Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

Agresioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agresion është veprimi sulmues. Në psikoanalizë mendohet se agresioni vjen nga fuqitë e brendshme. Ndërsa sipas të drejtës ndërkombëtare si agresion merret sulmi i një shteti ndajë një tjetri.

Sa herë që marrim një gazete ose shikojmë një rubrike lajmesh televizive, në bombardohemi nga ngjarje agresiviteti dhe dhune. Lufta ne Lindjen e Mesme, krimet ne Shtetet e Bashkuara, te gjitha këto na kujtojnë se njerëzit mund te jene krijesa tepër agresive. C’është agresiviteti? C’e shkakton atë ? Si zhvillohet ai ? S mund te kontrollohet ai ? a lind agresiviteti me njeriun apo mësohet gjate jetës ? Si mund te paketojmë agresivitetin shkatërrues? Psikologet sociale janë vene ne kërkim te përgjigjeve për këto pyetjet.

Përkufizimi i agresiviteti : Agresiviteti si koncept është i vështire për t’u përkufizuar. Ai përdoret dhe keqpërdoret gjerësisht (Scott 1975). Për njeriun e thjështë, agresive mund të jetë sjellja e një tregtari që mbyll njëanshmërisht një marrëveshje ose sjellje e një vjedhësi banke, në veprim ose akti i luftës se një kombi. Njerëzit vazhdojnë të debatojnë rreth agresiviteti. Psh dikush mund te vrase një insekt, një kafshe ose një person tjetër. Ne mund te t’I bërtasim dikujt ose mund ta mbajnë inatin Brenda. Dy kafshe mund të zihen me kthetra dhe dhembe ose dy njerëzie mund ta mbajmë inatin Brenda. Dy kafsha mund të zihet me kthetra dhe dhembe ose dy ndeshen me arme ose thika. Më qellim që ta kuptojnë agresivitetin në kontekst sjelljes njerëzore, psikologet kufizojnë shpesh fushën e studimeve të tyre. Ne do të përqendrohemi në agresivitetin njerëzor shkatërrues. Psikologu social Robert Baron (1983), e përkufizoje agresivitetin si një sjelleje që synon të dëmtoje nja anëtar tjetër të të njëjtit lloj. Ky përkufizim përjashton agresivitetin midis llojeve (gjuetinë), agresivitetin e rastësishëm dhe agresivitetin njerëzor do të thotë të studiosh atë sjellje që synon dëmtimin e një njeriu tjetër. Sjellja agresive mund të mare forma të shumta. Ajo mund të jetë sjellje fizike, si sulmi me grushta ose me arme, sjellje verbale, e tille si kërcënimet, ajo mund të jetë një veprim u tërthorte, si shkatërrim i pronës së armikut ose dëmtimi i të dashurve të tij.

Agresiviteti është sjellje, por ai shoqërohet me emocion (zemërim) dhe ndikohet nga emocionet. Roger Johnson (1972), vuri ne dukje se agresiviteti është një koncept me shumë përmasa dhe ku ndikojnë shumë faktorë. Psikologet i kane studiuar marrëdhënit midis agresiviteti dhe faktorë të tilla si trashëgimia, seksi, territori, studimi, ekologjia, fiziologjia, zhvillimet, te mësuarit dhe organizmi social

Teoritë për agresivitetin : agresiviteti është studiuar në katër këndvështrime : në këndvështrimin e teorisë së instinkteve, të teorisë frustacion-impuls, të teorisë se të mësuarit social, dhe të këndvështrimin e teorisë cognitive neoasacioniste. Teoria më e vjetër për agresivitetin thotë se njerëzit janë nga natyra agresive. Ndoshta mbështesë me i shquar i teorisë së instinkteve ishte Sigmund Freud (1930) i cili argumentoi se agresiviteti është rezultat i instinktit të vdekjes me të cilin lindin të gjitha qeniet njerëzore. Freud hodh idenë se energjisë shkatërruese zmadhohet dhe duhet të çlirohet perms sjelljes agresive.

Etologu evropian Konrad Lorenz propozoi një teori moderne instinktesh për agresivitetin. Lorenz (1966) argumentoi se njerëzit janë agresive sepse ata kanë evoluar për të mbijetuar. Kafshe të tjera më të fuqishme kanë frenime për të mos demtuar njëra-tjetrën. Lorenz argumentoi se meqe një njeri pa arme është mjaft i pafuqishëm përballe të tjerëve, ai mund të ketë frenimet që kanë shumica e llojeve të tjera për t’u ndeshur. Instinkti i agresiviteti i kombinuar me zhvillimin e armeve e ka bere njeriun kafshën me te rrezikshme te natyrës. Teoria e instinktit ka një vizion mjaft pesimist për agresivitetin njerëzor. Teoria frustracion-impuls i siguron njerëzve pak më tepër shprese. Teoria e frustracion-impuls e agresiviteti u propozua nga psikologet social Dollard, Doob, Miller, Mowrer dhe Sears (1939). Kjo teori thotë se frustracioni çon në zgjimin e një impulse agresiv për të goditur burimin e frustracionit. P. sh nqse ju doni të bëni një mbrëmje, por shoku juaj më i mire nuk dëshiron, frustracioni juaj mund të çoje në agresivitet ndaj shokut. Kjo teori hodhi idenë se të gjithë agresiviteti është rezultat i frustacionit dhe mënyra për ta kontrolluar atë është eliminimi i frustacioneve të mundshme të mjedisit. Psh. në qofte se secili nga ne do të kishte çdo gjë që i nevoitej nuk do të eksitonte më dhe për pasoje nuk do të ekzistonte dhe agresiviteti.

Teoria e të mësuarit social thotë se agresiviteti është një formë e sjelljes së mësuar sociale. Albert Bandura dhe Robert Baron (1977) përfaqësojnë pikëpamjen e sotme se agresiviteti është i mësuar perms vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve të tjera dhe ruhet perms përforcimit pozitiv.