Nothing Special   »   [go: up one dir, main page]

Jump to content

zgjedhur

Nga Wiktionary

ZGJEDHUR mb.

  • 1. Që është marrë ose është veçuar nga një grumbull, nga një grup etj. si më i mirë, si më i përshtatshëm a si më i pëlqyeshëm; që është i një cilësie shumë të mirë. Vepra të zgjedhura. Muzikë e zgjedhur. Copa (mallra, farëra) të zgjedhura. Gjellë e zgjedhur. Fjalë të zgjedhura. Lojtarë të zgjedhur. Shoqëri e zgjedhur. Program me numra të zgjedhur.
  • 2. Që është caktuar me anë të votimit për të kryer një detyrë shtetërore a shoqërore. Organ i zgjedhur. Anëtar i zgjedhur.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Të zgjedhurit e popullit. Kjo është e zgjedhura e tij.