga të cilat është një Gjimnaz dhe një tjetër është një shkollë e mesme teknike/shkollë profesionale.[2][3]
Sporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Breza është e njohur për njërën nga klubet më të vjetra të formuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Klubi Futbollistik "Rudar" u formua në vitin 1924. Qyteti është gjithashtu i famshëm për shumë klube lokale të volejbollit dhe të basketbollit.[4]
Vendbanimet në komunë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]• Banjevac • Breza • Bukovik • Bulbushiqi • Gornja Breza • Izbod • Kamenice • Koritnik • Mahala • Mahmutoviqa Rijeka • Nasiqi • Očevlje • Orahovo • Podgora • Potkraj • Prhinje • Seoce • Slivno • Smailbegovići • Smrekovica • Sutješćica • Trtoriqi • Vardište • Vijesoliqi • Vlahinje • Vrbovik • Zalozhje • Zhupča.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1971
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në regjistrimin e vitit 1971:
Përkatësia etnike | Popullsia | % |
---|---|---|
Boshnjakët | 10,659 | 71.90% |
Serbët | 2,333 | 15.73% |
Kroatët | 1,446 | 9.75% |
Jugosllavët | 225 | 1.51% |
Të tjerët | 161 | 1.11% |
Gjithsej: | 14,824 | 100% |
1991
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1991 sipas regjistrimit të popullsisë, komuna Breza kishte 17,317 banorë:
Përkatësia etnike | Popullsia | % |
---|---|---|
Boshnjakët | 13,079 | 75.52% |
Serbët | 2,122 | 12.25% |
Kroatët | 851 | 4.91% |
Të tjerët | 1,265 | 7.32% |
Gjithsej: | 17,317 | 100% |
Personalitete të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Haris Silajxhić, politikan
- Alija Sirotanović, minator
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 dhjetor 2014. Marrë më 20 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 20 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "http://mssbreza.com/". Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 20 korrik 2016.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 20 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koordinatat: 44°01'16"N 18°15'40"E / 44.021°N 18.261°D44°01′16″N 18°15′40″E / 44.021°N 18.261°E