Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Baptizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pagëzim në Kishën Baptiste të Northolt Park në Londër, 2015.

Baptizmi është një sekt i degës të krishtërimit protestant që ka si themel kongregacionin vendas si një komunitet besimtarësh. Pagëzohen vetëm ata që kanë mbajtur qëndrim për çështjen e besimit dhe bëjnë një zgjedhje të vetëdijshme sipas Biblës dhe besimit të krishterë, që në këtë rast quhet pagëzim besimi ose pagëzim pendimi. Anëtarësia në kongregacion jepet nëpërmjet pagëzimit. Baptistët kanë një organizatë kongregacioniste dhe lëvizja përbëhet nga kongregacione të lira në bashkëpunim apo varësi reciproke.[1]

Historianët gjurmojnë kishën më të hershme baptiste në vitin 1609 në Amsterdam, Holandë, me separatistin anglez John Smyth si pastorin e saj. Në përputhje me leximin e tij të Dhiatës së Re, ai hodhi poshtë pagëzimin e foshnjave dhe themeloi pagëzimin vetëm të të rriturve besimtarë. Praktika baptiste u përhap në Angli, ku Baptistët e Përgjithshëm konsideruan se shlyerja e Jezus Krishtit shtrihej për të gjithë njerëzit, ndërsa Baptistët e Veçantë besonin se ajo shtrihej vetëm tek të zgjedhurit.[2][3]

Johann Gerhard Oncken

Baptizmi u ngrit si një lëvizje komunitare kur kongregacionistët e mërguar nga AngliaHolandë takuan degën menonite të Anabaptizmit dhe morën përsipër praktikën e shtyrjes së pagëzimit deri në moshën e rritur nga anabaptistët.

Kongregacioni i parë i duhur baptist u themelua nga anglezi John Smyth në Amsterdam, Holandë, në vitin 1609. Gjatë shekullit XVII, baptizmi u themelua në Angli dhe u përhap prej andej kryesisht në Amerikë në vitet e 1630-ta dhe më vonë edhe në vende të tjera.[4]

Në vitet 1630 u ngrit një ndarje e thellë brenda lëvizjes baptiste. Disa anëtarë u shkëputën si "Baptistë të Përgjithshëm" dhe u pajtuan me doktrinën më të butë të paracaktimit të Jakobus Arminiusit, ndërsa një grup tjetër i quajtur "Baptistë të Veçantë" e kremtoi këtë doktrinë me gjithë ashpërsinë e saj kalviniste. Gradualisht, megjithatë, dallimet u barazuan. Në 1640, Richard Blount themeloi një kongregacion të Baptistëve të Veçantë në Londër, dhe kjo prirje fitoi gjithnjë e më shumë terren. Në vitin 1660 filloi një periudhë persekutimi të ashpër nga ana e shtetit dhe kishës. Në vitin 1689 persekutimet përfunduan me Ediktin e Tolerimit, por para kësaj shumë baptistë anglezë kishin emigruar në Amerikë. Atje ata gjetën një vend të shenjtë në koloninë e Rhode Island të themeluar nga puritani Roger Williams dhe plantacionin Providence, ku mbizotëronte liria e plotë fetare. Megjithatë, vetëm me Deklaratën e Lirisë Fetare në 1783, e cila zbatohej për të gjitha shtetet, Baptistët fituan një pozicion të sigurt në SHBA.[5][6]

Pas një periudhe ngadalësimi të përhapjes, baptizmi nën ndikimin e metodizmit fitoi një gjallëri të re në fund të shekullit të 18-të dhe filluan edhe misionet midis "paganëve". Në 1792 u themelua shoqëria misionare Baptiste në Angli nëpërmjet ndikimit të William Carey dhe në 1814 u themelua shoqëria e misioneve të huaja baptiste amerikane, kryesisht përmes Adoniram Judson.[6]

Baptizmi erdhi në Gjermani nëpërmjet Johann Gerhard Oncken, i cili themeloi komunitetin e parë baptist në Hamburg në 1834. Nga atje u përhap në Danimarkë në 1839 nëpërmjet dishepullit të Oncken, Julius Købner.

Besimet baptiste nuk janë plotësisht të ngjajshme nga një kishë në tjetrën, pasi baptistët nuk kanë një autoritet qendror qeverisës. Megjithatë, Baptistët kanë disa besime të përbashkëta midis pothuajse të gjitha kishave baptiste.[7]

Që nga ditët e para të lëvizjes baptiste, besime të ndryshme kanë adoptuar rrëfimet e përbashkëta të besimit si bazë për punën bashkëpunuese midis kishave. Këto përfshijnë besimet në një Zot, lindjen e virgjër, papërsosmërinë, mrekullitë, varrimin dhe ringjalljen trupore të Krishtit, nevojën për shpëtim (edhe pse kuptimi i mjeteve për ta arritur atë mund të ndryshojë ndonjëherë), hiri hyjnor, Kisha, Mbretëria e Perëndisë, gjërat e fundit, ungjillëzimi dhe misionet.[8]

Organizatat misionare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baptizmi është një lëvizje globale. Aleanca Botërore Baptiste ka 36 milionë anëtarë të pagëzuar të shpërndarë në mbarë botën. Ka gjithashtu lëvizje baptiste që nuk janë të lidhur me këtë aleancë, duke përfshirë Konventën Baptiste Jugore me 16 milionë anëtarë. Nëse numëroni fëmijët dhe të rinjtë, numri është ndoshta i dyfishtë, dhe pagëzimi është i krahasueshëm për nga madhësia me Aleancën Botërore të Kishave të Reformuara, e cila mbledh më shumë se 75 milionë të krishterë të reformuar, kishën anglikane me 77 milionë anëtarë, dhe Federatën Botërore Luterane me rreth 70 milionë të krishterë luteranë.[9]

Lëvizja Baptiste ka luftuar dhe po lufton në çështje të ndryshme sociale si liria fetare, drejtësia dhe të drejtat civile. Një shembull është marrësi i Çmimit Nobel për Paqen në 1964, amerikani Martin Luther King, i cili ishte një udhëheqës i të drejtave civile dhe pastor baptist. Çështjet humanitare janë të rëndësishme për lëvizjen, dhe Federata Evropiane e Baptistëve, ndër të tjera, bën një përpjekje të shumta në luftën kundër trafikimit njerzor.[10]

  1. ^ Cross, FL, red. (2005), "Baptists", The Oxford dictionary of the Christian church (në anglisht), New York: Oxford University Press
  2. ^ Gunther Balders, “Der Bund Evangelisch-Freikirchlicher Gemeinden in Deustchland”,
  3. ^ Reller, Handuch Religiose Gemeinschaften, f. 27-45.
  4. ^ Leonard 2003, pp. 24
  5. ^ Briggs, John. "Baptist Origins" (në anglisht). Baptist History and Heritage Society. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2010. Marrë më 10 janar 2010.
  6. ^ a b Thomas S. Kidd and Barry Hankins, Baptists in America: A History (2015)
  7. ^ Brackney, William H. (1999). Historical Dictionary of the Baptists (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 160–161.
  8. ^ William H. Brackney, Historical Dictionary of the Baptists, Scarecrow Press, USA, 2020, p. 160-161
  9. ^ "Groups". www.thearda.com (në anglisht). Marrë më 2022-12-10.
  10. ^ "Hemsida och Intranät för församlingar och kyrkor". www.himlawebb.se (në suedisht). Marrë më 2022-12-10.